multikulti

Diskriminimi në vend të punës

Discrimination at work

Diskriminimi në raste kur punëdhënësi juaj ka përgjegjësi

Ligji për pagesa të barabarta, kundër diskriminimit racor, gjinor dhe për personat me aftësi të kufizuara i mbulon të gjithë në vend të punës

Diskriminimi në bazë të fesë apo besimeve, apo në bazë të orientimit seksual është joligjor.

Të gjithë punëtorët janë të mbrojtur kundër diskriminimit, duke përfshirë:

  • shegërtët
  • personat që punojnë për vetëveten por janë duke punuar në ndonjë organizatë; dhe
  • personat që bëjnë kërkesë për punësim

Punëdhënësi juaj duhet të ju mbrojë nga veprimi diskriminumes nga punëtorët e tjerë dhe duhet të tregojë që ata kanë marrë hapa të duhura për ta ndaluar diskriminimin. Në vend tuaj të punës duhet të ketë deklaratë të qartë për mundësi të barabarta.

Pagesë e barabartë - diskriminimi në mes gjinisë mashkullore dhe femrore

Femrat dhe mashkujt kanë të drejta të barabarta për punën e njejtë apo për punën e të njejtës vlerë. Nëse ju mendoni që ju jeni duke u paguar më pak se punëtorët e gjinisë së kundërt në vendpunësimin tuaj, ju ndoshta mund të bëni kërkesë kundër punëdhënësit tuaj nën ligjin për pagesë të barabartë të vitit 1970 (Equal Pay Act 1970).

Nëse puna është e vlerës së njejtë, punëdhënësi juaj duhet të tregoj që ka arsye të vërtetë për dallim në pagesë.

Që të bëni kërkesë për pagesë të barabartë nga tribunali për punësim ju duhet ta krahasoni punën tuaj me punësim të njejtë apo mjaf të njejtë që punohet nga një person i gjinisë tjetër. Nëse ju vetëm e keni lëshuar punën aty ju duhet ta bëni kërkesën brenda 6 muajve prej datës kur e keni lëshuar punën.

Diskriminimi për shkak të racës dhe gjinisë

Ligji për diskriminim racor dhe gjinor mbulon të gjitha aspektet e punësimit qysh nga dita e parë kur i’a filloni punën.

‘Racor’ do të thotë ngjyra e personit, raca, nacionaliteti, origjina etnike apo nacionale, por jo feja.

Diskriminimi gjinor mund të jetë diskriminim në bazë të seksualitetit, statusit martesor apo ndryshimit të gjinisë.

Llojet e diskriminimit: direkte, indirekte dhe viktimizimi

Diskriminimi direkt

Do të thotë kur një punëtor trajtohet më keq se një punëtor tjetër në të njejtat rrethana, apo përjashtohet nga puna apo zgjedhet për t’u përjashtuar si tepricë, apo pësimet nga ngacmimet për shkak të racës, seksualititet apo statusit martesor.

Diskriminimi automatik për shkak të gjinisë

Është kur një femër trajtohet më keq se koleget e saja për ndonjë arsye të lidhur me shtatëzëni apo me pushim të shtatëzënisë.

Diskriminimi indirekt

Ndodhë kur një grup njerëzish nuk mund t’i plotësojë kushtet e domosdoshme apo ta arrijë praktikimin e punës në të njejtën mënyrë sikurse punëtorët e tjerë për shkak të racës, gjinisë dhe statusit martesor, kështu që në një grup ndikon më shumë jashtë proporcioneve dhe ata kanë më pak përparësi se të tjerët.

Viktimizimi

Është një punëtor që trajtohet më pak favorshëm sepse, ai/ajo është ankuar për diskriminim apo ka japur dëshmi për ndonjë punëtorë tjetër në rast diskriminimit.

Ngacmimet dhe dhuna

Mund të jenë në mënyrë të ngacmimit apo sulmit fizik, nga punëdhënësi juaj apo në rrethana kur punëdhënësi juaj nuk zgjedh ankesën tuaj në më mënyrë adekuate.

Aksioni pozitiv

Do të thotë që dikush nga një grupi racial apo gjinor trajtohet më favorshëm në mënyrë që të nxisin barazi. Në përgjithësi kjo është jo ligjore, përveq:

  • për të ju bërë të mundshme shërbimet dhe pajisjet dikujt nga një grup i posaqëm racial për t’i përmbushur nevojat e tyre në lidhje me arsimin, trajnimet dhe mirëqenien e tyre;
  • për t’i lejuar punëdhënësit që t’i inkurajojnë njerëzit nga një racë apo gjini që të bëjë kërkesë për punësim apo për trajnim, nëse numri i të punësuarve nga femrat apo njerëzve në atë grup racial është mjaft i vogël.

Rrethanat kur diskriminimi lejohet

Zgjedhja nga një racë e posaqme

  • për aktrim apo rol zbavitës, për të punuar në një restorant etnik, për mirëfillësi
  • për të shërbyer shërbime personale për mirëqenien e njerëzve nga i njejti grup racial për të shërbyer në mënyrë efektive; apo
  • për të punuar në shtëpi private.

Zgjedhja nga një gjini e posaqme

  • kur në një vend punësimi kërkohet femër apo mashkull për arsye të fiziologjisë (kjo nuk përfshin forcën fizike apo qëndrushmërinë), apo për aktrim dhe zbavitje të tjera, për mirëfillësi
  • për ta mbrojtur njerëzimin apo privatitetin duke përfshirë punët në shtëpi private apo në ndërtesë ku punojnë vetëm personat e gjinisë së njejtë ku nevojitet kujdes special për njerëz;
  • për të shërbyer shërbime personale për të nxitur mirëqenie dhe arsim të njerëzve të të njejtës gjini për t’i shërbyer këto shërbime në mënyrë më efektive.

Diskriminimi i njerëzve me aftësi të kufizuara

Kush është i mbrojtur kundër diskriminimit për njerëz me aftësi të kufizuara

Nëse ju keni aftësi të kufizuara mentale apo fizike që ndikon fuqimisht në mundësitë tuaja që t’i vazhdoni aktivitetet ditore normalisht, të drejtat tuaja në punësim mund të mbrohen nën ligjin e vitit 1995 për diskriminim të njerëzve me aftësi të kufizuara. Kjo i mbulon punëdhënësit dhe punë kërkuesit, po jo organizatat me më pak se 15 punëtorë, punëtorët në anije apo aeroplan, zjarrëfikësit, policinë apo ofiqarët e burgut apo anëtarët në forcat ushtarake.

Diskriminimi për njerëzit me aftësi të kufizuara ndodh kur:

  • ju trajtoheni më pak të favroshëm për shkak të aftësive tuaja të kufizara; apo
  • punëdhënësi juaj nuk i përmbush nevojat tuaja të arsyeshme për të zgjedhur vështërsitë tuaja në vend të punës, dhe dështimi nuk mund të asryetohet.

Përmirsime të arsyetushme në vend të punës

Këto mund të përfshijnë:

  • ndryshimet për t’i larguar pengesat që ju vendosin juve në vend të papërshtatur;
  • ndyshime fizike të vendit tuaj të punës;
  • përmirsime të kushteve dhe gjendjes tuaj;
  • përmirsime të procedurave, trajnim, apo që të keni në dispozicion përkthyes, lexues dhe përkrahje.

Çka mund të thotë ’e arsyeshme’ varet nga rrethanat individuale.

Mënyra të tjera të diskriminimit

Punëtorët me sidë apo virusin HIV

Njerëzit me virusin e HIV nuk janë zakonisht të mbrojtur nga ligji për diskriminim të njerëzve me aftësi të kufizuara, por njerëzit me sidë janë të mbrojtur. Infektimi me HIV (Virusi Imuno Deficient) mund të arsyetohet me përjashtim nëse:

  • ju sëmuheni;
  • sida/virusi HIV rrezikon shëndetin të tjerëve.

Nëse dikush ngacmohet për shkak të sëmundjes së sidës/virusi HIV mund të përjashtohet nga puna.

Nëse ju jeni punëtorë që ngacmoheni, ju ndoshta mund të bëni kërkesë për përjashtim konstruktiv nëse punëdhënësi juaj nuk vepron apo jap përkrahje të duhur.

Diskriminimi për shkak të moshës

Legjislacioni për ta penguar diskriminim pë rshkak të moshës planifikohet për vitin 2006. Shteti e ka ndërmarrë një fushatë për ta ndaluar diskriminimin e moshës në vend të punës.

Nëse ju keni vuajtur diskriminim në vend të punës

Nëse ju besoni që keni vuajtur çfardo lloj diskriminimi në vend të punës dhe ju keni ndërmend të veproni në mënyrë ligjore shikojeni fletushkën Konfliketet në Punë.

Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem me shfrytëzimin e të drejtave që ju takojnë, mënyra më e shpejtë dhe efektive për ta zgjidhur problemin është duke biseduar me punëdhënësin tuaj, dhe të kërkoni këshilla profesionale para se të konsideroni të merrni masa formale.

www.multikulti.org.uk