Keni humbur punën?
Lost your job
Kjo fletushkë ju tregon se çfarë të drejta ju mund të keni ndaj punëdhënsit tuaj nëse ju keni humbur punën.
Cilat janë të drejtat tuaja legale?
Këto varen sa gjatë keni punuar për punëdhënsin e njejtë dhe shkaqet e humbjes së vendit të punës.
Pushimi i Papërdorur Vjetor
Në të gjitha rastet pushimi i papërdorur vjetor duhet të paguhet nga punëdhënsi. Shihni fletushkën tonë në detale për pushim vjetor që ju takon.
Rrogat e papaguara
Të shumtën e rasteve ju duhet bë paguheni deri në ditën kur punësimi juaj përfundon. Kjo do të jetë dita kurrë punëdhënsi juaj ju përjashton nga puna, përveq nëse punëdhënsi juaj ju thotë që përjashtimi juaj nga puna do të hyjë në efekt njërën nga dita e caktuar në të ardhmen. Arsyeja e vetme për këtë është nëse ju jeni pajtuar me shkrim më parë të ketë zbritje nga rroga juaj për ndonjë arsye të caktuar dhe kjo arsye aplikohet ose nëse punëdhënsi juaj ka të drejtë në kontratën tuaj të ju ndaloj nga puna pa pagesë.
Njoftimi
Nëse keni punuar të paktën për një muaj për punëdhënsin tuaj ju keni të drejtë të ju jipet një javë njoftim para se të përfundon puna juaj. Pas një viti ju keni të drejtë për një javë njoftim për çdo vit të plotë që keni punuar kjo mund të zgjatë deri maksimum 12 javë. Nëse punëdhënsi juaj kerkon ta lëshoni punën menjëherë pa ju japur njoftim atëherë ju keni të drejtë të paguheni në vend të periudhës së njoftimit.
Kontrata juaj mund të ju jap më shumë kohë se njoftimi minimal në këtë rast ju keni të drejtë për periudhë më të gjatë ose të paguheni për këtë. Nëse ju paguheni rregullisht por kontrata juaj nuk ju jap kohë për njoftim më të gjatë ju mund të keni të drejtë të pyetni për periudhë njoftimi deri atë ditë kur paguheni.
E vetmja kohë kur punëdhënsi juaj mund të ju përjashtoj pa njoftim është vetëm atëherë kur ju keni bërë ndonjë akt të keq serioz si vjedhje, ofendim fizik ose për ngacmim.
Procedura
Punëdhënsi juaj duhet të përcjell çdo procedurë të pajtuar para se ju kanë përjashtuar. Shikoni kontratën tuaj dhe librin e punësimit të mësoni nëse keni ndonjë procedurë dicipline të kontraktuar ose ndonjë gjë të ngjajshme. Nëse punëdhënsi juaj ju largon pa i përcjell procedurat e pajtuara ju ndoshta mund të i kërkoni rrogat për atë kohë derisa procedura ishte duhur të përcjellet.
Përjashtimi i padrejtë
Pa marrë parasysh sa kohë keni punuar për punëdhënsin tuaj, përjashtimi për disa arsye gjithëmonë do të jetë i padrejtë. Këto arsye përfshijnë:-
- duke u munduar të i përdorin të drejtat për familje p.sh. kur dikush nga familja e ngushtë sëmuhet, ka ndonjë aksident etj dhe ju duhet të kujdeseni për ata
- duke përdorur problemet shëndetsore ose sigurie
- nëse mundoheni të i mësoni të drejtat për pagesë minimale, të merrni pushim ose për të drejta tjera ligjore
- ju jeni shtatëzanë
Pasi që keni punuar për punëdhënsin tuaj për më shumë se një vjet përjashtimi juaj do të jetë i padrejtë përveq nëse arsyeja është prej njërës nga këto:-
- nëse ju jeni punëtor/e i/e tepërt
- nëse nuk keni aftësi ta bëni punën tuaj
- për sjellje të këqija
- shkelje të ligjit
- arsye tjera të rëndsishme
Si të i vërtetoni të drejtat tuaja
Edhe nëse arsyeja për përjashtim është për njërën prej arsyenave më lartë punëdhënsi juaj ka vepruar në mënyrë të drejtë në vendim që të ju përjashtojë.
Nëse ju jeni të përjashtuar me padrejtësi ju mund të merrni pagesë njejtë si kur ju përjashtojnë si punëtor/e i/e tepërt dhe kompensim për ndonjë humbje të të ardhurave.
Nëse ju nuk mund të i merrni të drejtat e juaja me shkrim ose duke biseduar me punëdhënsin tuaj atëherë ju mund të bëni kërkesë nga tribunali për punësim (Employment Tribunal) brenda tre muajve nga data e përjashtimit tuaj ose ndonjë akti tjetër të ankesës tuaj. Shikoni webfaqen www.employmenttribunals.gov.uk
Karakteristikat
Punëdhënsi juaj nuk ka nevojë të ju jap karakteristika pasi që ju keni shkuar, por çdo karakteristikë që jipet duhet të jetë e drejtë dhe e caktë. Ju mund të mundoheni të pajtoheni për përmbajtjen e karakteristikës nga punëdhënsi juaj. Nëse keni sukses të pajtoheni me këtë por ata nuk ju japin karakteristikat në të ardhmen ju mund të kërkoni për të drejtën mbi atë kundër atyre.
This document was provided by "Islington Law Centre".