multikulti

Pagesa dhe pushimi për adoptimin e fëmijëve

Adoption Leave and Adoption Pay

Pushimi për adoptim

Qysh nga prilli i vitit 2003, prindërit e fëmijëve të adoptuar kanë të drejtë për pushim.

Kush mund ta marrë këtë pushim?

Që të kualifikoheni për pushim për adoptim, ju duhet të jeni:

  • të punësuar;
  • sapo keni adaptuar fëmijën nga agjencionet e aprovuara; dhe
  • jeni duke punuar vazhdimisht në të njejtën organizatë për 26 javë qysh nga koha kur ju kanë lajmëruar që ju kanë përcaktuar fëmijën.

Prindërit të cilët adaptojnë fëmijë nga shtetet e tjera kanë të drejtë për pagesë dhe pushim për adoptim.

Dëshmia për të drejtën e pushimit për adoptim

Nëse punësuesi ju kërkon dëshmi, ju duhet ‘ti tregoni dokumentet nga agjensioni për adoptim me këto informata:

  • Emrin dhe adresën e agjensionit për adoptim;
  • Emrin dhe datën e lindjes së fëmijës; dhe
  • Datën në të cilën ju kanë lajmëruar se ju kanë përcaktuar fëmijën;
  • Datën në të cilën fëmija vendoset.

Agjensioni i juaj për adoptim do të ju jap çertifikatën e përcaktimit që i tregon të gjitha këto informata.

Pushim i thjeshtë apo shtues për adoptim

Nëse ju jeni prindër adoptiv që do të merrni pushim për adoptim, të drejtat tuaja do të jenë të njejta si të femrave që marrin pushim për lindje të fëmijës përveq që ju duhet të keni punuar për të njejtën organizatë për 26 javë.

Pushimi i thjeshtë për adoptim (Ordinary Adoption Leave) është 26 javë, dhe prindërit adoptues mund të kualifikohen për 26 javë të tjera shtuese (Additional Adoption Leave), përndryshe nga pushimi i lindjes së fëmijës kur nënat kanë të drejtë vetëm për pushim të thjeshtë.

Ju duhet të lajmëroni punësuesit nëse keni ndërmend të merrni pushim për adoptim brenda 7 ditëve (përveq nëse kjo nuk është e mjaftueshme) qysh nga përcatimi me fëmijë për adoptim. Ju duhet të i tregoni datën se kur fëmija do të vendoset me ju dhe kur do ta filloni pushimin për adoptim.

Ju mund ta filloni pushimin prej ditës kur fëmija vendoset me ju apo 14 ditë para kësaj date.

Punësuesi juaj duhet të ju dërgoj njoftim me shkrim brenda 28 ditëve të ju tregoi se kur duhet të ktheheni në punë nga pushimi për adoptim. Ju duhet të i tregoni punësuesit se a do ta merrni 52 javë pushim apo ma pak.

Ju mund ta ndryshoni datën se kur do t’a filloni pushimit duke e lajmëruar punësuesin tuaj me 28 ditë më parë.

Të drejtat tuaja të punësimit gjatë pushimit për adoptim

Të gjitha të drejtat dhe kushtet tuaja të zakonshme të punësimit do të vazhdojnë gjatë pushimit për adoptim, përveq pagesës normale. Kontrata juaj e punësimit do të vazhdojë gjatë pushimit shtues por shumica e kushteve do të pezullohen. Ju ende do të keni të drejtë për periudhën njoftuese, pagesën për largimin nga puna dhe mund t’i përdorni procedurat diciplinore dhe ankesave.

Nëse doni ta lëshoni punën ju ende duhet të i lajmëroni ata sipas marrëveshjes në kontratë. Nëse kontrata juaj përmban kushte lidhur me mirëbesim apo ndonjë ndalesë që të punoni me ndonjë punonjës tjetër, këto ende janë në fuqi.

Të drejtat për kthimin në punë pas pushimit të adoptimit

Të drejtat e punëtorëve për pagesë shtetërore për adoptim (Statutory Adoption Pay) është e njejtë si pagesa shtetërore për shtatëzëni. Ju duhet të merrni rrogë mesatare javore të barabartë apo më shumë se kufizimi i të ardhurave të ulëta në 8 javë, apo pagesë 2 mujorëshe në javën që ju kanë lajmëruar për datën e adoptimit.

Pagesa shtetërore për adoptim paguhet për 26 javë nga 100 funta, apo 90 përqind të ardhurave tuaja mesatare nëse kjo është më pak.

Disa punëdhënës ofrojnë pagesë për adoptim në bazë të kontratës.

Nëse ju nuk kualifikoheni për pagesë shtetrore për adoptim ju mund të merrni ndihmë nga autoritetet lokale. Sa i përket fondit për shtatëzani (Maternity Allowance), i njëjti fond nuk ekziston për adoptim por ju mund të keni drejtë për ndihma të tjera.

Mbani në mend gjithmonë, nëse keni problem për të drejtat tuaja, mënyra më e shpejtë dhe më efektive për ta shqyrtuar është duke biseduar me punësuesit tuaj, dhe kërkoni këshilla nga specialistët para se veproni në mënyrë formale.

www.multikulti.org.uk