multikulti

Puna me orar të përshtatur

Flexible working

Punësimi i përshtatur për njerëzit me familje

Ligji i ri për punësim të përshtatur për familje ka paraqitur të drejtën që me leje të punëdhënësit tuaj ta ndryshoni orarin e punës,të merrni pushim për etërit dhe të keni të drejtë të merrni kohë të lirë në rast urgjent për të afërmit që të kujdeseni për ta. Qëllimi është për t’i ndihmuar prindërve për ta barazpeshuar përgjegjësinë e punës dhe fëmijëve duke ju japur më shumë zgjidhje.

Pushimi i lindjes dhe për etërit mund të kontriboj për punësim më të përshtatshëm por për ato flitet në një dokument tjetër.

E drejta për kërkesë është përpiluar që të ju mundësoj prindërve dhe punëdhënësve të tyre që të gjejnë zgjidhje të mundshme që ju konvenon të dy palëve. Ligji inkurajon dialog dhe konsiderim për të lejuar përshtatje përderisa punëdhënësit duhet ta ndjekin procedurën elementare.

Ju duhet të mendoni me kujdes se si të barazpeshoni aspektin financiar të familjes por edhe të keni mjaft kohë të lirë për fëmijët tuaj. Mos harroni që nëse bëni kërkesë të punoni me orar më të shkurtër kjo do të thotë që do të paguheni më pak.

Shembuj të modeleve të ndryshme të punës dhe praktikimeve

Ndarja e punës

është kur ju dhe dikush tjetër i ndani përgjegjësitë e një pune me orar të plotë; ju së bashku duhet të ia propozoni punë modeleve mundësinë për ndarjen e punës.

Punë me orar që ju konvenon

ju mundëson që ta zgjedhni kohën kur ia filloni dhe mbaroni punën gjatë ditës.

Puna gjatë gjysmevjetorëve

është ideale nëse keni fëmijë të vegjël mirëpo sistemi i ndihmave është shumë i komplikuar nëse nuk paguheni gjatë pushimeve.

Puna me gjysmë orari

është më pak se orari standard në vend pune

Puna me orar vjetor

ju lejon të punoni numër të caktuar të orëve gjatë vitit sipas kontratës, në kohërat kur ju konvenojnë juve.

Puna nga shtëpia

puna në shtëpi është bërë e mundshme qysh nga zhvillimi i teknologjisë informative.

Puna e përkohshme dhe nga agjensionet

mund të ju mundsojë juve që të fitoni më tepër të holla në të njejtën kohë të jeni në kontakt me punësime por sistemi i ndihmave është i komplikuar dhe nuk mund t’i keni të njejtat të drejta si punëtorët e punësuar. Për shembull, vetëm punëtorët që kanë punësim të përhershëm, kanë të drejtë për kohë të lirë për kujdes antenatal dhe të marrin pushim për etërit

Puna vullnetare

nuk paguhet mirëpo fitoni përvojë pune dhe ju mundëson që të merrni pjesë në lëndët që ju interesojnë. Mund të ju paguhet vetëm udhëtimi dhe nuk ndikojnë në ndihmat që i merrni.

Vetë – punësimi

ju lejon të jeni zot i vetevetes dhe që mund ta organizoni punën tuaj lirisht por në të njejtën kohë ju do t’i keni të gjitha përgjegjsitë e planifikimit dhe për të gjetur konsumatorë të rinjë.

E drejta juaj për ndryshimin e orarit të punës

Nëse jeni të punësuar për ndonjë punonjës apo organizatë ju mund të keni të drejtë që të bëni kërkesë për ndryshimin e kontratës tuaj që të ju mundësojë të kujdeseni për fëmijë, kërkesa juaj duhet të konsiderohet seriozisht nga punëdhënësi juaj.

Mos harroni që procesi për këtë mund të zgjasë deri në tre muaj. Keni kujdes që ta plotësoni formën për kërkesë me të gjitha hollësirat, kjo do t’i ndihmojë punëdhënësit tuaj që ta konsiderojë kërkesën më shpejtë.

Ju mund të kërkoni të ndryshoni:

  • orët që ju punoni (për shembull nëse dëshironi të punoni me orar të shkurtër)
  • orët që punoni të përshtaten me orarin kur ju kujdeseni për fëmijën
  • vendin e punës (për shembull të punoni nga shtëpia juaj)

Kush ka drejtë ta bëjë kërkesën për ndryshimin e orarit të punës

Ju duhet të:

  • jeni prind, prind adoptiv, mbikqyrës apo prind birësues për fëmijën nën moshën 6 vjeqare, apo për fëmijët me aftësi të kufizuar deri në moshën 18 vjeqare;
  • keni, apo pritet që të keni përgjegjësi për rritjen e fëmijës;
  • keni punuar për punëdhënësin tuaj për 26 javë; dhe
  • nuk keni bërë kërkesë për të punuar me orar që ju përshtatet juve brenda 12 muajve.

ju mund ta bëni kërkesën deri 2 javë para se fëmija t’i mbush 6 apo 18 vjet.

Të drejtat e punësimit nëse kërkesa juaj pranohet

kontrata juaj do të ndryshohet përgjithmonë, në të cilën pasqyrohet orari i kërkuar i punës, përveq nëse keni bërë kërkesë për ndryshim të përkohshëm.

Titulli juaj profesional nuk mund të ulet, nuk mund të paguheni më pak apo të keni më pak pushim vjetor se punëtorët tjerë.

Mos harroni se nëse ju:

  • e ndryshoni pozitën tuaj të punës prej orarit të plotë me orar të shkurtër, nuk keni të drejtë të ktheheni me orar të plotë pas një kohe, përveq nëse keni bërë marrëveshje për këtë në fillim; dhe
  • pozita juaj nuk nevojitet pasi që ju ia filloni të punoni me orar të shkurtër, pagesa për tepricë të pozitës do të pahguhet në bazë të rrogës me orar të shkurtër.

Si mund ta bëni kërkesën për të punuar me orar që ju përshtatet

Procedura dhe koha për marrëveshje në mes juve dhe punëdhënësit duhet të zbatohet, përveq nëse keni bërë marrveshje të përbashkët që ta zgjatni kohën.

Kërkesa juaj për të punuar me orar që ju përshtatet

Duhet të bëhet me shkrim, dhe ju duhet të:

  • tregoni që kërkesa është për orar të përshtatshëm nën të drejtën shtetërore
  • tregoni orarin që dëshironi të punoni dhe datën të cilën dëshironi t’ia filloni
  • spjegoni se si ky orar do të ndikoj në punëdhënësin tuaj dhe si mund të i shmangeni kësaj
  • e vërtetoni se ju e bëni kërkesën si prind apo si dikush me përgjegjësi prindrore
  • tregoni se a keni bërë kërkesë më para se kjo, kur keni bërë dhe
  • shënojeni datën e kërkesës

Nëse nuk i plotësoni të gjitha këto punëdhënësi juaj do të ju kthej kërkesën dhe të ju pyet juve të ri-kërkoni prapë kur e kompletoni kërkesën.

Kërkesa juaj mund të bëhet me letër, faks, e-mail, në formën e posaqme nga punëdhënësi juaj, apo në formën për orar të përshtatur (Flexible Working Application Form) nga webfaqja e departamentit për tregti dhe industri (Department of Trade and Industry. Kur ta plotësoni formën mbajeni një kopje për veti.

Mendoni me kujdes para se ta bëni kërkesën. E konsideroni se çfarë efekti do të ketë kjo në organizatën e punëdhënësit tuaj. Mundohuni t’i parashikoni vështirësitë apo problemet që punëdhënësi juaj mund të ketë, nëse është e mundshme i përmendni këto në kërkesë.

Data e kërkesës suaj zakonisht merret nga data e cila është marrë në post apo nga data e e-mail-it. Kërkoni që punëdhënësi juaj të ju dërgojë vërtetim që e ka marrë kërkesën.

Punëdhënësi juaj duhet të ju jap përgjegjen për kërkesë dhe të ju tregojë vendimin e tyre brenda 28 ditëve.

Nëse personi i cili zakonisht do ta konsiderojë kërkesën është në pushim apo në pushim për shkak të ndonjë sëmundje kur ju e bëni kërkesën, 28 ditët ia fillojnë nga dita kur ata kthehen nga pushimi.

Nëse ata pajtohen me kërkesën tuaj menjëherë, ata duhet ta vërtetojnë këtë me shkrim në kontratë tuaj. Përndryshe ata duhet të përcaktojnë një takim brenda 28 ditëve në kohë dhe vend që ju konvenon të dy palëve.

Takimi për të biseduar për kërkesën tuaj

Ky takim është për juve dhe punëdhënësin tuaj që të bisedoni kërkesën në hollësira, se si mund ta bëni të mundur dhe si mund të ketë efekt në organizatë. Ju dhe punëdhënësi juaj duhet të mundoheni që të jeni sa më të lirë që është e mundshme që të vini në një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Nëse ju nuk mund të mbani atë takim, i tregoni punëdhënësit sa më shpejtë kështu që ata të ricaktojnë takimin në kohë kur ju përshtatet të dyve.

E drejta juaj që ta kini dikend prezent në takim

Ju keni të drejtë të shkoni bashkë me ndonjë koleg, reprezentues nga sindikata për punëtorë që është i punësuar nga i njejti punëdhënës. Kolegu juaj mund të flet dhe bisedojë për gjërat në takim mirëpo nuk mund të japë përgjigje në vend tuajin.

Nëse kolegu juaj nuk mund të vjen në takim, takimi mund të ricaktohet në shtatë ditë të ardhshme, në kohë kur ju konvenon të gjithëve.

Pregaditja për takim

Pregadituni për takim plotësisht:

  • mendoni mirë për nevojat e kujdesit për fëmijë dhe si orari i punës mund të i plotëson këto;
  • kur është e mundshme bisedoni me kolegët tuaj se çfarë orari dëshironi të punoni që të kuptoni se a mund të ju ndihmojnë ata apo nëse dikush është kundër kësaj;
  • e informoni kolegun tuaj i cili/a do të ju bashkangjitet në takim, në mënyrë që të ju përkrah

Punëdhënësi juaj mund ta trajtojë kërkesën tuaj si të tërhequr,

dhe duhet ta vërtetojë këtë me shkrim, nëse ju keni:

  • treguar atyre me gojë apo me shkrim që e keni tërhequr kërkesën;
  • nuk keni shkuar në dy takime të caktuara pa arsyetim të duhur; apo
  • nuk keni japur (pa arsytim të duhur) në kërkesën tuaj mjaft informata të duhura që punëdhënësi juaj të pajtohet me kërkesën tuaj.

Vendimi i punëdhënësit tuaj pas takimit

Punëdhënësi juaj duhet të ju lajmroj për vendimin e tyre me shkrim, brenda 14 ditëve nga data e takimit.

Nëse ata pajtohen me kërkesën tuaj, ata duhet të ju tregojnë:

  • që ndryshimi në kontratë është pranuar; dhe
  • data në të cilën ia filloni

Nëse ata e refuzojnë kërkesën, ata duhet të ju tregojnë:

  • arsyen e organizatës për refuzim;
  • të ju japim spjegim të mjaftueshëm pse kanë marrë këtë vendim në rastin tuaj; dhe
  • të ju tregojnë procedurën e ankesës

Udhëzimi për punëdhënësit sygjeron që nëse ata nuk mund të pajtohen me kërkesën tuaj, ata duhet ta konsiderojnë marrëveshje për kompromis.

Refuzimi në bazë të organizatës për orar të përshtashëm

Bazat e mundshme për refuzim janë:

  • nëse duhet të ketë shpenzime më të mëdha për organizatën
  • efekt dëmtues për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve
  • mos mundësia për ta ri organizuar punën në mes të punëtorve që ekzistojnë dhe mos mundësia për të punësuar punëtorë të tjerë për ta kryer punën
  • Dëmtim në kualitet dhe funksion
  • punë jo të mjaftueshme gjatë periudhës që ju propozoni të punoni; dhe
  • ndryshime strukturale në organizatë.

Ankesa në bazë të refuzimit për orar të përshtatshëm

Nëse ju nuk e pranoni refuzimin e punëdhënësit tuaj, ju mund të ankoheni brenda 14 ditëve pasi që ju lajmërojnë për refuzim:

  • tregoni hollësisht arsyet për ankesë;
  • i përmendni faktet që nuk janë korrekte; dhe
  • e nënshkruani dhe caktojeni datën e letrës.

Nëse ankesa juaj pranohet, punëdhënësi juaj duhet të ju lajmëroj me shkrim brenda 14 ditëve qysh se e kanë marrë letrën tuaj të ankesës. Nëse ankesa juaj nuk pranohet atëherë një takim duhet të përcaktohet poashtu brenda 14 ditëve.

Takimi për të biseduar për ankesën

Këtu do të keni rastin ta pyetni punëdhënësin tuaj për të i spjeguar arsyet për refuzim. Ju keni të drejtë që një kolegë të ju bashkangjitet ne takim. Keni kujdes të pregaditeni plotësisht.

Pas takimit vendimi duhet të ju jipet me arsye brenda 14 ditëve.

Nëse punëdhënësi juaj nuk i vijon procedurat e duhura apo kërkesa juaj refuzohet

Dëshmia tregon që mënyra më e shpejtë dhe me efektive për punëtorët që ta zgjidhin një problem është të bisedojë me punëdhënësin e tyre.

Nëse jeni të pakënaqur me rezultat apo jeni të pakënaqur me mënyrën se si kërkesa juaj është trajtuar në rend të parë, është në interes tuajin që ta zgjidhni problemin brenda organizatës. Bisedoni me punëdhënësin tuaj.

Kur nuk jeni në gjendje ta zgjidhni problemin me punëdhënësin tuaj ju duhet të kërkoni këshilla nga specialistët. Në disa raste ju mund të ankoheni te tribunali për punësim por ka mënyra tjera joformale si p.sh. ta mundësoni dikend si ndërmjetsues të tretë. Ky person mund të jetë nga ACAS, reprezentues nga sindikati apo një person që është ekspert në këto raste.

Punësim të përshtatur që lejon kujdesin e fëmijëve dhe diferencim gjinor

Kur mund të bazoheni në ligjin për diferencim gjinor?

Ligji për diferencim gjinor mund të ju ndihmojë, për shembull, nëse:

  • fëmija juaj është mbi moshën 6 vjeqare dhe nuk ka ndonjë pa-aftësi
  • ju e keni bërë një kërkesë nën të drejtën shtetërore për ndryshimin e orarit të punës brenda 12 muajve dhe ju keni nevojë që ta bëni edhe një kërkesë për shkak të ndryshimit të rrethanave
  • ju nuk keni punuar me punëdhënësin tuaj për një periudhë të gjatë që të kualifikoheni për këtë të drejtë
  • ju nuk jeni punëtorë
  • kërkesa juaj nën të drejtën shtetërore është refuzuar.

Kërkesa për ndryshimin e orarit të punës nën ligjin për diferencim gjinor

Më së miri është ta bëni kërkesën me shkrim, jeni të qartë se çka kërkoni dhe si mendoni që kjo punë mund të bëhet ndryshe. Kërkesa juaj duhet të bazohet në atë që orari i punës të i përshtatet kujdesit për fëmijë.

Pushimi për prindër

Ky pushim është projektuar që të ju jap prindërve mundësi që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre të vegjël - kjo nuk paguhet dhe mund të merret si shtesë e pushimit vjetor. Nëse jeni prindër i vetëm ju keni të drejtë për ndihma me te holla dhe pagesa për banim gjatë pushimit pa pagesë për prindër.

Si mund të përdoret pushimi prindor

Mund të merret vetëm për kujdesin e fëmijës. Punëdhënësi juaj nuk ka të drejtë të kërkojë vërtetim për arsyet pse merrni pushim mirëpo mund të kërkojë vërtetim për të drejtën tuaj të pushimit, për shembull mund të pyet për ditëlindjen e fëmijës, përgjegjsinë tuaj prindrore apo vërtetim të pagesës për njerëz me aftësi të kufizuara, nëse fëmija ka të drejtë për këtë pagesë.

Këto janë disa shembuj se si mund të përdoret pushimi prindor:

  • të kaloni më shumë kohë me fëmijë e vegjël;
  • që ta shoqëroni fëmijën gjatë qëndrimit në spital;
  • që të zgjedhni shkollë të re;
  • gjatë ndryshimeve të përkujdesjes së fëmijës;
  • të ia bëni të mundshme fëmijës të kalojë më shumë kohë së bashku, për shembull ta dërgoni fëmijën te gjyshërit

Babai i cili nuk ka të drejtë për pushim për etërit, mund të marrë pushim që të jetë prezent në lindjen e fëmijës.

Kush mund të bëjë kërkesën për pushim prindor

Ju mund të merrni pushim prindor nëse jeni të punësuar, dhe:

  • ju jeni prind (nënë, babë, apo prind adoptiv) për fëmijët nën moshën pesë vjeqare apo pritet që ju të keni përgjegjësi prindore për fëmijë,
  • ju keni qenë vazhdimisht të punësuar me të njejtin punëdhënës për një vit; nëse fëmija juaj ka lindur apo e keni adaptuar brenda 15/12/1999 dhe 09/01/02. Nëse është e nevojshme ju mund të bazoheni në periudhën një vjeqare të punësimit të mëparshëm brenda 15/12/1998 dhe 09/01/02.

Pushimi prindor mund të merret para datëlindjes së pestë të fëmijës, përveq nëse ai apo ajo:

  • është adaptuar, në këtë rast ju duhet ta merrni pushimin brenda pesë vjetëve nga bashkimi me fëmijë, apo para moshës 18 vjeqare të fëmijës varësisht cila vjen më shpejt;
  • ka të drejtë për pagesë për njerëz me aftësi të kufizuara, në këtë rast ju mund ta merrni pushimin prindor deri në ditëlindjen e 18 të fëmijës;
  • ka lindur apo është adaptuar brenda 15 dhjetorit 19994 dhe 14 dhjetorit 1999, në këtë rast ju duhet ta merrni pushimin deri 31 marsit 2005 apo deri në ditëlindjen e 18 të fëmijës varet cila vjen më shpejt.

Skema për pushim prindor

Skema minimale nga shteti nuk paguhet, dhe ju:

  • mund të merrni pushim deri në katër javë për çdo fëmijë;
  • ju duhet ta merrni pushimin me një javë të plotë apo më shumë;
  • ju mund t’i merrni deri 18 javë pushim deri në ditëlindjen e 18 të fëmijës, nëse fëmija juaj ka aftësi të kufizuara dhe në këtë rast ju mund të merrni pushim nga një ditë në vend të javëve të plota, por duhet të jap 21 ditë vërejtje punëdhësit nëse dëshironi ta merrni pushimin.
  • Ju mund të keni kontratë me vendin e punës tuaj e cila ju lejon më shumë pushim prindor se ajo minimale nga shteti.
  • Punëdhënësi juaj mund ta shtyej datën e pushimit tuaj prindor për deri në 6 muaj nëse kjo është e arsyeshme, kjo mund të ndodh vetëm nëse mungesa juaj në punë do të ketë shqetësim të panevojshëm në organizatë. Ata poashtu duhet të ju japin 7 ditë vërejtje për kërkesën tuaj. Pushimi prindor nuk mund të shtyhet menjëherë pas lindjes apo adoptimit të fëmijës.
  • Punëdhënësi juaj nuk mund të ju bëjë refuzim të parsyeshëm për kërkesën tuaj për pushim prindor
  • Nëse punëdhënësi juaj ju ofron pushim prindror me kontratë të paguar, kjo ua mungon periudhën e pushimit prindor të papaguar me të njejtën shumë.

Të drejtat tuaja gjatë pushimit prindor

Gjatë pushimit prindor ju vazhdoni të jeni i punësuar, përveq nëse në kontratan tuaj të punës është e shënuar përndryshe, ju do të keni të drejtë për këto kushte dhe kondita:

  • ju apo punëdhënësi juaj duhet të japni vërejtje nëse dëshironi ta përfundoni punësimin;
  • ju keni të drejtë për pagesë plotësuese nëse punëdhënësi juaj ju nuk ka nevojë për juve;
  • ju keni të drejtë nëse është nevoja në procedurat për ankesë;
  • të dy palët, ju dhe punëdhënësi juaj duhet të vazhdoni të sjelleni me njëri tjetrin me respekt dhe besim të plotë;
  • nëse kontrata juaj nuj ju lejon të punoni për një punëdhënës tjetër, kjo vazhdon, dhe
  • çdo gjë vazhdon të jetë në mirëbesim.

E drejta juaj të ktheheni në punë pas pushimit prindor

Nëse ju merrni pushim prindor:

  • për katër javë a më pak, ju keni të drejtë të ktheheni në të njejtën pozitë që keni qenë;
  • katër javë a më pak duke vazhduar me pushim për lindje të thjeshtë (Ordinary Maternity Leave), ju poashtu keni të drejtë të ktheheni në të njejtën pozitë; apo
  • më shumë se katër javë, apo pas pushimi plotësues për lindje (Additional Maternity Leave), ju keni të drejtë të njejtë të ktheheni në punë sikurse të drejtën kur ktheheni në punë nga pushimi plotësues i lindjes.

Pushim për mbikëqyrësit

Ju keni të drejtë që të merrni pushim të arsyeshëm nëse keni nevojë, në raste urgjente për ata persona që ju jeni mbikëqyrës. Dhe poashtu nëse keni nevojë të rregulloni përkujdesje të nevojshme afatgjatë. Punëdhënësi juaj nuk është i obliguar të ju paguaj gjatë kësaj periudhe.

Nëse ju do ta dini se keni nevojë për kohë të lirë ju duhet të bëni marrëveshje të tjera me punëdhënësin tuaj.

Kush mund të merrë kohë të lirë për mbikëqyrje?

Nëse ju jeni punëtor, ju mund të merrni pushim për raste urgjente që nga dita e parë e punës, pa marrë parasysh se çfarë orari punoni.

Rrethanat në të cilat mbikëqyrësit mund të marrin pushim

Ju mund të merrni pushim që të:

  • ndihmoni nëse personi për të cilin ju jeni mbikëqyrës është sëmurë, lind, lëndohet apo është sulmuar, apo që të rregulloni përkujdesje për ata;
  • në rast vdekje, përshembull, të rregulloni varrimin, apo të jetë prezent në varrim;
  • të përkujdeset për mbikëqyrësit, duke përfshirë kohën për të rregulluar kujdesin e tyre nëse ata ngelen pa përkujdesje papritmas;
  • të merren me ndonjë incident që ndodh në shkollë me fëmijën tuaj ( kur shkolla e ka përgjegjsinë e fëmijës tuaj)

I tregoni punëdhënësit tuaj se pse ju duhet kohë e lirë nga puna dhe sa kohë përafërsisht do të mungoni. Nuk keni nevojë ta bëni me shkrim këtë.

I varur mund të jetë

Fëmija, prindërit apo çdokush që jeton me ju si pjesë e familjes (por jo qirragjinjtë apo punëdhënësit)

Në rast të sëmundjes apo sulmit

Ju mund të merrni kohë të lirë prej punës për dikend që në mënyrë të arsyeshme varet nga ju për ndihmë apo që ju duhet të rregulloni përkujdesje për ata. Kjo mund të përfshijë edhe ndonjë fqinj të vjetër që ka pasë ndonjë aksident.

Sa kohë të lirë mund të merrni nga puna?

Nuk ka asnjë definim ligjor se sa është e arsyeshme të merrni kohë të lirë - por e drejta është për raste urgjente të vërteta. Duhet të jetë e domosdoshme për ju që të merrni pushim dhe duhet të merret për rrethana të arsyeshme. Për shembull, nëse fëmijës tuaj i bjen lija ujit ju mund të merrni kohë të lirë nga puna që të kujdeseni dhe rregulloni mbikëqyrje, por ju ndoshta nuk mund të merrni dy javë pushim përderisa fëmija juaj është i/e izoluar nga të tjerët për shkak sëmundjes ngjitëse, përshkak se kjo nuk njihet si rast urgjent.

Punëdhënësi juaj duhet të marrë parasysh nëse jeni prindër i vetëm dhe është më vështirë për ju që të gjeni përkujdesje për fëmijë.

Nuk ka kufi se sa herë ju keni të drejtë të merrni kohë të lirë nga puna për të varurit tuaj, por punëdhënësi juaj mund të ia filloj procedurave disciplinore kundër jush nëse ata mendojnë që ju po i keqpërdorni kohën e lirë nga puna për raste urgjente.

Refuzimi i kërkesës tuaj për kohë të lirë nga puna për të varurit tuaj

Punëdhënësi juaj nuk mund ta refuzojë kërkesën tuaj pa arsye, të ju trajtojë në mënyrë të padrejtë për shkak se ju keni marrë apo keni kërkuar të merrni kohë të lirë nga puna në rast urgjent.

Nëse ju kanë përjashtuar nga puna apo ju kanë zgjedhur si tepricë për shkak se ju e keni marrë të drejtën për kohë të lirë nga puna në raste urgjente, kjo automatikisht do të jetë përjashtim i padrejtë.

Gjithmonë mbajeni në mend, nëse keni ndonjë problem për t’i kërkuar të drejta tuaja, mënyra më e shpejtë dhe efektive për t’i zgjdhur mosmarrëveshjet është duke biseduar me punëdhënësin tuaj dhe të kërkoni këshilla profesionale nëse dëshironi të veproni formalisht.

www.multikulti.org.uk