multikulti

Kushtet dhe konditat e punësimit

Terms and conditions of employment

Ligji i punësimit

Ligji i punësimit përbëhet nga këto:

  • të drejtat ligjore (ajo ligjore minimale), dhe
  • të drejtat me kontratë (kushtet dhe konditat e posaqme të pranuara në mes të punëdhënësit dhe punëtorëve të tyre)

Shumica e të drejtave për punësim të përmendura këtu aplikohen vetëm te të punësuarit, përveq nëse e përcaktojmë që të drejtat i mbulojnë edhe punëtorët tjerë.

I punësuar, punëtor apo i vetë punësuar

I punësuar mund të jetë

Nëse keni punuar vazhdimisht për të njejtin person/organizatë për një kohë dhe mendoni të vazhdoni të punoni aty; organizata e vendos orarin e punës, çka punoni, si dhe kur i bëni, dhe të gjitha pajisjet për punë; organizata poashtu i zbret tatimet dhe sigurimin kombëtar nga pagesa juaj.

Ju me siguri jeni punëtor

Nëse mund të zgjedhni se a të pranoni ndonjë projekt apo jo, dhe ju mund ta caktoni orarin e punës vetë, por punëdhënësi juaj apo agjensioni i zbret tatimet dhe sigurimin kombëtar nga pagesa juaj.

Ju jeni të vetë punësuar

Nëse punoni për vetëveten (edhe nëse ju japni shërbime kontraktuese të tjerëve); dhe i paguani kontributet e sigurimit kombëtar të klasës së 2 vetëvetiu, dhe jeni përgjegjës që t’i paguani taksat tuaja.

Punëtorët me orar jo të plotë

Punëtorët me orar jo të plotë i kanë të drejtat e njejta në proporcion si pagesën, pushimin vjetor, mundësitë për trajnim, pension, pushimet të tjera si punëtorët me orar të plotë, përveq nëse punëdhënësi ka arsye biznesi për t’i trajtuar punëtorët me orar jo të plotë ndryshe.

Këto të drejta për punëtorët me orar jo të plotë aplikohen jo vetëm për punëtorët por edhe për të tjerët si të vetë punësuarit dhe punëtorët nga agjensionet.

Kontratat e punësimit

Të gjithë të punësuarit kanë kontrata -shikojeni tuajen që të siguroheni se a ju jap të drejtën minimale ligjore dhe të shikoni se ku organizata është më dorë lirë. Poashtu shikoni nevojat për shëndet dhe siguri në vendin e punës.

Kontrata juaj mund të jetë me shkrim apo marrëveshje me gojë në mes jush dhe punëdhënësit tuaj. Kontrata përmban kushtet ligjore, të implikuara dhe ato të shprehura.

Kushtet e shprehura

Kushtet e shprehura janë hollësirat e pajtuara në mes jush dhe punëdhënësit, për shembull pagesën dhe orarin e punës, detyrat tuaja, pushimet dhe periudhën provuese. Gjërat të tjera si punën jashtë orarit, kontributet e pensionit, mungesa në punë dhe procedurat diciplinore mund të pajtohen apo mund të jenë të shkruara në librin e punëtorëve.

Kushtet e implikuara

Këto janë kushte të cilat ndoshta nuk kanë nevojë të pajtoheni, për shembull:

  • duhet të ketë besim dhe vetëbesim në të dy anët;
  • punëdhënësi juaj duhet të ketë për ju ambient të sigurt për ta kryer punën; dhe
  • ju do t’i kryeni urdhërat ligjore të arsyeshme të bëra nga punëdhënësi juaj.

Kushtet ligjore

Të drejtat minimale të punësimit janë të parashtruara me ligj, të përmendura në këtë fletushkë, dhe përfshijnë:

  • periudhën minimale për njoftim
  • pagesë nëse shpalleni punëtorë i tepërt
  • mos të përjashtoheni nga puna me pa të drejtë
  • mos të diskriminoheni në baza të racës, gjinisë apo nëse keni aftësi të kufizuara; dhe
  • të mos ju jipen kushte dhe kondita më pak të favorshme se atyre të gjinisë së kundërt që e bëjnë të njejtën punë.

Ligji nuk i përfshin anëtarët e forcave ushtarake, tregtarët që punojnë në det, dhe kjo fletushkë nuk i përfshin këto kategori të punëtorëve.

Mosmarrëveshjet për të drejtat tuaja me kontratë

Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje me punëdhënësin tuaj për çfardo aspekti të të drejtave tuaja të punësimit, për informata dhe se çfarë mund të bëni shikojeni fletushkën ’Konfliketet në punë’. Para se të veproni kërkoni këshilla specialiste.

Rregullat e punës

Të shkruara posaqërisht për detyrat tuaja

Punëtorët kanë të drejtë për deklaratë me shkrim për kushtet dhe konditat kryesore, brenda dy muajve që ia filloni punën, duke përfshirë:

  • emrin tuaj dhe të punëdhënësit tuaj;
  • datën kur ia filloni punën;
  • titullin e punës tuaj, përshkrim të shkurtër të detyrave tuaja, orarin e punës, shuma dhe çfarë date do të paguheni;
  • vendin ku do të punoni, duke përfshirë nëse ju nevojitet ndonjë pajisje për të ju ndihmuar fizikisht, dhe adresën e punëdhënësit tuaj;
  • të drejtat për pushim vjetor, pushimet publike dhe pagesat e pushimit, rregullat për sëmundje dhe lëndime, duke përfshirë pagesat për sëmundje;
  • periudhën për sa kohë duhet ta lajmroni punëdhënësin apo ata juve nëse vendosni ta lëshoni punën;
  • hollësirat për rregullat disciplinore dhe ankesa dhe si mund të aplikohen nëse jeni të pakënaqur me vendimet disciplinore dhe nëse keni ndonjë ankesë.

Juve poashtu duhet të ju japin informata për:

  • skemat e pensionit (nëse në organizatën tuaj ku punoni janë të punësuar më shumë se 20 njerëz, punëdhënësi juaj duhet të ju ofrojë të merrni pjesë në skemë për pension);
  • periudhën e kontratës tuaj dhe a është e përkohshme apo me kushte të caktuara, dhe
  • hollësirat e marrëveshjeve kolektive.

Ndryshimet e kushteve dhe konditave tuaja

Deklaratë me shkrim duhet të ju jipet brenda një muaji nga ndryshimet. Disa kontrata e bëjnë të mundshme përpara që ato të ndryshohen.

Nëse ju nuk pajtoheni me ndryshimet, ankohuni sa më shpejt që mundeni, përndryshe ato merren si të pranuara.

Periudha për ta përfunduar punësimin

Juve duhet të ju jipet minimum një javë vërejtje nëse keni punuar në atë vend pune për një muaj apo më shumë, dhe pas 2 vjetëve, një javë për çdo vit të plotë në punësim të vazhdueshëm deri në 12 javë.

Kontrata juaj mund të përfundojë pa kurfarë vërejtje nga të dy palët, për shembull nëse punëdhënësi juaj nuk ju paguan rrogën, apo nëse ju bëni ndonjë sjellje të keqe të rëndë.

Kontrata juaj zakonisht përshkruan periudhën lajmëruese dhe nëse keni mundësi të paguheni në vend periudhës lajmëruese.

Orari punës dhe pushimi vjetor

Rregullat alplikohen për të gjithë punëtorët përveq ata që janë të vetë punësuar apo punëtorët e transportit , peshkatarët në det dhe punët tjera në det, mjekët gjatë trajnimit dhe forcat ushtarake, policia dhe shërbimet në urgjencë. Rregulla të posaqme aplikohen për punëtorët e moshës së re, ato nuk janë të përshkruara këtu.

Kufizimet gjatë orarit të punës

Punëdhënësi juaj nuk mund të ju shtyej të punoni më shumë se 48 orë në çdo javë. Nëse ju jeni të kënaqur të punoni më shumë, ju mund të nënshkruani marrëveshjen ‘për ndërprerje’ me të cilën mund ta anuloni punën mbi 48 orë më vonë, duke lajmëruar punëdhënësin 7 ditë përpara apo më gjatë nëse është pajtuar.

Ju mund të kërkoni të keni periudhë pushimi gjatë ditës apo javës përveq nëse puna juaj kërkon vazhdimësi të shërbimit për shembull puna në spital, burg, medija apo turizm.

Punëtorët që punojnë gjatë natës mund të punojnë mesatarisht 8 orë brenda 24 orëve. Punëdhënësi juaj duhet të ju ofrojë kontroll shëndeti falas para se të I’a filloni të punoni gjatë natës, dhe të vazhdoni të punoni në intervale të rregullta.

Të drejtat për pushim vjetor

Pushimi vjetor është minimum 20 ditë në vjet me pagesë të plotë në çdo vend pune. Kjo mund t’i përfshijë pushimet publike. Nëse jeni punëtorë me orar jo të plotë, apo në vitin e parë të punësimit, ditët llogariten përpjestimisht. Pushimin që nuk e shfrytëzoni brenda vitit mund ta kaloni në vit tjetër nëse ajo lejohet në kontratën tuaj.

Datat e pushimit mund të caktohen nga punëdhënësi juaj apo duhen të pajtohen duke lajmruar me kohë. Punëdhënësi juaj nuk mund të ju ofrojë pagesë në vend të pushimit vjetor përveq nëse ju keni pushim vjetor të pa shfrytëzuar nëse punësimi juaj përfundon, atëherë keni të drejtë të paguani për këtë.

www.multikulti.org.uk