Pagesat dhe ndihmat për shtatzëni
Maternity pay and Maternity benefits
Të hollat gjatë pushimit të lindjes
Gjatë pushimit të lindjes ju mund të paguheni pagesë shtetërore për lindje (Statutory Maternity Pay) dhe/apo pagesë për lindje nga kontrata juaj e punësimit (Contractual Maternity Pay).
Nëse ju nuk keni të drejtë për pagesë për lindje nga shteti edhe pse keni punuar, ju ndoshta keni të drejtë për fond të lindjes apo ndihma për shkak të pa-aftësisë për punë nga qendra për papunësim (Jobcentre Plus).
Këto të dhëna janë korekte për vitin 2003-2004.
Pagesa shtetërore për lindje (Statutory Maternity Pay)
Është pagesa minimale për lindje që punëdhënësi juaj duhet të ju paguaj nëse ju i plotësoni kushtet. Punësuesit tuaj do t’i kthehen 92 përqind të këtyre të hollave nga departamenti për taksa (Inland Revenue).
Ju nuk keni nevojë t’i ktheni pagesat nëse vendosni ta vazhdoni të punoni në fund të pushimit
Sa paguhet pagesa shtetërore
Kjo mund të paguhet maksimum deri në 26 javë. Kjo quhet pagesë për periudhën amësore (Maternity Pay Period). Paguhet në dy mënyra:
- 6 javët e para 90 përqindd të të ardhurave tuaja mesatare, pa kufi maksimale; dhe
- 20 javët e tjera me pagesë standarde me 102.80 funta në javë apo 90 përqind të të të ardhurave tuaja, nëse ato janë më pak se 102.80 funta.
Si kualifikoheni për pagesë shtetërore të amësisë
Ju kualifikoheni për këtë:
- nëse keni qenë të punësuar vazhdimisht me të njejtin punëdhënës për 26 javë
- pagesa juaj mesatare në javë është e njejtë apo më shumë se kufiri i të ardhurave të ulta (Lower Earnings Limit) që propozohet nga sigurimi kombëtar (që është momentalisht 77 funta), në 8 javë deri në ditën e fundit të javës kualifikuese. Llogaritja e këtyre mund të ndryshojë, varësisht sesi jeni paguar në muaj apo javë.
Kufizimi i të ardhurave të ulta është pika kur ju konsiderojnë sikurse të kishit paguar kontribute për sigurim kombëtar. Por në të vërtetë ju nuk keni paguar kontribute përderisa të ardhurat tuaja e kanë arrit cakun fillestar.
Nëse jeni të sëmuar gjatë periudhës përkatëse
Dhe jeni paguar me pagesë shtetrore për të sëmurët, atëherë pagesa shtetërore për amësi mund të ju zvoglohet, apo mund që mos të kualifikoheni.
Nëse nuk kualifikoheni për pagesë shtetrore për amësi
Punëdhënësi juaj brenda 7 ditëve duhet të ju jap:
- formularin SMP1, dhe të ju shpjegojë pse nuk kualifikoheni, dhe
- të ju kthej formularin MATB1 kështu që ju mund ta bëni kërkesën për pagesë amësore nga qendra për punësim (Jobcentre Plus).
Data kur ja fillon pagesa shtetërore për amësi
Pagesa mund të ia filloj të ju paguhet prej 11 javëve para javës kur foshnja pritet të lind. Periudha për pagesë të amësisë zakonisht ia fillon javën kur e përfundoni punën për të lindur, por ju duhet t’i japni 28 ditë vërejtje punësuesit.
Është zgjidhje e juaj se kur të ia filloni pushimit nga puna, por nëse:
- nëse keni munguar nga puna për sëmundje të lidhura me shtatëzani në datën apo pas fillimit të katërt para javës kur pritet që të lind foshnja, pushimi juaj do të fillojë ditën e parë të mungesës në punë; apo
- nëse foshnja lind para datës së caktuar atëherë pagesa juaj ia fillon një ditë pasë lindjes së fëmijës.
Pagesa shtetërore për amësi paguhet në të njejtën mënyrë sikurse rroga juaj, në javë apo në muaj me zbritje të taksave dhe sigurimit kombëtar.
Mosmarrëveshje me punëdhënësin tuaj përreth pagesës shtetërore për amësi
Nëse punëdhënësi ju refuzon të ju paguaj ose nëse mendoni që pagesa është llogaritur gabimisht, kërkoni nga ata deklaratë me shkrim, apo formën SMP1.
Nëse ende nuk pajtoheni, konsultohuni me reprezentuesin nga sindikata për punëtorë apo përdoreni procedurën për ankesa në punë. Nëse edhe kjo dështon, bëjeni kërkesën në zyrën lokale me zyrtarin e departamentit për taksa për vendim formal brenda 6 muajve që nga dita e parë kur pagesa shtetërore për amësi ish duhur të ju paguhet.
Nëse zyrtari nga departamenti për taksa merrë vendim në favor të tuajin, punëdhënësi juaj duhet të ju paguaj në periudhë të caktuar apo ata mund të ankohen për këtë vendim. Nëse ata dështojnë të ju paguajnë, përfundimisht departamenti për taksa do të ju paguaj juve. Përndryshe apo si shtesë ju mund të shkoni në tribunalin për punësim (Employment Tribunal) që të bëni kërkesë për ndonjë rrogë të papaguar.
Nëse nuk pajtoheni me vendimin e departamentit për taksa ju mund të apeloni por duheni të kërkoni këshilla nga advokati apo qendra ligjore.
Përjashtimi apo shpallje si punëtorë i tepërt para javës kualifikuese
Për arsye që të punëdhënësi mos të ju paguaj pagesën shtetërore për amësi edhe pse keni të drejtë - ju ende duhet të trajtoheni sikurse jeni duke punuar për atë punëdhënës në javën kualifikuese. Punëdhënësi juaj automatikisht e ka përgjegjësinë të ju paguaj juve pagesën shtetërore për amësi.
Nëse ndodh që ju përjashtoheni apo shpalleni si punëtorë i tepërt në organizatë e bëni kërkesën për pagesë në deprtamentin për taksa në zyrën lokale për kontribute të sigurimit kombëtar (National Insurance Contributions) brenda 6 muajve qysh nga dita e parë që keni drejtë për pagesë.
Nëse ju përjashtojnë apo ju shpallin të tepërt në punë para javës kualifikuese, ju nuk keni të drejtë për pagesë shtetërore për amësi por ju mund të bëni kërkesën për pagesë amësie (Maternity Allowance).
Pagesa shtetërore për amësi - çka ndodh nëse punoni gjatë pushimit të amësisë
Nëse punoni me punonjësin e njejtë
Ju nuk mund të merrni këtë pagesë nga punësuesi juaj për çfardo jave që punoni para apo pas lindjes së fëmijës. Nëse punoni atëherë ju do ta humbni pagesën për çdo javë, edhe nëse punoni vetëm një ditë në javë. Ju do ta humbni pagesën në ratë të ulët edhe nëse jeni në 6 javëshin e parë të periudhës së pagesës.
Nëse punoni për punëdhënësit e tjerë ekzistues
Nëse punoni për më shumë se një punëdhënës përderisa jeni shtatëzanë ju mund ta bëni kërkesën për pagesë nga të dy punësuesit nëse i plotësoni kushtet kualifikuese në të dy punët. Ju mund të zgjedhni kur ta përfundoni punën dhe filloni pushimin e lindjes veqmasi nga secila punë.
Secila pagesë nga punësimet duhet të trajtohet veqmasi, kështu që ju mund të kryeni punë për një apo më shumë punëdhënës ekzistues gjatë periudhës për pagesë shtetërore për amësi (para apo pasi që të lind foshnja) dhe prapë të vazhdoni të merrni pagesë nga punëdhënësit e tjerë për të cilët nuk jeni duke punuar.
Punësimi në vend të ri pune
Para se të lind fëmija ju mund të punoni për punëdhënës të ri dhe paguheni dhe prapë të vazhdoni të merrni pagesë shtetërore për amësi nga punëdhënësi juaj i përhershëm deri në lindje të foshnjes.
Pas lindjes, nëse punoni për një punëdhënës të ri, obligimi i punëdhënësit tuaj të përhershëm që të ju paguaj pagesën shtetërore për amësi përfundon dhe nuk mund t’ia filloj prapë edhe nëse nuk vazhdoni të punoni. Megjithëatë, nëse punëdhënësi juaj i ri ju ka punësuar në javën tuaj kualifikuese por nuk nuk ka nevojë të ju paguaj pagesën shtetërore për amësi , ju mund të vazhdoni të punoni për atë punëdhënës pas lindjes dhe vazhdoni të merrni pagesë shtetërore për amësi nga punësuesi juaj origjinal.
Pagesa amësore kontraktuese
Është pagesë me shumë plotësuese që ju e merrni nga punëdhënësi juaj përmbi niveli të pagesës shtetërore për amësi. Pagesa amësore me kontratë nuk mund të jetë më pak se pagesa shtetërore.
Nëse punëdhënësi juaj ju paguan pagesë amësore me kontratë, shikojeni kontratën për ndonjë kusht për ri-pagim nëse vendosni të mos ktheheni në atë vend të punës pas pushimit të lindjes. Nëse kërkohet nga ju që të ri-paguani pagesën kontraktuese, ju duhet vetëm ta paguani shtojcën përmbi pagesën shtetërore për amësi, sepse pagesa shtetërore për amësi nuk ri-paguhet asnjëherë.
Fond për amësi
Fondi për amësi mund të merret nga qendra për punësim për femrat të cilat janë shtatëzanë apo sapo kanë lindur. Nëse nuk keni të drejtë për pagesë shtetërore për çfardo arsye ju mund të kualifikoheni për fond të amësisë.
Sa paguhet fondi për amësi
Pagesa standarde për fond të amësisë është 102.80 funta në javë apo 90 përqind të ardhurave tuaja mesatare, nëse kjo është më pak se 102.80 funta javë.
Periudha për fond të amësisë
Periudha kur ju mund të ia filloni ta merrni pagesën është 11 javë para se pritet të lind foshnja por ju mund të vazhdoni të punoni deri në javën kur foshnja pritet të lind pa pasur humbje në fondin për amësi.
Data kur ju mund të ia filloni të merrni fond për amësi
Periudha kur ju mund ta përfundoni punën është 11 javë para se pritet të lind foshnja por ju mund të vazhdoni të punoni deri në javën kur foshnja pritet të lind pa pasur humbje në fondin për amësi.
Nëse fëmija juaj lind para se keni planifikuar ta përfundoni punën, pagesat për fond të amësisë ia fillojnë një ditë pasë lindjes së foshnjes.
Nëse jeni sëmurë për arsye të shatëzanisë brenda 4 javëve të fundit të shtatëzanisë, punësuesi juaj mund të ju shtyej të ia filloni pushimit për lindje. Në atë rast pagesat për fond të amësisë ia fillojnë një ditë pasë pushimit për sëmundje. E njejta rregull vlen nëse punoni për vetëveten dhe jeni sëmurë brenda 4 javëve para se pritet të lind fëmija.
Nëse jeni të papunësuar, pagesa për fond të amësisë ia fillon automatikisht të dielen pas javës së 29të të shtatëzanisë.
Data kur përfundon fondi për amësi
Pagesa e fondit për amësi gjithmonë përfundon 26 javë pasi që ka filluar.
Punësimi gjatë periudhës së pagesës të fondit për amësi
Nëse punoni ju do të diskualifikoheni nga pagesa e fondit për amësi. Qendra për punësim do të vendos sa do të zgjatë diskualifikimi në rrethana të arsyeshme. Nëse punoni për një ditë herë pasë here, diskualifikimi duhet të kufizohet në numrin e ditëve që ju keni punuar.
Kualifikimi për pagesë të fondit për amësi
Kushtet e punësimit për fond të amësisë
Ju nuk keni nevojë të jeni të punësuar tani për tani, mirëpo ju ndoshta duhet të vazhdoni të punoni në mënyrë që t’i plotësoni kushtet kualifikuese për pagesa.
Ju duhet të keni punuar për 26 javë gjatë 66 javëve për ’periudhën provuese’ menjëherë para javës kur pritet të lind fëmija. Ju nuk keni nevojë të keni punuar për 26 javë me rradhë apo javë të plota.
Që ta gjeni periudhën provuese, gjejeni në kalendar të dielen para datës kur pritet të lind fëmija, nëse ajo ditë është e diele, numroni 66 të diele prej asaj date.
Punësimi juaj mund të jetë i llojllojshëm, për punëdhënës apo që keni punuar për vetëvete. Ju ndoshta i keni ndërruar punësimin gjatë shtatëzanisë dhe keni fituar nga pak për çdo punë. Çdo javë që keni bërë ndonjë punë do të llogaritet.
Kushtet e të ardhurave për fond të amësisë
Ju duhet të fitoni mesatarishtt në javë përafërsisht barazi me cakun e fondit për amësi (Maternity Allowance Threshold) në fuqi prej fillimit të periudhës provuese. Caku për fond të amësisë është 30 funta në javë.
Të ardhurat tuaja peshohen mbi 13 javët gjatë periudhës provuese. Këto nuk kanë nevojë të jenë me rradhë dhe ju mund ti zgjedhni javët me të ardhura më të mëdha që të ju ndihmojë të merrni më shumë pagesë për fond të amësisë. Të ardhurat nga të gjitha punët dhe të ardhurat e zgjedhura nga punësimi për vetëveten mund të përdoren.
Si ti llogaritni të ardhurat tuaja mesatare:
- i gjeni 13 javët gjatë periudhës provuese kur keni fituar më së shumti, duke përfshirë të ardhurat prej një ose më shumë punëdhënësve;
- i mbledhni të gjitha të ardhurat që i keni marrë në këto javë; dhe
- i pjestoni këto me 13.
Nëse mesatarja e të ardhurave tuaja është 30 funta apo më shumë në javë, ju keni të drejtë për fond të amësisë. Nëse jo atëherë, ju mund të keni të drejtë për ndihma për personat që nuk janë në gjendje të punojnë (Incapacity Benefit).
Kontributet për sigurim kombëtar për personat që punojnë për veteveten dhe fondi për amësi
Nëse punoni për veteveten, përçdo javë që mbulohen me klasën e dytë të kontributeve për sigurim kombëtar ju do të trajtoheni sikurse të keni të ardhura të mjaftueshme me rezultat të ratës standarde për fond të amësisë, që paguhet në fund të çdo jave të mbuluar me klasë 2 të kontributeve për sigurim kombëtar. Nëse ju keni paguar kontribute të klasës së dytë përçdo javë në periudhën e 13 javëve, ju do të paguheni me ratë standarde të fondit për amësi me 102.80 funta.
Nëse ju mbani çertifikatën të të ardhurave të vogla, ju do të trajtoheni sikurse të merrni të ardhura të barabarta me cakun e fondit për amësi në fund të çdo jave me mbulesë të çertifikatës. Nëse ju jeni të mbuluar me çertifikatë për të ardhura të vogla brenda periudhës 13 javore, ju do të merrni 90 përqind nga të ardhurat e juaja mestare; kjo është 27 funta në javë.
Si ta bëni kërkesën të pagesës për fond të amësisë?
Kompletojeni formën MA1, 14 javë para datës që pritet të lind fëmija. Dërgojeni në qendrën lokale për punësim apo në zyrat e sigurimit social me formën MATB1.
Bëjeni kërkesën sa më shpejt që mundeni, edhe nëse jeni ende duke punuar apo nëse nuk keni ndonjë nevojë për ndonjë vërtetim shëndetsor apo informata të tjera që ju nevojitet ta kompletoni formën. Ju mund ta dërgoni formën më vonë.
Mos e dërgoni formën me vonesë. Nëse e bëni kërkesën më shumë se tre muaj para fillimit të periudhës për fond të amësisë, ju do të humbni të holla.
Qendra për punësim do të vendos se a kualifikoheni dhe do të ju shkruaj juve të vërtetoj sa të holla do të merrni për fond të amësisë, apo nëse nuk kualifikoheni për këtë të drejtë do të ju shkruaj arsyet.
Nëse ju nuk kualifikoheni për fondin e amësisë
Nëse ju kanë thënë që ju nuk kualifikoheni për fondin e amësisë, por ju mendoni që vendimi është i gabuar, e pyetni qendrën për punësim që ta rikonsiderojnë kërkesën tuaj, apo ju mund të apeloni te tribunali i pavarur brenda një muaji nga vendimi.
Nëse ju nuk kualifikoheni për fondin e amësisë, qendra për punësim automatikisht do ta ri shqyrtoj kërkesën tuaj që të shikoj se a keni të drejtë për ndihmë të personave që nuk janë në gjendje të punojnë.
Ndihma për njerëzit që nuk janë në gjendje të punojnë (Incapacity Benefit)
Është në dispozicion për femrat të cilat nuk janë në gjendje të punojnë për shkak që janë shtatëzanë apo sapo kanë lindur, poashtu edhe femrat që janë të sëmura. Kjo paguhet 54.40 në javë për 6 javë para lindjes dhe 2 javë pasë lindjes.
Kjo ndihmë poashtu është në dispozicion për femrat të cilat nuk kanë të drejtë për fond të amësisë, përderisa kushtet kualifikuese për këtë ndihmë plotësohen. Kjo paguhet 6 javë para datës që pritet të lind fëmija dhe 2 javë pasi që lind fëmija.
Kushtet kualifikuese për ndihma të njerëzve që nuk janë në gjendje të punojnë
Ju duhet të keni paguar kontribute të sigurimit kombëtar për një vjet në tre vjetët e fundit. Ju poashtu keni paguar apo kredituar me kontributet gjatë të dy vjetëve nga tre vjetëve tatimore menjëherë pasi që e keni bërë kërkesën.
Periudha kur mund ta bëni kërkesën për ndihma të njerëzve që nuk janë në gjendje të punojnë
Kjo ndihmë mund të vazhdojë të ju paguhet nëse nuk jeni në gjendje të ktheheni në punë përshkak që jeni sëmurë.
Por ju duhet të dërgoni vërtetim mjekësor që të vazhdoni.Ju poashtu duhet të dërgoni vërtetimin mjekësor nëse pagesat për fond të amësisë apo pagesa shtetërore për amësi kanë përfunduar por ju jeni sëmurë dhe nuk keni të drejtë për pagesë shtetërore për të sëmurët, dhe dëshironi të bëni kërkesën për ndihmat të njerëzve që nuk janë në gjendje të punojnë.
Mbaje në mend përgjithmonë, nëse keni problem për t’i marrë të drejtat tuaja, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjedhur problemin është duke e biseduar problemin me punëdhënësin tuaj, dhe duke kërkuar këshilla specialiste para se të konsideroni të merrni masa formale.