Pagesa dhe rrogat
Pay and wages
Rroga kombëtare minimale
Shumica e punëtorve duhet të paguhen së paku rrogë kombëtare minimale. Prej 1 tetorit të vitit 2003, rroga kombëtare minimale për punëtorët e moshës 22 vjeqare apo më shumë është 4.50 funta. Për 18 deri në 21 vjeqarët dhe disa punëtorë më të vjetër të cilët janë duke vazhduar trajnim, në 6 muajt e parë rroga minimale ligjore është 3.80 funta.
Redukimet nga pagesa
Punëdhënësi juaj mund të bëjë redukime nga rroga juaj kur:
- ata janë të autorizuar nga statuti, për shembull për tatim të të ardhurave dhe redukimeve për sigurim kombëtar, apo janë të autorizaur nga kontrata juaj (ju duhet ta keni një kopje të kontratës para se të bëhen redukimet);
- ju jeni pajtuar me shkrim për redukime; apo
- ju jeni paguar më tepër.
Kjo i përfshin të gjithë punëtorët. Rrogat përfshijnë bonuset, komisionet, pagesat e pushimit vjetor, pagesat për sëmundje dhe pagesat shtetërore për amësi, dhe pagesat nëse ju jeni shpallur punëtor i tepërt. Kontributet për pagesë të pensionit mund të redukohen vetëm nëse ju jeni të pajtimit me këtë.
Redukimet për tatim dhe sigurim kombëtar
Shifrat e tatimit dhe sigurimit kombëtar ndryshojnë në fillim të çdo viti tatimor, kjo është me 5 prill. Këto shifra janë për vitin tatimor 2003 - 04.
Tatimi i të ardhurave
ju jap fond personal të 4.615 funta para se të ia filloni të paguani tatim. Fondi personal është më i lartë nëse jeni të moshës 65 vjeqare apo përmbi këtë moshë.
Të ardhurat më shumë apo përmbi 4,615, që janë të ardhura me tatim, merren 10 përqind nga 1,960 funta për fillim të tatimit. Përmbi atë 22 përqind për 30,500 funta, dhe më shumë se këtë shumë 40 përqind.
Kontributet për sigurim kombëtar
paguhen në katër kategori të ndryshme, varësisht se a jeni të punësuar, punoni për vetëveten, apo ju jeni duke paguar kontribute vullnetare.
Nëse jeni të punësuar, ju do të paguani klasën e parë të kontributeve me 11 përqind të të ardhurave tuaja (9.4 përqind nëse ju keni kontratë për skemë të pensionit) prej 89.01 deri në 595 funta në javë, dhe 1 përqind nëse ju fitoni më shumë se 595 funta.
Nëse ju punoni për vetëveten dhe fitoni më pak se 4,095 funta në vjet, ju duhet të paguani kontribute të klasës së dytë, me 2 funta në javë.
Nëse fitimet tuaja janë prej 4,615 deri në 30,940 funta në vjet, ju duhet të paguani kontribute të klasës së katërt, me 8 përqind, dhe 1 përqind nga të ardhurat tuaja për fitimet më shumë se këtë. (Nëse nuk jeni të punësuar por dëshironi të vazhdoni të paguani kontributet, ju duhet të paguani kontribute të klasës së tretë, me 6.95 në javë.
Deklarata me hollësirat e pagesave
Juve duhet të ju jipet deklarata e pagesave para apo në ditën e pagesës, që tregon:
- pagesën tuaj të gjithsejt (para redukimeve) dhe të drejtave tuaja për kredit nga tatimi;
- të gjitha redukimet; dhe
- pagesën tuaj me redukime (të hollat që ju i merni).
Pagesat me të holla të gatshme janë ilegale. Ju mund t’i humbni të drejtat për ndihma dhe të drejtat për punësim nëse pranoni të paguheni në këtë mënyrë.
Kontaktoni zyren e tatimeve që të siguroheni a bëhen për juve pagesat e tatimit dhe sigurimit kombëtar. Nëse këtë pagesa nuk janë bërë, ju mund ta bëni kërkesën që kontributet e sigurimit kombëtar kreditohen.
Pagesa për të sëmuarit
Pagesa ligjore në rast të sëmundjes (Statutory Sick Pay) është niveli minimum për pagesë në rast të sëmundjes që punësuesi juaj duhet të ju paguaj nëse jeni sëmurë. Kjo paguhet maksimum për 28 javë.
Nevojat kryesore për të bërë kërkesën për pagesë ligjore në rast të sëmundjes janë, që ju:
- duhet të jeni në mes moshës 16 dhe 65 vjeqare;
- të ardhurat tuaja mesatare janë të barabarta apo më shumë se kufizimi më i ulët për të ardhura (Lower Earnings Limit) për nevojat e sigurimit kombëtar që momentalisht është 77 funta;
- keni qenë të sëmuar vazhdimisht për katër ditë apo më shumë (pagesa ligjore në rast të sëmundjeve nuk paguhet për tri ditë e para);
- ju duhet të mundoheni ta lajmroni punësuesin në ditën e parë të sëmundjes - data që ju e lajmroni punësuesin do të jetë dita e parë vazhduese prej katër ditëve;
- juve ju duhet vërtetim mjekësor nëse jeni të sëmurë për shtatë ditë apo më shumë.
Punëdhënësi juaj mund të ju ofrojë pagesë në rast të sëmundjes me kontratë që mund të paguhet më shumë apo më shumë ditë se ajo ligjore. Sigurohuni që të ju përmbaheni procedurave që kanë të bëjnë me njoftimin e punëdhënësit në rast të sëmundjes -shikojeni kontratën tuaj apo në librin e rregullave dhe të drejtave për punëtorë.
Pagesa për periudhën e njoftimit të përfundimit të punës
Ju keni të drejtë të paguheni për periudhën nga njoftimi për përfundimin e punës përveq nëse kontrata lejon posaqërisht për pagesë në vend të njoftimit apo nëse ju përjashtojnë nga puna me efekt të menjëhershëm.
Pagesa në rast të shpalljes si punëtorë të tepërt
Kjo mund të ndodh nëse:
- Punëdhënësi juaj e mbyll organizatën apo kur puna juaj mbyllet; apo
- kur numri i punëtorve zvoglohet.
Nëse ju shpalleni si punëtorë i tepërt dhe punësuesi juaj nuk mund të ju ofrojë një punë tjetër të përshtatshme dhe keni punuar për ata për dy vjet ju keni të drejtë:
- për njoftim të mjaftueshëm;
- pagesë ligjore me shumë të plotë; dhe
- kohë të lirë të arsyeshme që të kërkoni punë tjetër apo të shkoni në trajnim.
Nëse ju refuzoni punësim zëvendësues të përshtatshëm, ju mund ta humbni të drejtën për pagesë të punëtorve të tepërt.
Shuma e pagesës varet se sa kohë keni punuar vazhdimisht te punëdhënësi juaj, mosha juaj dhe rroga juaj javore.
Punëdhënësi juaj mund të ju ofrojë pagesë nga skema për punëtorë të tepërt nga kontratë që mund të jetë më shumë në favor se ajo ligjore minimale.
Nëse punëdhënësi juaj refuzon të ju paguaj pagesën për punëtorë të tepërt apo keni mosmarrëveshje për shumën, ju mund ta bëni kërkesë nga tribunali për punësim brenda 6 muajve që nga përfundimi i punësimit tuaj.
Shëndeti dhe sigurimi në punë
Punëdhënësi juaj e ka për detyrë me ligj sa më shumë që është praktike që ta bëjë vendin e punës sa më të sigurt për çdo kënd që punon apo viziton vendin.
Vendi punës duhet të ketë dokument sigurimi dhe shëndeti, duke treguar se kush është përgjegjës për probleme të ndryshme. Punëdhënësi juaj duhet të bëjë shqyrtim të rrezikut për të identifikuar se çka duhet të bëhet për t’ju përmbajtur ligjit.
Reprezentuesit për sigurim në kosultim me punëdhënësin tuaj duhet të bëjnë kontrollime të rregullta dhe rekomandime, atyre duhet të ju jipet kohë e lirë me pagesë për t’i arritur këto. Punëtorët nuk mund të përjashtohen përshkak se kanë qenë duke i kryer detyrat për shëndet dhe sigurim.
Punëdhënësi juaj duhet të ju përmbahet rregullave specifike, për shembull të:
- zhurmës në punë;
- bartjeve fizike;
- rreziqeve të posaqme në disa industri apo aktivitete;
- përdorimit të ekranit të kompjuterit.
Punëdhënësit duhen të bëjnë vlerësim të rrezikut special nëse aty punojnë femra të moshës kur mund të bëjnë fëmijë, kjo përfshin edhe punëtorët nga agjencionet dhe ato që punojnë për vetëveten.
Si punëtorë ju keni përgjegjësi gjenerale të kujdeseni për sigurimin tuaj dhe të tjerëve dhe të bashkëpunoni me masat që punësuesi juaj i ka marrë.
Zbatimi i të drejtave për shëndet dhe sigurim në punë
Nëse ju keni ndonjë mosmarrëveshje me punëdhënësin tuaj përreth shëndetit dhe sigurimit në punë, kërkoni këshilla nga reprezentuesi për siguri në punë apo reprezentuesi i sindikatës së punëtorve apo ju mund ta kontaktoni:
- zbatuesin lokal për shëndet dhe sigurim (shënimet e tyre i gjeni në librin e numrave të telefonit)
- autoritet lokale (e kërkoni inspektorin për sigurim dhe shëndet apo inspektorin e higjienës, varësisht se çfarë lloj pune e kryeni).
E njoftoni punëdhënësin tuaj para se t’i kontaktoni agjensionet e jashtme për shkak që nuk keni zgjidhje tjetër.
Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem me shfrytëzimin e të drejtave që ju takojnë, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjidhur problemin është duke biseduar me punëdhënësin tuaj, dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të konsideroni të merrni masa formale.