Nevojat e posaçme për arsim
Special Educational Needs
- Fëmijët të cilët kanë nevoja të posaçme duhet të marrin ndihmë shtesë në shkollë nëse kanë më shumë vështërsi me mësime se sa fëmijët e tjerë të të njejtës moshë, apo kanë ndonjë të metë që ndikon fizikisht dhe nuk mund t’i përdorin pajisjet arsimore të cilat zakonisht përdoren nga fëmijët e moshës së njejtë në të njejtën pjesë.
- Vështërsitë arsimore mund të jenë rezultat i, p.sh:
- Pa-aftësisë;
- problemeve me sjellje
- vështirësi për të mësuar lexim
Nëse fëmija juaj flet gjuhë tjetër në shtëpi nga ajo që flitet në shkollë nuk do të thotë që fëmija juaj ka nevoja të posaçme.
- Në shumicën e rasteve shkolla duhet të vendos se çfarë ndihme i duhet fëmijëve me vështirësi në mësime. Fëmijëve të cilët kanë vështirësi serioze u nevojitet ajo që është e njohur si ”Vlerësim statutor” (Statutory Assessment) që bëhet nga autoritetet lokale për arsim. Nëse mendoni që fëmija juaj ka vështirësi me mësime ju mund të kërkoni që të bëhet një vlerësim i tillë.
- Vlerësimi statutor bëhet nga autoritetet lokale për arsim. Ekziston një proces ligjor të cilin autoritetet lokale për arsim duhet ta përfillin për të vendosur nëse ka nevojë fëmija juaj për vlerësim statutor. Nëse ata refuzojnë ta vlersojnë fëmijën ju mund të ankoheni te gjykata për nevoja të posaçme arsimore (Special Educational Needs Tribunal).
Nëse autoritetet lokale për arsim vendosin që fëmija juaj duhet të bëjë vlerësimin për nevoja ata duhet të marrin raport për fëmijën tuaj nga:
- ju
- mjeku
- psikologu i arsimit dhe
- shkolla
- ju keni të drejtë të jeni prezent në çfarëdo kontrollimin që i bëhet fëmijës tuaj. Nëse ju refuzoni që fëmija juaj të kontrollohet nga profesionalët arsimor dhe shëndetsor, autoritetet lokale për arsim mund të ju dërgojnë në gjyq që të ju detyrojnë që ta bëni atë.
- Raporti juaj për fëmijën mund të përfshijë mendimet dhe përvojat e juaja dhe raportet nga profesionalët e tjerë të cilët kanë punuar me fëmijën tuaj.
- Autoritetet lokale atëherë duhet të vendosin se a i nevojitet fëmijës tuaj ai lloj i ndihmës e cila mund të merret vetëm nga Deklarata për nevoja të posaçme arsimore (A statement of Special Educational Needs).
- Deklarata për nevoja të posaçme arsimore është dokument ligjor që jipet nga Autoritetet lokale për arsim e cila përshkruan;
- nevojat e fëmijës tuaj për arsim
- ndihma që duhet t’i ofrohet për t’i përmbushur këto nevoja.
Kjo ndihmë zakonisht duhet të përshkruhet në hollësira të plota. Deklarata poashtu duhet të përcaktoj se ku duhet të edukohet fëmija juaj edhepse edukimi mund të vazhdojë të jetë në shkollën ku fëmija është duke shkuar. Në të vërtetë shumica e fëmijëve me Deklaratë i vazhdojnë mësimet në shkolla të thjeshta.
- Ju keni të drejtë të ankoheni te tribunali për nevoja të posaçme arsimore nëse nuk pajtoheni me atë se çka kanë vendosur autoritetet lokale për fëmijën tuaj në deklaratë. Pikërisht, ju mund të ankoheni nëse:
a) autoritetet lokale nuk ia bëjnë fëmijës tuaj vlerësimin statutor apo ri-vlerësimin kur ju keni kërkuar që të ia bëjnë;
b) autoritetet lokale nuk ia japin Deklaratën fëmijës tuaj pasi që e kanë kryer vlerësimin statutor;
c) ju nuk pajtoheni se çka thotë deklarata për nevojat e posame të fëmijës tuaj apo për ndihmën e posaçme që duhet të i ofrohet;
d) autoritetet loakle për arsim nuk e kanë emëruar shkollën të cilën fëmija juaj duhet të shkojë;
e) ju nuk dëshironi ta dërgoni fëmijën në shkollën të cilën ata kanë vendosur;
f) autoritetet lokale për arsim nuk do ta ndërrrojnë shkollën e emëruar në deklaratë pasi që ju thoni nuk dëshironi ta dërgoni aty;
g) autoritetet lokale për arsim nuk e ndryshojnë Deklaratën e fëmijës tuaj pasi që e kanë ri-vlerësuar atë; apo
h) nëse ju nuk pajtoheni me vendimin e autoritetve lokale për arsim që mos ta vazhdojnë Deklaratën për fëmijën tuaj.
- Shumica e shkollave e kanë procedurën e tyre për ankesa dhe nëse dëshironi mund ta konsideroni këtë. Megjithëatë, ju poashtu mund ta dërgoni ankesën tuaj te ministri shtetëror i departamentit për arsim nëse ankesa juaj nuk është shqyrtuar si duhet dhe çështja është serioze. Ju poashtu mund të ankoheni te ombudsmani i qeverisë lokale për vendimet e autoriteteve arsimore, komisionit për pranim në shkollë dhe përjashtim nga shkolla. Megjithëatë ombudsmani i qeverisë lokale merret vetëm me ankesat që kanë të bëjnë me keq-administrimin e cila mund të përfshijë rastet kur organizata nuk i ndjek procedurat e tyre apo kur marrin shumë kohë të bëjnë ndonjë punë. Shkuarja te ombudsmani nuk mund të përdoret si një e drejtë shtesë për ankim.
- Nëse dëshironi të ankoheni ju duhet së pari patjetër të kërkoni këshilla ligjore, sa më shpejt që është e mundshme. Qendrat ligjore mund të ju ndihmojë prindërve me ankesat për nevojat të posaçme arsimore, varësisht nga rasti dhe burimet e qendrës ligjore.
Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Angli dhe Uells.
Qershor 2003