multikulti

Simptomet, tretmanet dhe faktet e Gonorrës, Klamidia dhe Sifilisit

Gonorrhoea, Chlamydia and Syphilis Symptoms, treatment and facts

Shume informata në këtë fletushkë janë informata që mund të aplikohen në përgjithësi dhe nuk janë për ndonjë shtet të posaqëm. Megjithatë pjesët e veçanta si ‘Ku mund të gjeni ndihmë’, ‘Tretmanet’ dhe ‘Analizat’ janë posaqërisht për Britani të Madhe.

Gonorrea

Gonorrea është infeksion bakterial. Përcjellet në mes të marrëdhënieve seksuale dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin.

Shenjat dhe simptomet

Simptomet e infeksionit mund të shfaqen çdo kohë ndërmjet 1 dhe 14 ditë pas infektimit. Është e mundshme që të infektoheni me gonorre dhe mos të përjetoni asnjë simptom. Zakonisht meshkujt mund të i dallojnë simptomet më shpesh se femrat.

Femrat

Simptomet e gonorresë mund të përfshijnë:

  • ndryshim në lengjet vaginale. Lëngjet mund të shtohen me ngjyrë të verdhë apo të gjelbër dhe me erë të sertë.
  • dhimbje dhe djegësim gjatë urinimit
  • iritim dhe/apo shkarkesë nga anusi.

Meshkujt

Simptomet mund të përfshijnë:

  • lëng i bardhë apo i verdhë nga penisi
  • iritim dhe/apo shkarkesë nga anusi
  • inflamim të testiseve dhe prostatës

Si barrtet gonorrea

  • nga seksi dëpërtues (kur penisi hyn në vaginë, gojë, apo anus) dhe më rallë nga:
  • kur personi e përdor gojën dhe gjuhën për të stimuluar anusin e një personi tjetër
  • duke i futur gishtat e infektuar në vaginë, gojë, anus dhe pastaj duke e prekur vetën pa i larë duart.

Ku mund të gjeni ndihmë

  • Në klinikën seksuale lokale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS). Në Britani të Madhe ju mund ti gjeni hollësirat për klinikën tuaj të afërt në librin e adresave (phone book) nën pjesën për mejkësi gjenito urinare (GUM) për sëmundjet ngjitëse seksuale (STD) apo për sëmundje veneriale (VD). Apo ju mund të telefononi spitalin tuaj lokal dhe kërkoni informata për klinikë speciale. Në këtë fletushë nën pjesën ‘ndihmë dhe këshilla’ ku mund të gjeni uebfaqe me informata për klinikat më të afërta.

Ju mund të merrni tretmane, këshilla falas dhe në mirëbesim. Mund të shkoni në çfardo klinike çdokund në shtet. Ju nuk keni nevojë të shkoni në klinikën lokale dhe nuk ka nevojë të referoheni nga mjeku juaj i përgjithshëm. Klinikat seksuale që nuk janë nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) ndonjëherë ndodh që nuk mund të ofrojnë shërbime të plota të cilat janë në dispozicion nga klinikat seksuale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare NHS.

  • nga mjeku juaj i përgjithshëm (GP)
  • Nëse jetoni në Britani të Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk për informata të klinikave.
  • Nëse jetoni në Shtete të Bashkuara të Amerikës vizitoni http:/herpes-coldsores.com/support/std clinic us.htm në këtë uebfaqe ju mund të gjeni hollësira për klinikat në Australi, Zeland të Re, Porto Riko dhe Indi.

Analizat për Gonorre

  • Një egzaminim nga mjeku apo infermjerja bëhet në organet gjenitale.
  • Disa mostra merren duke përdor pambuk në pjesët të cilat mund të jenë të infektuara si qafa e mitrës, uretra, anusi dhe fyti.
  • Femrat egzaminohen brenda në pelvik.
  • Urina duhet të jipet

Asnjëra nga këto analiza nuk shkaktojnë dhimbje mirëpo ndonjherë mund të jenë të pa këndshme.

Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale anale është me rëndsi të i tregoni mjekut kështu që ata ta marrin edhe mostrën nga rektumi. Poahtu i tregoni mjekut nëse keni pasur seks oral.

Ju mund ti bëni analizat menjherë pasi që mendoni keni qenë në kontakt me gonorre.

Diagnoza dhe tretmani

Mostrat e marra gjatë egzaminimit shikohen nën mikroskop për të kontrolluar infektimin e gonorresë. Në disa klinika ju mund ta merrni rezultatin menjëherë. Mostra e dytë dërgohet në laborator për analizë, rezultati i të cilës kthehet pas një jave. Tretmani është i lehtë por i domosdoshëm.Ju ofrohet antibiotik në tableta, antibiotik i lëngshëm apo injeksion. Është me rëndsi ta kompletoni tretmanin.

Nëse jeni alergjik në antibiotik apo nëse ka shansa që jeni shtatëzënë është me rëndsi të i tregoni mjekut.

Nëse ju jeni të infektuar me gonorre mund të kërkohet nga ju që të takoheni me këshillëtar shëndetsor i cili/a do të spjegojë për infektim dhe përgjigjet pytjeve tuaja. Këshillëtarët shëndetsor do të ju pyes edhe për partnerin-ët tuaj kështu që edhe ata të i bëjnë analizat dhe të marrin tretman nëse është e nevojshme.

Ju nuk duhet të i shmangeni marrëdhënieve seksuale penetrative derisa të ktheheni në klinikë dhe mjeku ju tregon se ju jeni shëruar nga infektimi. Mjeku apo këshillëtari shëndetsor do të ju tregojë cilat aktivitete seksuale janë të sigurta gjatë pritjes për rezultat.

Vizita e dytë

Pasi që e kompletoni tretmanin për gonorre ju duhet ta vizitoni klinikën apo mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) përsëri për kontrollim.

Disa lloje të gonorresë janë rezistues në disa antibiotik, posaqërisht nëse jeni infektuar në shtete të tjera. Analiza të mëtutjeshme do të bëhen për tu siguruar që infeksioni është larguar. Nëse infeksioni ende qëndron atëherë do të ju ipen një lloj tjetër antibiotikësh.

Komplikimet

Femrat

Nëse infeksioni nuk trajtohet gonorrea mund të zhvillohet në sëmundje inflamuese të pelvikut. Kjo është inflamim i tubave fallopiane e cila mund të shkaktojë ethe, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe dhimbje të shpindës. Ju mund të keni dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Inflamimi i pelvikut mund të shkaktojë probleme me pjellshmëri apo shtatëzani jashtë mitrës.

Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me gonorre kur fëmija lind ju mund ta barrtni infektimim në foshnje. Poashtu foshnja juaj mund të lind me infeksion të syve. Kjo duhet të trajtohet me antibiotik sepse mund të shkaktojë verbërsi. Nëse jeni të infektuar me gonorre gjatë shtatëzanisë rekomadohet që të trajtoheni para lindjes së foshnjes.

Meshkujt

Gonorrea mund të shkaktojë inflamim të testiseve dhe prostatës e cila shkakton dhimbje. Pa tretman mund të zhvillohet ngushtim i urtetës apo absesi.

Pasi që gonorrea shërohet me sukses nuk lajmërohet përsëri vetëm nëse infektoheni prapë.

Mos harroni pas tretmanit përdorimi i kondomave gjatë seksit e redukon rrezikun apo barrtjen e infektimeve seksuale.

Klamidia

Klamidia është njëra nga infektimet bakteriale të barrtura seksualisht që trajtohet më së shpeshti. Mund të shkaktojë probleme serioze më vonë nëse nuk shërohet. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Urtera, rektumi dhe sytë në të dy gjinitë mund të infektohen. Në disa raste klamidia mund të jetojë në pjesë të tjera të trupit si fyt, mëlqi dhe mushkëri.

Shenjat dhe simptomet

Femrat

Simptomet e infeksionit mund të shfaqen çdokohë. Shpesh kjo ndodh gjatë 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Megjthatë mund të ndodh që simptomet mos të lajmrohen për një kohë të gjatë. Shumica e femrave që janë të infektuara me klamidia nuk kanë asnjë simptom. Por simptomet e mundshme janë:

  • rritja e lëngjeve vaginale – që shkaktohet nga inflamimi i qafës së mitrës
  • dhëmbje gjatë urinimit dhe shpeshtim i urinimit
  • dhëmbje në pjesën e poshtme të barkut
  • dhëmbje gjatë seksit
  • perioda menstruale të parregullta
  • ajësim me dhimbje dhe iritim në sy (nëse sytë infektohen)

Meshkujt

Simptomet e infeksionit mund të shfaqen çdokohë. Shpesh kjo ndodh gjatë 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Megjthatë mund të ndodh që simptomet mos të lajmrohen për një kohë të gjatë. Simptomet lajmrohen më shpesh në meshkuj se në femra. Megjithatë edhe te meshkujt mund që të mos ketë simptome. Simptomet e mundshme janë:

  • shkarkesë që rrjedh nga penisi me ngjyrë të bardhë të vrenjtur dhe i lëngshëm dhe lenë shenja në brekë
  • dhimbje dhe djegësim gjatë urinimit
  • ajësim me dhëmbje dhe iritim në sy (nëse sytë janë të infektuar) Klamidia në rektum rrallë shkakton simptome.

Si barrtet klamidia

Klamidia mund të barrtet duke:

  • marrëdhënie seksuale me dikend që është i infektuar
  • nëna shtatëzanë në foshnje të palindur
  • ndonjherë duke e barrtur infektimin në gishta nga organet gjenitale në sy.

Ku mund të gjeni ndihmë

  • Në klinikën seksuale lokale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS). Në Britani të Madhe ju mund ti gjeni hollësirat për klinikën tuaj të afërt në librin e adresave (phone book) nën pjesën për mejkësi gjenito urinare (GUM) për sëmundjet ngjitëse seksuale (STD) apo për sëmundje veneriale (VD). Apo ju mund të telefononi spitalin tuaj lokal dhe kërkoni informata për klinikë speciale. Në këtë fletushë nën pjesën ‘ndihmë dhe këshilla’ ku mund të gjeni uebfaqe me informata për klinikat më të afërta.

Ju mund të merrni tretmane, këshilla falas dhe në mirëbesim. Ju mund të shkoni në çfardo klinike çdokund në shtet. Ju nuk keni nevojë të shkoni në klinikën lokale dhe nuk ka nevojë të keni referoheni nga mjeku juaj i përgjithshëm. Klinikat seksuale që nuk janë nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) ndonjherë ndodh që nuk mund të ofrojnë shërbime të plota të cialt janë në dispozicion nga klinikat seksuale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare NHS.

  • nga mjeku juaj i përgjithshëm (GP)
  • Nëse jetoni në Britani të Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk për informata të klinikave.
  • Nëse jetoni në Shtete të Bashkuara të Amerikës vizitoni http:/herpes-coldsores.com/support/std clinic us.htm në këtë uebfaqe ju mund të gjeni hollësira për klinikat në Australi, Zeland të Re, Porto Riko dhe Indi.

Analizat për Klamidia

  • Një egzaminim nga mjeku apo infermjerja bëhet në organet gjenitale.
  • Disa mostra merren duke përdor pambuk në pjesët të cilat mund të jenë të infektuara si qafa e mitrës, uretra, anusi dhe fyti.
  • Femrat egzaminohen brenda në pelvik.
  • Meshkujve ju bëhet egzaminim i jashtëm i testiseve për ti kontrolluar a janë të shëndosha
  • Urina duhet të jipet

Asnjëra nga këto analiza nuk shkaktojnë dhimbje mirëpo ndonjherë mund të jenë të pa këndshme.

Rezultati për klamidia mund të tregohet pasë disa ditëve të kontaktit me infektim shpesh para se të keni ndonjë simptom.

Dignoza dhe tretmani

Mostrat e marra gjatë egzaminimit dërgohen në laborator për testim dhe rezultati vjen pasë një jave.

Tretmani për klamidia është i thjeshtë dhe efektive pasi që ju jipet diagnoza. Ju duhet të merrni antibiotik. Është me rëndsi ta kompletoni tretmanin. Nëse për ndonjë arsye i ndërpreni antibiotikët është e nevojshme të ia filloni ta kompletoni një tretman tjetër antibiotikëve.

Nëse jeni alergjik në antibiotik apo nëse ka shansa që jeni shtatëzënë është me rëndsi të i tregoni mjekut.

Nëse ju jeni të infektuar me klamidia mund të kërkohet nga ju që të takoheni me këshillëtar shëndetsor i cili/a do të spjegojë për infektim dhe përgjigjet pytjeve tuaja. Këshillëtarët shëndetsor do të ju pyes edhe për partnerin-ët tuaj kështu që edhe ata të i bëjnë analizat dhe të marrin tretman nëse është e nevojshme.

Ju nuk duhet të i shmangeni marrëdhënieve seksuale penetrative përderisa të ktheheni në klinikë dhe mjeku ju tregon që ju jeni shëruar nga infektimi. Mjeku apo këshillëtari shëndetsor do të ju tregojë cilat aktivitete seksuale janë të sigurta gjatë pritjes për rezultat.

Vizita e dytë

Është me rëndësi ta vizitoni klinikën prapë pasi që e keni kompletuar tretmanin për tu siguruar që jeni mirë dhe nuk keni infeksione të tjera.

Komplikimet

Femrat
  • Nëse infeksioni nuk trajtohet klamidia mund të zhvillohet në sëmundje inflamuese të pelvikut. Kjo është inflamim i tubave fallopiane e cila mund të shkaktojë ethe, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe dhimbje të shpindës. Ju mund të keni dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Shumica e problemeve me pjellshmëri ndodhin për shkak të infektimit me klamidia.
  • Inflamimi i pelvikut mund të shkaktojë probleme me pjellshmëri apo shtatëzani jashtë mitrës apo lindje para kohës. Klamidia mund të barrtet te foshnja dhe foshnja juaj mund të lind me infeksion të syve dhe mushkërive. Klamidia mund të trajtohet pa ndonjë rrezik gjatë shtatëzanisë.
  • Klamidia mund të kalojë në dhimbje kronike në pelvik.

Meshkujt

  • sindromi reiters është rezultat i infektimit klamidia. Shkakton inflamimin e syve dhe nyjeve dhe ndonjherë shkakton skuqje në thembra të këmbëve dhe organe gjenitale.
  • Inflamimi i apendicitit mund të shkaktohet nga klamidia.

Mos harroni pas tretmanit përdorimi i kondomave gjatë seksit e redukon rrezikun apo barrtjen e infektimeve seksuale.

Sifilisi

Sifilisi nuk është infektim i zakonshëm në Britani të Madhe por është më shumë i zakonshëm në shtete të tjera. Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatëzanë.

Shenjat dhe simptomet

Simptomet e sifilisit janë të njejta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parë dhe e dytë janë më infektuese.

Faza e parë

Një apo më shumë pezmatime lajmrohen në vendin ku bakteria e sifilisit ka hyrë në trup. Mesatarisht kjo ndodh pasë 21 ditëve. Është e mundshme që ju mos të i dalloni ato.

Pezmatimi mund të ndodh çdokund në trup por kryesisht në:

  • në vulvë (buzët e vaginës), klitoris dhe përreth hapjes së uretrës (kanali urinor)
  • në qafë të mitrës në femra dhe penis dhe lushkë në meshkuj
  • përreth anusit dhe gojës (në meshkuj dhe femra) pezmatimi është shumë infektiv dhe mund të kalojë 2 deri 6 javë për tu shëruar.

Faza e dytë

Nëse infektimi nuk trajtohet faza e dytë ndodh 3 deri 6 javë pasë lajmërimit të pezmatimit. Simptomet përfshijnë:

  • skuqje pa kruarje që e mbulon plotësisht trupin apo në pjesë pjesë
  • duken si rritje në lytha të rrafshta në vulvë të femrave dhe përreth anusit në të dy gjinitë
  • me simptome si të gripit, lodhje, humbje e oreksit të shoqëruara me gjendra të ajura (kjo mund të zgjat me javë apo muaj)
  • arna të bardha në gjuhë apo pjesën e lartë të gojës
  • humbje të flokëve vende-vende Kur këto simptome lajmërohen, sifilisi është shumë infektiv dhe mund të barrtet seksualisht te partneri.

Tretmani në çdo kohë gjatë këtyre dy periudhave të sifilisit mund ta shërojë infektimin.

Faza jo aktive

Faza jo aktive flet për prezencën e sililisit të patrajtuar. Mund të ndodh që ju mos të keni simptome apo shenja të infektimit e cila tregohet nga analiza pozitive e gjakut. Nëse nuk trajtohet mund të zhvillohet në sifilis simptomatik të vonshëm. Kjo zakonisht zhvillohet pasë 10 viteve apo më gjatë. Kjo mund të ndikojë në zemër dhe mundësisht sistemin nervor.

Nëse tretmani për sifilis jipet gjatë fazës jo aktive infektimi mund të shërohet. Megjithatë, nëse dëmi ka ndodh në zemër dhe sistem nervor para tretmanit kjo nuk mund të jetë e pakthyeshme.

Si barrtet sifilisi

Sifilisi mund të barrtet nga:

  • gjatë marrëdhënieve seksuale me dikend që është i infektuar
  • nëna shtatëzanë në foshnjen e palindur

Ku mund të gjeni ndihmë

  • Në klinikën seksuale lokale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS). Në Britani të Madhe ju mund ti gjeni hollësirat për klinikën tuaj të afërt në librin e adresave (phone book) nën pjesën për mejkësi gjenito urinare (GUM) për sëmundjet ngjitëse seksuale (STD) apo për sëmundje veneriale (VD). Apo ju mund të telefononi spitalin tuaj lokal dhe kërkoni informata për klinikë speciale. Në këtë fletushë nën pjesën ‘ndihmë dhe këshilla’ ku mund të gjeni uebfaqe me informata për klinikat më të afërta.

Ju mund të merrni tretmane, këshilla falas dhe në mirëbesim. Ju mund të shkoni në çfardo klinike çdokund në shtet. Ju nuk keni nevojë të shkoni në klinikën lokale dhe nuk ka nevojë të keni referoheni nga mjeku juaj i përgjithshëm. Klinikat seksuale që nuk janë nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare (NHS) ndonjherë ndodh që nuk mund të ofrojnë shërbime të plota të cialt janë në dispozicion nga klinikat seksuale nga Shërbimet Shëndetsore Kombëtare NHS.

  • nga mjeku juaj i përgjithshëm (GP)
  • Nëse jetoni në Britani të Madhe vizitoni uebfaqen www.playingsafely.co.uk për informata të klinikave.

Nëse jetoni në Shtete të Bashkuara të Amerikës vizitoni uebfaqen www.unspeakable.com/locator/index.jsp.

Analizat për Sifilis

Në klinikë zakonisht analizat në vijim bëhen:

  • Merret gjaku
  • Nëse keni pezmatim një epruvetë me lëng nga pezmatimi merret dhe shikohet nën mikroskop
  • Organet gjenitale dhe trupi në tërësi egzaminihet nga mjeku
  • Disa mostra merren duke përdor pambuk nga çdo pezmatim
  • Femrat egzaminohen brenda në organe gjenitale
  • Urina duhet të jipet

Asnjëra nga këto analiza nuk shkaktojnë dhimbje mirëpo ndonjherë mund të jenë të pa këndshme.

Ju mund ti bëni analizat menjëherë pasi që mendoni që keni ra në kontakt me sifilis.

Dignoza dhe tretmani

Mostrat e marra gjatë egzaminimit dërgohen në laborator për testim dhe rezultati vjen pasë një jave.

Nëse ju jeni të infektuar me sifilis mund të kërkohet nga ju që të takoheni me këshillëtar shëndetsor i cili/a do të spjegojë për infektim dhe përgjigjet pytjeve tuaja. Këshillëtarët shëndetsor do të ju pyes edhe për partnerin-ët tuaj kështu që edhe ata të i bëjnë analizat dhe të marrin tretman nëse është e nevojshme.

Nëse dyshohet që jeni të infektuar në fazat e para të sifilisit ju duhet ti shmangeni seksit oral, vagjinal dhe anal. Ju poashtu nuk duhet të keni asnjë lloj seksi që bjen në kontakt me ju dhe partnerin tuaj dhe pezmatimet apo skuqjet përderisa e kompletoni tretmanin. Tretmani për sifilis zakonisht zgjat 2 javë me injeksione penicilini apo në disa raste tableta apo kapsulla antibiotiki.

Nëse jeni alergjik në antibiotik apo nëse ka shansa që jeni shtatëzënë është me rëndsi të i tregoni mjekut. Është me rëndsi ta kompletoni tretmanin. Nëse për ndonjë arsye i ndërpreni antibiotikët është e nevojshme të ia filloni ta kompletoni një tretman tjetër antibiotikëve. Pasi që e kompletoni tretmanin ju duhet të vazhdoni ta vizitoni klinikën rregullisht për analiza të gjakut.

Shtatëzania dhe sifilisi

Në Britani të Madhe çdo nëne shtatëzanë i ofrohet analiza e sifilisit kur ato vizitojnë klinikën antenatale. Nëse ato janë të infektuara tretmani ju ofrohet dhe nuk ka ndonjë rrezik për foshnjen e palindur. Nëse nëna nuk e merr tretmanin ajo mund ta barrt infeksionin. Në disa raste mund të shkaktojë abortim spontan apo fëmija mund të lind i/e vdekur.

Atëherë kur sifilisi trajtohet me sukses nuk kthehet përveq nëse infektoheni prapë nga dikush. Megjithatë analiza e gjakut do të tregojë pozitiv (p.sh. nëse ju nevojitet për arsye imigracioni). E merrni çertifikatën e tretmanit në klikë që spjegon për tretmanin tuaj.

Mos harroni pas tretmanit përdorimi i kondomave gjatë seksit e redukon rrezikun e infektimit apo barrtjen e sëmundjeve të barrtura seksualisht.

This document was provided by AVERT, last updated July 26, 2005. www.avert.org.uk

Document Links

www.avert.org.uk
Gonorrhoea, Chlamydia and Syphilis
http://www.avert.org.uk
www.multikulti.org.uk