Të drejtat e Arsimit për Azilkërkuesit dhe Refugjatët mbi moshën 16 vjeqare
Entitlements To Education For Asylum Seekers & Refugees (16+)
Në kundërshtim se çka besohet në Britani të Madhe nuk ka pengesa ligjore për studime. Ju mund të studjoni ndonjë kurs nëse i plotësoni këto kushte:
- Ju duhet t’i plotësoni kushtet e pranimit me njohurinë a volitshme të gjuhës angleze dhe përvojë apo kualifikimet e nevojshme dhe
- Ju duhet të jeni në gjendje ta paguani kursin dhe mbani vetën gjate studimit.
Kjo fletushkë shkurtimisht ju shpjegon për fondet dhe të drejtat tjera që mund të kenë efekt në zgjedhjen tuaj të studimeve dhe trajnimit.
Shënim: Ndryshimet në Leje Qëndrimi në Raste të Posaqme (Exceptional Leave to Remain) apo Hyrje të Posaqme
Prej 1 Prillit 2003 këto dy statuse jane shëndruar në Mbrojtje Humanitariane (Humanitarian Protection) dhe në disa raste edhe statusi Leje Qëndrimi me Veprim të Lirë (Discretionary Leave). Ata të cilët e marrin njërën prej këtyre statuseve kanë të drejtat e njejta për arsim si ata që kanë Leje Qëndrimi me Marrëveshje të Posaqme.
Anglishtja për Folësit e Gjuhëve të Tjera (ESOL)
Nëse ju duhet përkrahje që ta mësoni gjuhën angleze, ju mund të studjoni për disa orë dhe mund të vazhdoni të merrni ndihma me të holla. Kurset për anglisht në kolegjet për arsim të mëtutjeshëm janë falas. Shkollat private për gjuhë zakonisht janë shumë shtrejtë. Kontaktoni kolegjin lokal për arsim të mëtutjeshem (Further Education) apo kolegjin për Arsimimin e të Rriturve (Adult Education) për hollësirat se ku mbahen kurset lokale.
Edukimi i Mëtutjeshëm (Further Education)
- Prej shtatorit 2003, azil kërkuesit dhe ata me status Exceptional Leave to remain, Exceptional Leave Entry, Humanitarian Protection dhe Discretionary Leave të cilët nuk e plotësojnë kushtin e banorëve 3 vjeqar dhe janë të moshës 16 deri 18 vjeqare kanë të drejtë për Fondin për Përkrahje (Learner Support Fund). Për të tjerët të drejtat e tyre janë të njejta me ato të shënuara më poshtë nën Studimet Universitare (Undergraduate Study).
- Për kurset me orar jo të plotë (zakonisht më pak se 16 orë në javë) ju mund të paguani çmim me të ulët nëse jeni duke marrë ndihma sociale. Kjo përfshin edhe ndihma nga Shërbimi Kombëtar i Ndihmave për Azil (NASS).
Pagesa të Siguruara për Edukim (Educational Maintenance Allowances EMAs)
Azil kërkuesit nuk kanë të drejtë për këto pagesa.
Këto pagesa jipen nga autoritetet për arsim lokal për fëmijët të cilët e vazhdojnë shkollimin pas moshës 16 vjeqare dhe që kanë të ardhura të vogla.
Megjithatë, rregullat ndryshojnë në mes autoriteteve lokale dhe pagesat por aftësitë vendimarrëse janë nga autoritetet lokale. Pagesat i merrni çdo javë derisa ju vazhdoni me kontratën e mësimeve.
Që të kualifikoheni për këto pagesa ju duhet të:
- Jeni të moshës në mes 16 deri 19 vjeqare; dhe
- Të studjoni në kurs me orar të plotë, kurs në të cilin ju do të kualifikoheni deri në nivelin e tretë me kualifikime profesionale si për shembull GNVQ Advanced, A Levels, NVQ 3; dhe
- Të keni kontratë për studime me kolegj, që përfshin synimet dhe punën tuaj dhe përmbushjen e kërkesave për pjesëmarrje në ligjerata; dhe
- Që qështja të shqyrtohet se a vini nga një familje me të ardhura të ulta.
Edukimi në Shkallë të Lartë: Studime Universitare
Studimet universitare përfshijnë kurset të shkallës së parë dhe Çertifikatat e Larta Kombëtare dhe diplomat. Fondet në dispozicion përfshijnë Kredi për student (që merret nga autoritetet lokale) që të ju ndihmojë me harxhime të përditshme, Fond me marrëveshje të posaqme (Discretionary Awards) që merret nga autoritetet lokale për ata të cilëve ju duhet më së shumti, por zakonisht rrallë i jipet dikujt, dhe fondet për hyrje dhe për të varfërit ( merret nga kolegji apo universiteti për studentat që kanë nevojë më së shumti).
Kushtet për këto lloje të fondeve janë këto në vijim:
- Nëse jeni azil kërkues këto fonde nuk ju takojnë juve pa marrë parasysh sa vjet jetoni në Britani të Madhe
- Nëse e keni njërën prej këtyre statuseve Exceptional Leave to Remain/Entry/ Humanitarian Protection/Discretionary Leave dhe jetoni në Britani të Madhe për 3 vjet para se të i’a filloni kursit ju keni të drejtë për këto fonde. Nëse keni kërkuar azil brenda në shtet, data e rezidencës tuaj zakonisht i’a fillon prej asaj date kur keni arritur në Britani të Madhe. Kërkoni këshilla nga specialistët që ti kuptoni të drejtat tuaja.
- Nëse status të përhershëm (Indefinite Leave to Remain) si refugjatë, ju keni të drejtë për këto fonde pa marrë parasysh sa gjatë keni jetuar në Britani të Madhe.
Ratat e pagesave: Shuma që duhet të paguhet për kurs varet nga statusi juaj i imigrimit. Nëse e keni njërën prej këtyre statuseve Exceptional Leave to Remain/Entry/ Humanitarian Protection/Discretionary Leave apo Status të Përhershëm (Indefinite Leave to Remain) ju keni të drejtë për pagesa të plota që quhen rata ’shtëpiake’. Nëse jeni azil kërkues ju duhet të paguani më shumë, rata ’internacionale’. Në disa universitete pagesat për azil kërkuesit janë më të ulta në marrëveshje të posaqme.
Edukim i Lartë: Bursat Pasuniversitare
Këto bursa dhurohen nga Shoqatat për Hulumtime Shkencore me konkurim. Nëse siguroni vend në kurs dhe i plotësoni të gjitha kërkesat kjo nuk ju garanton bursën. Aplikuesit duhet të ketë diplom me sukses të mirë, zakonisht nga universitetet e Britanisë së Madhe. Kërkesat për bursë pasuniversitare janë të njejta si ato për kredi të studentave (shikoni më lartë nën studime universitare).Në disa nga studimet pasuniversitare mund të merrni fonde tjera nga shteti.
Organizatat Bëmirëse dhe Fondet për Edukim
Një numër nga organizatat bamirëse japin përkrahje financiare për student. Për ndihmë kontaktoni Shërbimet për Këshilla të Bursave Arsimore (telefoni 020 7249 6636) dhe mund të gjeni informata në biblotekë si në libër adresash që quhet The Educational Grants Directory apo Guide To Grants for Individuals in Need e publikuar nga Directory of Social Change. Shikoni me kujdes cilat kushte duhet t’i plotësoni për çdo fond para se ta bëni kërkesën dhe sigurohuni se a i plotësoni këto kërkesa me kursin e zgjedhur.
Fondet Universitare
Disa nga universitetet dhe kolegjet ofrojnë bursa dhe fonde. Vetë universiteti apo sindikati i studentëve mund të kenë fond për të varfër që ofron ndihmë financiare për studentat që kanë vështërsi me pagesa.
Sponsor nga kompanitë private
Disa kompani ofrojne sponzor për disa kurse të posaqme. Industritë e pajisjeve (posaqrisht elektrike, elektronike dhe inxhineri mekanike) ofrojnë sponzore më së shumti. Shihnini librin adresash që quhet ”Sponsorship for Students” në biblotekë.
Kredi për zhvillimin e karierës
Azil kërkuesit nuk kanë të drejtë për këto kredi.
Kjo është kredi nga banka që të ju ndihmojë për arsim apo trajnime. Nëse e keni ndonjë prej këtyre statuseve Exceptional Leave to remain, Exceptional Leave Entry, Humanitarian Protection, Discretionary Leave dhe Indefinite Leave to Remain si refugjatë, dhe jeni të moshës 18 vjeqare dhe i përmbushni kërkesat. Kjo lloj kredie është në dizpozicion edhe nga marrëveshjet në mes shtetit dhe bankave lokale. Studentat mund të marrin kredi prej 300 deri në 8000 funta që ti mbulojnë 80 % të shpenzimeve edhe çmimin e plotë të librave, materialeve dhe shpenzimet tjera për kurs. Për më shumë informata telefononi Learn Direct në 0800 585 505.
Programet për trajnime nga shteti
Këto programe janë të lidhura me punësim. Exceptional Leave to remain, Exceptional Leave Entry, Humanitarian Protection, Discretionary Leave dhe Indefinite Leave to Remain si refugjatë kanë të drejtë për këtë program. Azil kërkuesit të cilët kanë të drejtë pune mund të kenë të drejtë poashtu për njërën nga programet.
Marrëveshjet e reja
Kjo është iniciativë e shtetit që mbahet nga shërbimet për punësim për disa njerëz që janë duke marrë ndihma sociale (Pagesa për punëkërkuesit (Job Seekers Allowance), Ndihma me të holla (Income Support), ndihma për për personat me aftësi të kufizuara (Disability Benefits). Në këtë program ju keni të drejtë për:
- Këshilla dhe udhëzime që ju ndihmojnë ta zhvilloni planin apo trajnimin për profesionin tuaj.
- Kurse fillimtare në ato pjesë të punës apo trajnimit që ju interesojnë juve.
- Pregadidje për punësim, program për zhvillimin e vetëbesimit dhe dijeni personale.
- Vend me orar të plotë për trajnim, arsim dhe punë vullnetare apo punë ambientale për deri një vjet.
- Pagesa shtuese për udhëtim veqmas nga ndihmat tuaja sociale.
Për më shumë informata kontaktoni shërbimet për punësim (Employment Services)
Studimet/trajnimet e bazuara në punësim
Ky lloj trajnimi zakonisht është në dizpoyicin nga organizatat private për trajnim në emër të këshillave lokal për studime dhe shkathtësi. Këto programe në përgjithësi japin:
- trajnime profesionale për nivelin NCQ 2 dhe 3
- vend pune vullnetare për profesionin që e ndjekni
- ndihmë me shkrim/lexim, matematikë dhe kompjutera
- përkrahje me punësim dhe pregaditje për punësim si për shembull kërkesë të punës dhe përmbledjen e përvojave personale CV -in.
- Pagesa shtuese për udhëtim veqmas nga ndihmat tuaja sociale.
Për kriteriet e të drejtave janë të njejta si në marrëveshjet e reja (shikoni më lartë)
ShënimInformatat në këtë fletushkë nuk e spjegojnë ligjin e plotë ose të drejtat tuaja: për këshilla më të hollësishme për rrethanat tuaja personale ju duhet ta kontaktoni këshilltar specialist apo advokat.
Për informata të mëtutjeshme kontaktoni njërën nga organizatat që janë në marrëveshje me Refugee Outreach:
Për këshilla në procesin e azilit kontaktoni:
Asylum Aid
28 Commercial Street
London E1 6LS
Telefoni: 020 7377 5123
Faksi: 020 7247 7789
Për këshilla në ndihma sociale dhe përkrahje të azilit kontaktoni:
Central London Advice Service (CLAS)
Derry House
Penfold Street
London NW8 8HJ
Telefoni: 020 7402 6750 ext.23
Faksi: 020 7224 8264
Për këshilla në arsim, trajnim dhe punësim kontaktoni:
Refugee Education & Training Advisory Service (RETAS)
14 Dufferin Street
London EC1Y 8PD
Telefoni: 020 7426 5837/5817
Faksi: 020 7251 1314
E publikuar në Prill 2003
This document was provided by ROAP www.asylumaid.org.uk