Skip Navigation | Accessibility

information, advice, guidance and learning materials in community languages

Pagesa
Pay

Kjo fletushkë ju tregon për të drejtat e pagesave të punësuarve ose punëtorve në punën e tyre, çfarë shume duhen të paguhen dhe si të zbatohen këto të drejta.

Kush ka të drejtë për pagesë?

Çdokush që punon nën kontratë të punësimit ka të drejtë për pagesë. Nëse jeni duke punuar nën kontratë ku nuk paguheni kjo do të thotë që ju jeni duke bërë punë vullnetare dhe ndoshta nuk i keni të drejtat e njejta si i punësuar ose punëtor. Individualët të cilët punojnë për vetëveten zakonisht marrin pagesën dhe zakonisht i punësuari është ai/ajo që paguhet.

Sa duhet të paguhem?

Nën Aktin 1998 për Pagat Minimale Kombëtare (Minimum Wages Act 1998) kërkohet që të gjithë të punësuarit dhe punëtorët duhet të marrin ratë themelore në orë. Paga minimale shqyrtohet çdo vjet dhe zakonisht rritet në Tetor.

Megjithatë, punëdhënsi ka të drejtë të paguaj rroga më të mëdha ose çdo shumë të rrogës ose rrogë me marrëveshje në mes dy palëve në kontratë. Punëdhënsi nuk mund të ju paguaj më pak se rrogën minimale shtetërore.

Si ta llogaris pagesën time?

Nëse ju nevojitet ta llogaritni ratën me orë nën rrogën minimale shtetërore, ju duhet të zbritni të gjitha të hollat në lidhje me punën jashtë orarit ose komision. Rata e pagesës me orë do të përfshijë pagesën themelore para taksave dhe sigurimi shtetëror zbritet. Pastaj ju duhet të llogaritni periudhën e pagesës e cila mund të jetë javore ose mujore.Nëse ju paguheni më pak se rroga minimale shtetërore, punëdhënsi juaj ju ka borxh ndryshimin në mes asaj dhe se çka jeni duke marrur nën kontratën tuaj të punësimit. Punëdhënsi duhet poashtu të tregoj regjistrimet tuaja ta vërtetoj pagesën e ratës tuaj me orë.

Fletëpagesa

Të gjithë të punësuarit kanë të drejtë për ‘fletëpagesë me hollësira të pagesës’. Kjo është fletëpagesë e cila tregon se sa paguheni pas zbritjeve (taksave dhe sigurimit shtetëror). Nëse punëdhënsi juaj juaj nuk ju jap këto informata atëherë ju mund të bëni kërkesë në sindikatë dhe ta pyetni sindikatin të deklarojnë se çfarë informata duhen të përfshihen në fletëpagesën tuaj. Nëse zbritjet janë bërë pa ju njoftuar juve (p.sh. taksat) pastaj si mënyrë e kompensimit, sindikati mund të ju jap urdhër punëdhësve tuaj të ju paguajnë shumën ekuivalente.

A ka leje punëdhënsi im të bëjë zbritje në pagesën

time?

Nëse ndonjë punëdhënës mungon pagesën prej të punësuarit pa lejen e tyre, kjo është e njohur si ‘zbritje paligjore nga rroga’. Kjo poashtu do të jetë thyerje e kontratës (shikojeni fletushkën me informata për Kontrata). Ka disa rrethana kur punëdhënsi ka leje të bëjë zbritje në pagesën tuaj. Kjo do të jetë kur i punësuari ka pranuar përpara me shkrim, për shembull të jap leje punëdhënsit kur ata sinqerisht kanë gabuar duke e paguar rrogën e të punësuarit më shumë. Ju duhet megjithatë të shikoni me kujdes të gjitha marrëveshjet në kontratë të shikoni nëse është njëra prej marrëveshjeve për zbritje.

Çka duhet të marrë nëse e lëshojë punën?

Në fund të punësimit, të gjithë të punësuarit kanë të drejtë të paguhen për të gjitha ditët e punuara. Si shtesë ata kanë të drejtë të paguhen për kohën e periudhës së njoftimit për përfundimin e punësimit. (Shikojeni fletushkën A keni humbur punën tuaj, për më shumë informata). Edhe një shtesë, nëse ju nuk keni përdorur pushimin në periudhën e pushimit (e cila llogaritet nga data kur ia keni filluar punën ose prej ndonjë date tjetër të shpjeguar nga punëdhënsi juaj) pastaj ju mund të paguheni pushim si zëvendësim.

Për informata të mëtutjeshme për rrogat minimale shtetërore shikoni www.tiger.gov.uk dhe www.acas.gov.uk. Për informata të mëtutjeshme për ti përforcuar të drejtat tuaja shikoni www.employmenttribunals.gov.uk

This document was provided by Islington Law Centre www.islingtonlaw.org.uk

Islingtonlawcentrebanner1