Holiday Entitlement and Pay
Holiday Entitlement and Pay
Rregullorja e Orarit te Punës 1998 (Working Time Regulation 1998) ju spjegon puntorëve të drejtat ligjore te pushimit vjetor minimal. Kjo është korniza minimale por punëdhënsit mund të ofrojnë kushte më të begatshme kontraktore për të punësuarit e tyre. Ju duhet ta shikoni kontratën tuaj të punësimit, deklaratat me shkrim për hollësira ose doracakun e organizatës për ndonjë të drejtë të kontraktuar.
Kush ka të drejtë për pushim të paguar?
Rregullat ju japin punëtorve të drejtën për pushim të paguar. Kjo përfshin të punësuarit me orarë të plotë ose të shkurtë, shumicen e agjencioneve dhe punëtorët që punojnë me orar të pacaktuar por nuk i përfshinë njerëzit që punojnë në biznes të vetin dhe të punësuarit e tyre në realitet janë klientat ose blerësit e tyre.
Prej 1 gushtit 2003, rregullat për të drejtat e pushimit dhe pagesë, tani do të zbatohet edhe për punëtorët që punojnë në ajr, hekurudhë, det, ujërat tokësore, transportuesit nëpër lum, peshkimi në det ose punët tjera në industritë detare.
Cilat janë të drejtat e punëtorëve për pushim të paguar?
Punëtori ka të drejtë për katër javë pushim vjetor të paguar. Punëtorët të cilët punojnë me orar të shkurtër kanë të drejtë për pushim të njejtë si kolegët e tyre me orar të plotë të logarritur përpjestimisht. Punëdhënsit mund të ofrojnë kushte më të mira kontraktore; shikojeni kontratën tuaj, deklaratë në hollësira ose doracakun e organizatës për hollësira.
Shembull:
Personi që punon me orar të plotë 5 ditë në javë ka të drejtë për 5 ditë x 4 = 20 ditë.
Personi që punon me orar të shkurtër, dy ditë në javë ka të drejtë për 2 ditë x 4 = 8 ditë.
Personi që punon 15 orë në javë ka të drejtë për 15 orë x 4 = 60 ore pushim në vit.
Nuk ka të drejta për pagesa të pushimeve publike kështu që punëdhënsi mund të i përfshijë pushimet publike në atë katër javë që ju takojnë. Kur punëtori ia fillon punës gjatë fillimit të vitit për të drejtë për pushim të plotë ata kanë të drejtë për pushim të plotë vjetor. Për shembull kur punëtori ia fillon punës gjashtë muaj gjatë vitit ka të drejtë për dy javë pushim vjetor të paguar.
A janë pushimet publike të llogaritura në të drejtat
tuaja?
Nuk ka të drejta ligjore për pagesë të pushimeve publike, kështu që punëdhënsit mund të i përfshijnë këto pushime në katër javët për pushim vjetor të paguar.
Sa do të paguhem për pushimin që e marrë?
Punëtori ka të drejtë të paguhet si javët normale, për çdo javë të pushimit vjetor. Kjo përfshin të drejtat kontraktore si pagesat për ndërrim të natës. Puna jashtë orarit nuk do të përfshihet përveq nëse këto orë janë të caktuara në kontratën e punëtorit. Kur punëtorët nuk punojnë orë të rregullta prej një javë në tjetrën. Pastaj pagesa për pushim duhet të llogaritet duke e marrë mesataren e 12 javëve të punës dhe këto orë të shumëzohen me sa në orë paguhet punëtori.
Kurrë ja fillon viti për pushim?
Punëtorët mund të ia fillojnë të i grumbullojnë ditët e pushimit qysh prej ditës së parë të punësimit të tyre. Fillimi i vitit për pushimim do të jetë ose
- E caktuar në kontratën tuaj të punësimit
- Do të jetë prej datës kur ia fillon punës
- 1 tetor (kur rregullat hyjnë në fuqi)
Sa kohë njoftimi duhet të i jap punëdhënsit tim?
Përderisa kontrata ekziston ju mund të ia filloni pushimeve (për shembull kur jeni të sëmurë ose pushim normal të lindjes). Kur pushimet nuk shfrytëzohen gjatë vitit për pushim, e drejta për pushim mund të humbet, përveq nëse keni marrëveshje me punëdhënsin tuaj që ta përcjellni këtë pushim në vitin tjetër.
Çka ndodhë kur e lëshoj punën?
Kur punëtori e lëshon punën vullnetarisht ose përjashtohet ai/ajo ka të drejtë të paguhet për pushimet e pashfrytëzuara që ia fillojnë gjatë vitit për pushim.
Shembull: Një punëtor e lëshon punën pasë 6 muajve, pasi i ka marrë 3 ditë pushim. E drejta e saj ishte 20 ditë në vjet. Fillimi i 6 muajve = 10 ditë pushim - 3 ditë hiqen = 7 ditë të paguhen kur lëshon punon.
Nëse një punëtor ka marrë më shumë pushim se që kanë punuar gjatë vitit për të drejtë pushimi, punëdhënsi mund ta zbres pagesën e tepërt nëse në kontratën e punëtorit nën ndonjë nen shenon që e lejon punëdhënsin për ta bërë zbritjen.
Si ti përforconi të drejtat e tuaja?
Nëse ju mendoni që ju nuk merrni pushimin qe ju takon sipas Rregullores për Kohën e Punës ose kontrata e juaj e punësimit, atëherë ju mund t’i fuqizoni të drejtat e juaja në tribunalin për punësim (Employment Tribunal). Ju duhet ta sjellni kërkesën në tribunal brenda tre muajve prej datës nga kërkimi juaj kur kërkesa për pushim ju është refuzuar. Përpara se ta sjellni kërkesën ne ju këshillojmë ashpërsisht që ju të kërkoni këshilla individuale ligjore dhe ndihmë nga sindikati (trade union), nga qendra lokale për ligj, buroja për këshilla të qytetarëve, qendra për këshilla ose advokati.
Për informata të mëtutjeshme për të drejtat e pushimit dhe pagesës shikoni www.dti.gov.uk, www.acas.gov.uk, www.emplozmenttribunals.gov.uk dhe për shënimet për agjensionet lokale për këshilla dhe sindikatët kontaktoni www.lawcentres.org.uk, www.citizensadvice.org.uk, www.tuc.org.uk
This document was provided by Islington Law Centre www.islingtonlaw.org.uk