Sjelljet e ‘vështira’ të fëmijëve
childrens "challenging" behaviour
Kjo fletushkë është shkruar për të ju ndihmuar dhe jap vetëbesim për situatat e vështira që ndodhin kur keni fëmijë; të ju jap udhëzime në mënyrat se si ti përmirësoni marrëdhëniet me fëmijët tuaj; dhe të ju njoftoj për rastet kur sjelljet e fëmijëve janë të papranueshme.
Është me rëndsi që fëmijët mos ta lëndojnë vetëveten apo dikend tjetër me sjelljet e tyre.
Kuptoni kërkesat nga ju si prindër
Nuk është lehtë për askend të rris fëmijë.
Mungesa e kohës, energjisë apo të hollave, mund të thotë që ju ndjeheni të brengosur dhe te shqetesuar të shumicën e kohës. Por situata mund të jetë edhe më e ngarkuar nëse sjellja e fëmijës tuaj fillon të jetë e vështirë.
Kur kjo ndodh, jeta juaj familjare mund të dobësohet dhe ardhmëria e fëmijës tuaj mund të jetë nën kërcnim.
Nëse ju mungon vetëbesimi si prindër kjo mund të jetë për disa arsye, duke përfshirë edhe ate nëse ju nuk keni pasë marrëdhënie të mira me prindët tuaj.’
Të gjitha këto mund të vështirësojnë mënyren e tejkalimit të problemeve të fëmijëve tuaj.
Sjelljet e ‘vështira’ të fëmijëve
Fëmijët i testojnë rregullat
Fëmijët e çdo moshe i testojnë rregullat e prindërve. Duke testuar ata mësohen të ju besojnë juve dhe kufirin që ju e caktoni.
Zemërimi nga temperamenti apo duke mos ju dëgjuar p.sh duke thënë ’jo’ dhe ’po e dua ketë’ shpesh, janë mënyrat për t’i provuar kufiret e tyre. Ata janë duke i testuar rregullat tuaja e jo autoritetin tuaj si prindër.
Çka pritni nga fëmijët tuaj
Çka doni për ata?
Si doni ju ata të sillen?
Fëmijët tonë janë pjesë e jona dhe pasqyrim i yni, por janë edhe persona me drejte të tyre.
Çka është reale të pritet nga ata?
Çka është ’normal’?
Me moshë ndërohet dhe sjellja e fëmijëve, me gjëra që mësojnë dhe shkathësi të ndryshme që i zotërojnë, për shembull:
- Fëmija i moshës 2 vjeqare mëson koordinimin fizik, përvetëson gjuhën
- Fëmija i moshës 10 vjeqare mëson t’i kuptojë ndjenjat e veta dhe të kuptojë sjelljet e moshatarve të tij; dhe
- Adoleshentët e moshës 15 vjeqare mendojnë më thellësisht në detyrat e tyre psikologjike si zhvillimin e vetvetes dhe ndjenjat e përkatjes në botë.
Mënyra e praktikimit te prinderit mund të jetë e luhatshme dhe merr formë varësisht nga mosha e fëmijëve dhe personalitetit të tyre. Stili i sjelljeve tuaja si prind do të ndryshojë sipas gjërave të cilat i mësoni dhe fëmijët rriten.
Megjithatë, të njejta principe aplikohen pa marrë para sysh çfarë moshe është fëmija; dhe ju qëndroni të pandryshuar në mënyrën se si i aplikoni rregullat, fëmijet tuaj do të ndjehen më te sigurtë.
Pse ndodhin sjelljet e vështira?
Ndonjëherë fëmijët i shprehin ndjenjat e tyre në mes të sjelleve të tyre sepse kjo është e vetmja mënyrë të ju tregojnë si ndjehen.
Ndjenjat e zemërimit, pengesave apo kur nuk janë të sigurtë për diçka, ndjenjat e fajësimit apo turpit, mund ta bëjnë fëmijën të ndjehen të zhytur plotësisht; të lodhshëm apo të sëmurë; apo kjo mund të përfundojnë në shpërthim emocional apo sjellje.
Çrregullim i Mungesës së Koncentrimit nga Hiperaktiviteti
Fëmijët të cilët janë të palodhur dhe me plot energji mund të përshkruhen si ‘hiper’. Fëmijët me çrregullim të mungesës së koncentrimit nga hiperaktiviteti, sjellja e tyre është e tejskajshëme dhe mund të lëndojë dhe shkaktojë shqetësim në familje dhe të tjerëve përreth tyre.
Fëmijët me Çrregullim të Mungesës së Koncentrimit nga Hiperaktiviteti, kanë koncentrim shumë të shkurtër dhe janë shumë aktiv, posaqërisht kur ju dëshironi ata të jenë të qetë. Sjelljet e tyre të vështira mund të përfshijnë ato ku ata janë të padurueshëm, veprojnë pa menduar dhe i thyejnë rregullat pa menduar.
Këta fëmijë që vuajnë, mund të arrijnë pak në shkollë dhe kanë vështirësi të shoqërohen me të tjerët. Ata mund të hasin në aksidente dhe të bëhen shumë nervoz dhe mos të flejnë mire.
Çrregullimi i Mungesës së Koncetrimit nga Hiperaktiviteti është gjendje shëndetsore që trajtohet me terapi apo ilaqe. Kërkesa e hershme e ndihmës i ndihmon femiut dhe familjes dhe krijon jetë sa më positive në familje dhe komunitet.
Që të mësoni se shkaku i sjelljes së fëmijës tuaj është Crregullimi i Mungesës së Koncentrimit nga Hiperaktiviteti kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm (GP).
Ndryshimet në sjellje
Kur sjellja e fëmiut tuaj bëhet e vështirë, kërkoni përgjigje në:
- Çka ka ndryshuar, apo qka ndryshon në jetën e fëmiut tim?
- Çfarë ndenja mund të ketë fëmija prapa sjelljeve të vështira?
- Ndryshimet e mëdha në jetën e fëmiut shqetësojnë, për shembull:
- ndërimi shkollës;
- humbje e shoqërise; apo
- ndryshimet në zhvillimin fizik gjatë rritjes të tyre.
Përvoja të tjera shqetësuese mund të jenë:
- ndryshime të mëdha dhe të përnjeherëshme në rrjedhat e jetës së tyre normale;
- humbje emocionale, për shembull nëse ndonjëri prej prindve apo kujdestarëve largohet apo vdes;
- probleme në shkollë, për shembull ngacminet, vështërsi me aftësi të mësimit apo ngarkesat e moshatarët të tyre;
- vuajtje apo dëshmitar i dhunës fizike, emocionale apo seksuale; apo
- përdorimi i drogës apo alkoholit.
Sjellje të papranueshme
Çka është ’agresioni’?
Nëse sjelljet e drejtuara juve duken si agresion, atëherë është agresion.
Ta keni parasysh moshën e fëmiut: bërtitjet dhe sjellet në mënyrë agresive të fëmiut dy vjeqar janë më ndryshe se të fëmiut te moshës adoleshente.
Jeni të vetëdijshëm se ju mund të ndjeheni posaqërisht të ndjeshëm për ndjenjat apo zemërimet nga përvojat tuaja personale.
Kur ju i përjetoni këto dhe ndjeheni se nuk mund të duroni, atëhere mund të vini në përfundim se janë sjellje të papranueshme.
Si t’i njihni sjelljet e papranueshme
Këto dy lista të sjelljeve janë për të ju ndihmuar të vendosni se çka është e papranueshme për juve. Ju mund t’i gjeni disa nga sjelljet në listen e ’zakonshme’ si të papranuara. A pajtoheni me këto lista?
Sjellje të zakonshme agresive
Ju mund të filloni t’i ndryshoni gjërat vetëvetiu por edhe do të ju ndihmojë nëse bisedoni për këtë me anëtarët e tjerë të familjes dhe shoqërinë tuaj.
Sjelljet e zakonshme agresive përfshijnë:
- sharjet të drejtura juve apo anëtarve të tjerë të familjes, apo britmat dhe uluritjet;
- nënçmimet dhe të ju quajnë emra të këqinj;
- përdorim i fuçisë fizike ndaj njerëzve të tjerë; për shembull shtyerjet etj.
- kërcenim që do të përdorin fuçi fizike;
- të ju injorojnë apo duke mos biseduar me ju;
- ngacmojnë dikend për ndonjë çështje të ndjeshme - tipare fizike apo të kaluarën e familjes; apo
- pushtimin e hapësirës personale të dikujt - hyrje pa leje në dhomë të dikujt tjetër, lexuar dikujt ditarin personal apo duke qëndruar shumë afër dikujt me qëllim.
Edhe pse këto lloj sjellje janë mjaft të zakonshme, por kur ndjeheni se situata nuk mund të përballohet, atëhere duhet të kërkoni ndihmë.
Sjelljet e tepruara agresive
Janë sjellje të cilat mund të dëmtojnë fëmiun tuaj, juve dhe njerëzit e tjerë.
Sjelljet e tepruara agresive përfshijnë:
- lëndimet fizike të tjerëve, duke përdor fuçinë fizike, gjatësinë dhe trupin për t’i frikësuar dhe lënduar të tjerët;
- ngacmimi i motrës/vëllait, shoqërisë së shkollës dhe/apo ju duke përdor tallje, kërcnime, frikë dhe duke i bërë njerëzit tjerë të frikësohen nga ata.
- duke përhapur thashethëme për dikend tjetër;
- duke lënduar apo mbytur me qëllim kafshë të vogla;
- duke shkatëruar shtëpinë apo pasurinë e dikujt tjetër me qëllim;
- vjedhje dhe shkatërimi i pronës publike;
- lëndimi i vetëvetes me therrje apo duke bërë përpiqje për vetëvrasje; apo
- dhunuar seksualisht një fëmijë tjetër.
Në këto situata serioze, apo kur sjelljet e zakonshme agresive duket se ju nuk mund t’i perballoni, ju duhet të kërkoni ndihmë sa më shpejt që është e mundur, jo vetëm prej shoqërisë dhe familjes mirëpo edhe nga komuniteti i gjërë.
Pranoni se problemi ekziston
Ndonjëherë është vështirë të pranoni se problemi ekziston. Nëse ndjeheni të kërcenuar nga sjelljet e fëmiut tuaj ju mund të ignoroni problemin me shpresë se do të kalojë, apo shpresoni se fëmiu do të kalojë këtë fazë konflikti.
Duke e pranuar ekzistimin e problemit është hapi më i rëndsishëm në vendimin se ju nuk i lejoni këto sjellje.
Mos harroni që ju jeni duke bërë atë që është për të miren e fëmiut tuaj; ju nuk keni nevojë të ndiheni fajtor. Shqetësimet e përditshme të prindve mund të jenë shumë demoralizuese dhe kërkon kurajo të madhe t’i ndryshoni gjërat.
Nëse ju keni përjetuar dhunë fizike nga partneri/burri juaj, do të jetë jashtëzakonisht vështirë nëse fëmijët tuaj zemërohen me ju apo me të tjerët.
Si të kerkoni ndihmë?
Është mirë të kërkoni ndihmë kur ndjeheni të kapluar nga brenga apo kur punët e përditshme, shëndeti juaj fillon të ju dëmtojnë. Nëse fëmijët tuaj të tjerë pësojnë sepse dëshmojnë apo përjetojnë këto sjellje të dhunshme, kjo është koha kur duhet të kërkoni ndihmë.
Mos i mbani në vete
Të kërkoni ndihmë nuk është lehtë posaqërisht nëse jeni prind i vetëm. Shume lehtë mund të bindni veten se jeni vetë-mjaftueshëm apo të pavarur.
Mbani mend: me kërkim të ndihmës ju pranoni kufirin e aftësive tuaja, veproni me përgjegjësi dhe u jepni fëmijëve tuaj shembull të mirë.
Kur është koha të kërkoni ndihmë?
Nëse pyetjeve më poshtë ju përgjigjeni ‘po’ është koha të kërkoni përkrahje nga të tjerët që të ju ndihmojnë t’i përballoni sjelljet agresive të fëmiut.
A ndjeheni që ju:
- mundoheni t’i zgjedhni problemet vetë, por asgjë nuk ndryshon;
- ndjeheni të shpartalluar dhe nuk dini çka të bëni;
- ndjeheni fajtor që nuk i zotëroni gjërat më mirë;
- keni vështërsi ti zotëroni gjërat e përditshme;
- ndjeheni gjithmonë të zemëruar;
- përpiqeni vetëm, friksoheni se si njerëzit tjerë reagojnë apo mendojnë për ju dhe fëmiun tuaj?
A frikësoheni se:
- fëmiu juaj mund të shkoj të jetojë me prindin tjetër;
- fëmiu juaj do të dërgohet nën kujdesin e tjerëve; apo
- për sigurinë tuaj, apo frigoheni të shkoni në shtëpi?
- sjellja e fëmiut tuaj është:
- lënduese apo e dhunshme për ju apo njerëzit e tjerë;
- ju bën që ju të frigoheni për sigurinë e fëmijëve të tjerë;
- ju bën që ju të frigoheni për sigurinë e fëmijës tuaj; apo
- pengoj funksionin në apo shkuarjen në shkollë?
A keqësohen këto:
- marrëdhëniet me fëmiun tuaj;
- mundimi t’i ndihmoni fëmiut me detyrat e shtëpisë;
- marrëdhëniet e fëmiut tuaj me anëtarët tjerë të familjes, shoqërisë dhe fqinjët; apo
- marrëdhëniet tuaja me çdokend rreth jush kështu që kjo shkakton dëm në shëndetin dhe lumturine tuaj?
A brengoseni se:
- fëmiu juaj ka problem të veçantë, për shembull në shkollë, me shoqëri apo me drogë ose alkohol?
Kur agresioni kthehet në dhunë fizike
Nëse keni lëndime të shkaktuara nga agresioni i fëmiut të rritur apo nuk ndjeheni të sigurt në shtëpi tuaj, atëherë është me rëndësi që dhuna të ndalet. Është me rëndsi që të kërkoni ndihmë dhe mos të merreni vetëvetiu për këtë.
Nëse keni ndonjë brengë ligjore e kontaktoni një advokat. Nëse dhuna fizike është e vazhdueshme nga fëmiu i rritur atëhere ju ndoshta dëshironi ta kontaktoni policinë apo Shërbimet e Socialit (Social Services).
Ku mund të kërkoni ndihmë për fëmiun tuaj
Bisedoni me njerëzit që keni besim
Kur ndjeheni se jeni në gjendje bisedoni për brengat tuaja me një shok/qe që ia respektoni mendimet, apo bisedoni me dikend që ka kaluar në situatë të njejtë.
Mundohuni t’i përfshini njerëzit e tjerë për të ju përkrahur në rolin tuaj si prindër – për shembull, prindët tjerë që i njihni apo prindërit nga grupet, bibloteka juaj e afërt mund të ju ndihmojë t’i gjeni.
Njerëzit të cilët kanë përgjegjësi për fëmiun tuaj
Në komunitetin tuaj ka njerëz të tjerë të cilët e njohin, kujdesen apo kanë përgjegjësi për fëmiun tuaj.
Nëse ata janë punëtorët në foshnjore, mësuesit, trajnerët apo udhëheqësit e klubeve rinore, këta mund të ju tregojnë më shumë për sjellejt e fëmijës tuaj përderisa fëmija është me ata, për ndonjë ndryshim që ka ndodhë dhe si fëmija sillet në situata tjera. Këta janë njerëz me përgjegjësi për fëmiun tuaj të cilët mund të ju mësojnë me shembuj dhe mund të ju tregojnë rregullat e sjelljeve në foshnjore, shkollë apo klub.
Ata mund të ju ofrojnë edhe këshilla të tjera praktike. Ju mund të punoni bashkë që të vendosni cakun për fëmiun tuaj dhe t’i përdorni të njejta rregulla.
Mjeku juaj i përgjithshëm (GP) mund të ju ndihmojë me udhëzim te terapisti për familje apo psikologun për fëmijë. Për fëmijën nën moshën 5 vjeqare te infermjeria e shëndetit (Health Visitor) poashtu që mund të ju ndihmojë.
Bisedoni me agjencionet e komunitet
Shkolla, shërbimet e socialit apo policia mund të ju ofrojnë përkrahje apo ndihmë – posaqërisht nëse ju i kontaktoni ata në atë fazë kur sjellja e fëmiut është problematike por para se të bëhet kërcënuese.
Këto agjensione të komunitetit punojnë në mënyra të ndryshme:
Shkollat
Inkurajojnë prindët të marrin pjesë në mbledhje të prindëve dhe mësuesve. Shkollat kanë influencë të rëndsishme në jetën e fëmiut dhe mund të jenë burim i informatave për aktivitet jashtë orarit shkollor në vendin ku jetoni.
Nëse e përfshini shkollën, mësuesit do ta kuptojnë më mirë vështërsitë e fëmiut tuaj. Ju dhe shkolla do të jeni në gjendje ta përkrahni njëri tjetrin në mënyrën se si merreni me diciplinë dhe si ti përballoni sjelljet e vështira.
Shërbimet e Socialit
Janë të përkushtuar të ju ndihmojnë familjeve që familjet t’i ndihmojnë vetëvetes, posaqërisht kur prindët janë ata të cilët kontaktojnë shërbimet e socialit. Këta mund të jenë burim i rëndsishëm për informata dhe përkrahje.
Kur ndjeheni që sjellejt e fëmiut tuaj janë jashtë kontrollit tuaj, ju dhe anëtarët e tjerë të familjes vuajnë nga pasojat. Shërbimet e socialit ndoshta mund të ju ndihmojnë. Ata mund të ju caktojnë një punëtor/e sociali për familje apo dikend që mund t’i ndihmojë fëmiut tuaj me vëmendje të posaqme dhe të ju ndihmojë atyre ta përballojnë agresionin e tyre.
Si masë të fundit nëse nuk jeni në gjendje t’i përballoni këto shërbimet e socialit mund të rregullojnë që fëmija juaj të shkojë të jetojë përkohësisht me familje zëvendësuese (Foster Family).
Kur fëmijët dhunohen fizikisht apo lënë pasë dore nga moskujdesi, atëhere roli tjetër i shërbimeve të socialit është të ndërhyjë për ta mbrojtur fëmijën.
Stacioni lokal policor
Mund të ju ofrojë informata për komunitet si programet vëzhguese rinore apo grupet për pakësimin e e krimeve rinore.
Nëse fëmija juaj hyn në problem me policinë, gjykata mund të ju jap urdhër prindor të ju ofrojë ndihmë praktike që e përkrah fëmijën tuaj të largohet nga problemet. Kjo do të thotë që ju duhet të ndjekni programin për prindër.
Programet për prindër
Mund të ju jap ideja që t’i provoni në shtëpi dhe shpesh mund të veprojnë si rrjet shoqëror dhe mund të ju ndihmojë juve që të keni më shumë njohuri për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës tuaj.
Bibloteka lokale, infermjerja e shëndetit, shërbimet e socialit apo ndonjë organizatë vullnetare lokale mund të ju tregojë për këto apo për grupe të tjera për prindër.
Jeni nën kontroll të situatës
Është e preferueshme që ju jeni ata që i kontaktoni këto agjensione dhe kërkoni ndihmë kështu që ju të mbeteni në kontroll të situatës.
Nëse shkolla, policia apo shërbimet e socialit intrervenojnë në familjen tuaj përshkak se dikush tjetër i ka lajmëruar, ju mund të ndjeheni që ju nuk jeni në kontroll të situatës.
Për shembull, nëse sjelljet e fëmiut tuaj fillojnë të kenë pasoja tek njerëzit jashtë shtëpisë tuaj, një fqinjë mund të veprojë rreth situatës dhe kontaktojë njërën prej këtyre agjensioneve para juve.
Nëse ju mund t’i kontaktoni këto agjensione të jashtme, mos harroni që me këtë ju po i ndihmoni fëmiut dhe familjes tuaj, dhe me këtë ndjeheni si prindër me përgjejgësi. Ju po kujdeseni për familjen tuaj dhe veten në mënyre përgjegjëse dhe keni menduar për situatë.
Prindët: çka bënë punë?
Të jeni prindër me vetëbesim
Aftësitë që i keni dhe ato që mund t’i praktikoni
Idejat që i japim në këtë pjesë shpresojmë se do të ju përkujtojnë që ju jeni duke vepruar mirë dhe të ju ndihmojë që të keni besim në vete.
Disa ideja ndoshta ju i keni harruar sepse keni jetuar nën presion dhe tjerat i keni mësuar nga përvojat apo nga shoqëria dhe familja.
Mos harroni: ju dini çka është më mirë për fëmiun tuaj dhe ju dini çka bën punë për ata.
T’i japni fëmiut tuaj kohë dhe vëmendje
Kohë për çdo fëmijë
Secilit prej fëmijëve tuaj i nevojitet koha juaj dhe juve ju nevojitet koha t’i dëgjoni ata.
Duke qenë të interesuar me të vërtetë se çka thotë, bënë dhe ndjen fëmiju – jo vetëm kur ata janë duke qenë të vështirë por edhe kur janë të arsyeshëm – në këtë mënyrë ju mund t’i ndaloni problemet me kohë.
Dashuria është çka fëmijëve ju duhet më së shumti të kenë vetëbesim. Tregoju fëmijëve se ju i vlerësoni ata një nga një si persona të veçantë.
Gjeni kohë të bëni gjëra me ta veqmas, për shembull lexoni së bashku, luani lojra, bëni ndonjë sport së bashku apo shkoni në dyqane së bashku.
Keni lavdata për çdo fëmijë tuaj
Gjeni situata kur mund të qeshni së bashku, lavdata, përkledhje dhe falenderime. Ne të gjithë ndjehemi më mirë kur jemi të çmuar pasi pranojmë kompliment.
Nëse japni fëmiut tuaj komplimente për sjelleje të mira dhe për kualitetet dhe mundësitë e tyre ju i ndihmoni të rriten me vetëbesim.
Në vend se t’i gjykoni ata, provoni të bisedoni për gjërat te cilat i shihni dhe ndjeni. Në këtë mënyrë fëmijët ndjehen të rëndsishem dhe tregoni se i njihni përvojat e tyre. Për shembull:
- ‘unë të pashë kur u largove nga ajo e cila të thirri emra të këqij, në park’ .... jam shumë krenar/e që ti largove dhe gjete dikend tjetër të lozni’.
- I thuani këto lavdata fëmiut për sjelljet e tyre me një fjali si:
- ‘u largove nga një situatë e vështirë. Kjo të mban të sigurt.’
- ‘më vjen mirë se më tregove mua. Kam dëshirë të dijë me çka merresh.’
Identifikoni ndjenjat e fëmijëve tuaj
Pengesat dhe temperamenti fizik i fëmiut mund të vjen për shkak se nuk janë në gjendje të tregojnë si ndjehen saktësisht. Të mësohen se si t’i identifikojnë dhe sqjarojnë ndjenjat është pjesë e rritjes dhe ju ndihmon atyre që ndjenjat e tyre janë më të lehta.
I dëgjoni fëmijët se çka thojnë. Mundohuni t’i shihni gjërat si i shohin ata. Ju ndihmoni atyre të ju tregojnë se si ndihen dhe kjo do të ju ndihmojë të kuptojnë dhe përballojnë ndjenjat e tyre. Për shembull:
- ju mësoni emrat për njdenjat e tyre të ndryshme: Mua ma merr mendja se ti po bërtet pasi që ndihesh i zemëruar’;
- tregoni se ju i kuptoni si ndjehen ata:‘ ‘kisha pasë dëshirë të kem shkopin magjik t’i largojë frikat tuaja’;
- tregoni atyre se ju i pranoni dhe i kuptoni ndjenjat e tyre, edhe pse ju dëshironi që sjelljet e tyre të ndryshohen: Unë po e shoh se je i/e zemëruar me ate. I tregoni atij çka don me fjalë jo me grushta’.
Edhepse ju ende duhet të caktoni kufijtë, ju po i tregoni se po i kuptoni si ndjehen duke vendosur veten në vend të tyre’; ju tregoni mirëkuptim. Ju mund të thoni diçka si:
‘ti ndoshta po ndjehesh shumë i/e zemëruar se ju nuk mund të keni atë gjë, por jo, unë s’mund të ju blej ate tani për tani.’
Këto janë ndoshta vështirë t’i mbani në mend por mund do të ju ndihmojë. Kjo mund ndoshta edhe ta zvogëlojë zemërimin e fëmiut dhe temperamentin fizik në vend se të keqësoni gjendjen.
Disa prindë brengosen nëse ata i pranojnë ndjenjat si zemërimin dhe pengesat është e njejta sikurse ta pranoni gjaknxehtësinë e tyre, apo agresioni është në rregull. Por duke i pranuar ndenjat e tyre ju po i konfirmoni ndenjat e fëmiut – është në rregull të keni ndenja. Por ju prapë mund të thuani ‘jo’.
Si të ju ndihmoni fëmiut të mësojnë dhe zhvillohen
Si t’i ndihmoni fëmiut të mësojë bashkëpunim
I ndihmoni fëmiut ta sheh problemin nga ana e personave të tjerë. Për shembull, ju mund të thuani ‘Çka mendon, si ndihet motra jote?’, në vend se të thuani ‘Je shumë vetjak, kur nuk mendon për të tjerët’.
- Ndihmoni me informata të thjeshta, për shembull, në vend se ‘Sa here duhet me të thënë mos bërtit?’ e provoni këtë ‘Shumë zhurmë. Po më dhëmbin veshët’.
- Thuani me një fjali apo fjali të thjeshta, për shembull, Ngadale!’, në vend se fjali të gjatë kur thënia mund të humbet.
- Bisedoni për ndjenjat e tuaja. Në vend se, ‘Mos mu ngjit!’, thuani ‘unë nuk kam dëshirë me më tërheq për qafe. Më pëlqejnë përkledhjet e buta.’
- Shruajeni një shënim që thotë: ‘Para se të shikoni televizior i palosni të gjitha lodrat’ dhe ngjiteni në televizior.
‘Shikoni çka bëjë, dhe bëni çka bëjë unë’
Fëmijët shikojnë dhe mësohen prej njerëzve të tjerë rreth tyre
Nëse fëmijët e tuaj bërtasin apo shajnë dhe ju bërtisni atyre me zë më të lartë, në këtë mënyrë ju vet ju jepni shembull atyre se forca dhe fuqia janë mënyra se si zgjidhen konfliketet.
Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të arsyeshëm. Jeni të qartë se si ndjehen ata: ‘Po, është vështirë, pajtohem’, por të njejtën kohë tregoju se çka do të jenë pasojat e sjelljeve të tyre.
I ndihmoni fëmiut të mësojnë pavarësi
Fëmijët duke u rritur ata vazhdimisht provojnë gjëra të reja. Duke pasë zgjedhje dhe marrë vendime për veten, është mënyra që ata mësojnë pavarësi, kjo është aftësi me rëndësi jetësore.
Fëmijët e vegjël
Kanë mundësi të kufizuara për dy zgjidhje, të dyjat janë në rregull për juve. Për shembull,’A dëshiron ta ndan këtë lodër apo të ju jap një tjetër?’.
Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët
Shpesh dëshirojnë të bisedojnë scenario të ndryshme: çka do të jetë rezultati, çka dëshirojnë të ndodhë, dhe rreziqet dhe përparësitë në veprimet e ndryshme. Ju ende jeni prindi i tyre dhe ju gjithëmon mund të rregulloni marrëveshjet.
Tregoni respekt për përleshjet e tyre
Për shembull nëse ata e kanë vështirë të gjejnë shoqëri, ju mund të bisedoni për këtë apo i lejoni ata të i ftojnë shokët/qet e klasës në shtëpi pasë shkollës.
Mos bëni shumë pyetje. Për shembull, vetëm thuani. ‘Më vjen mirë që të shoh’, në vend se, çka ka ndodhë?’, apo ‘Mos ke hyrë në ndonjë ngatërresë?’
Merrni kohë të përgjegjeni, për shembull, ‘Pyetje e mirë. Çka mendoni ju?’.
E inkujaroni fëmijën tuaj të pyes të tjerët. Për shembull, thuani, ‘Nuk jam i/e sigurt; pse nuk e pyetni mësuesin/en?’
I japni fëmiut shpresë. Për shembull, thuani ‘A të intereson kjo?’, në vend se ‘Mos e përmend, harroje’. Apo thoni ‘A ka mënyrë tjetër’, në vend se ‘Kjo është e pamundshme’.
Përdorni rregulla reale dhe të pandryshuara
Fëmijët mësohen nga gabimet që i bëjnë dhe ata natyrisht i testojnë rregullat si pjesë e mësimit të tyre. Në të njejtën kohë ata dëshirojnë të dinë kufizimet dhe rregullat.
Në shtëpi rregullat duhet të jenë të qarta sikurse janë në shkollë apo si në sport dhe lojra. Mundohuni t’i mbani rregullat reale dhe të përshtatshme për moshën e fëmiut tuaj.
Ju mund t’i shkruani rregullat dhe vendosni aty ku të gjithë mund t’i shohin.
I mbani pasojat e mos sjelljeve poashtu të thjeshta dhe të qarta. Nëse kërcënoheni se do të largoni diçka të dashur nga ata atëhere ju duhet të jeni të pregaditur ta bëni këtë. Fëmijët e vegjël duhen të shpërblehen apo të denohen sa më shpejt aq më mirë.
I shpërbleni sjelljet e mira
Vëni re kur fëmijët tuaj sillen mirë.
Vëni re dhe e shpërbleni sjelljet që dëshironi fëmija t’i përsërit. Në të njejtën kohë e reduktoni vëmendjen për sjelljet e padashura.
Çdo here kur i vëreni dhe përmendni sjelljet që ju dëshironi ato më shpesh të ndodhin. Kështu që koncetrohuni në sjelljet që keni dëshirë të ndodhin prapë.
Ndryshoni sjelljet agresive
Si të merreni me konfliktet dhe ankthin e fëmijëve
Tregojuni shembuj
T’i ndihmoni fëmijëve të merren me konfliktet dhe ankthet është njëra prej aftësive më me rëndsi që ju mund t’i ndihmoni fëmijëve.
I mësoni ata me shembuj, me veprime që janë të mundshme të merren me konflikt në mënyrë konstruktive kështu që askush mos të lëndohet. I mësoni ata që më mirë është të bisedojnë dhe të kërkojnë ndihmë kur ju nevojitet.
Diciplina
Diciplina është përfituese për fëmijën tuaj. Poashtu ju ndihmon atyre prej rreziqeve dhe ju ndihmon të siguroheni që sjellja tyre të mos jetë kundër sociale.
Shumë njerëz ende mendojnë se diciplina do të thotë rrahje, si është dënime trupore. Megjithatë ju mund ta diciplinoni fëmijën pa dhunë fizike.
Dhuna fizike nuk është zgjedhje
Dhuna nuk është mënyra t’i zgjidhni konfliktet apo zemërimet: njerëzit lëndohen në këtë mënyrë.
Nëse ju zgjedhni t’i rrahni fëmijët tuaj, në këtë mënyrë i mësoni ata që është në rregull t’i goditni njerëzit që i doni. Fëmijët në këtë mënyrë rriten me porosi të përziera dhe ngatërruese.
Poashtu, të goditni fëmijën me sjellje të këqija nuk ju ndihmon atyre të kuptojnë se në çka kanë gabuar. Dhe kjo nuk i ndal sjelljet e këqija që të ndodhin prapë.
Dënimet fizike janë të rrezikshme; mund të shkatojë dëm të përhershëm në fëmijë. Në disa shtete rrahja është ilegale. Shuplakat e vogla mund të shumohen në goditje të rënda. Në fund fëmiju zemërohet dhe lëndohet dhe nuk ka kuptuar se si t’i rregullojë gjërat.
Më e keqja është se fëmija mësohet të jetë i/e dhunshme për fëmijët e vegjël kur shqetësohen ata.
Duke i larguar fëmijët nga situatat e dhunshme apo duke i hutuar nga sjelljet e dhunshme ju i mësoni ata që dhuna nuk është gjë e mirë dhe askush nuk e meriton të trajtohet në mënyrë të dhunshme.
Rregullat dhe shpërblimet
Ju duhet të keni rregulla në shtëpi kështu që çdo anëtar i familjes mund të jetojë në qetësi me të tjerët. Mirëpo rregullat dhe si familja juaj funksionon do të ndryshojë me kohë gjatë rritjes së fëmijëve.
Ju mund t’i përkujtoni rregullat e shtëpisë fëmijëve duke i dërguar me postë rregullat, dhe detyrat që ata duhet t’i bëjnë në shtëpi. Ju mund të keni një tabelë ku mund t’i shënoni gjërat e mira që fëmija i bënë dhe mund ti tregoni çdokujt se sa shumë i vlerësoni ata.
Fëmijët e vegjël dhe konfliktet
Gjeni se çka i mundon ata
Fëmijët e vegjël ndoshta thjnë se nuk kanë askend të bisedojnë kur brengosen për diçka. Në të vërtet ndoshta ata nuk mund të ju tregojnë kur brengosen për diçka.
Nëse mund të ju lexoni ndonjë libër së bashku për fëmijët që janë në situatë të njejtë, mandej ju mund të bisedoni se çka po ndodhë në tregim – kjo mund të ju ndihmojë të gjeni se çka e brengos fëmijën dhe çka shkakton sjellje të vështirë.
Mënyra tjetër se si mund t’i spjegoni ndjenjat e tyre është nga loja dhe vizatimet e tyre. Kur flisni se çka i brengos ata, atëherë ju jeni në gjendje të bisedoni për sjelljet e tyre dhe çfarë efekti ka në ata dhe njerëzit e tjerë.
Gjeni mënyra të tjera se si mund ta dënoni fëmijën
E mësoni fëmijët të jenë të dobishëm
- ‘unë dëshiroj që ti të luash me lodra apo vizaton derisa do të flas në telefon’, në vend se ‘unë do të ju tregoj diçka nëse e përsëritni prapë atë’.
- Tregoni që ju nuk jeni në favor të sjelljes së fëmijës, por jo ata si person:
- Të i thërrisni njerëzit emra të ndytë është shumë keq. I shqetëson ata, në vend të ‘ ju jeni shumë të pasjellëshëm’.
- I japni fëmiut informata në vend të kërcënimeve:
- ‘është më mirë të shkruani në letër se në murr’, në vend ‘nëse e përsëritni ate prapë unë do të ju godas’.
Veproni dhe zgjidhni problemet:
- ‘Nëse je i/e zemëruar, ti mund të del jashtë dhe shqelmo topin – ky nuk do të thehet sikurse gota që u thya’.
- Jeni të qartë se çka të pritni prej tyre dhe çka dëshironi:
- ‘Në familjen tonë kemi dëshirë për puthje dhe përkledhje, jo shuplaka që dhëmbin’.
I tregoni fëmijës se si t’i përmirësojnë gjërat:
- ‘Ju lutem kërkoj falje shokut/qes dhe i thoni se herën tjetër nuk do të silleni në atë mënyrë’.
I japni fëmijës zgjidhje, për shembull:
- ‘Ti mund te largohesh dhe numro deri në dhjetë, apo i tregon mësuesit/es.
- Ia spjegoni pasojat e pasjelljeve fëmiut tuaj:
- ‘Nëse më godet, kjo më bënë të pikëlluar dhe zemëruar, por kur bisedon për ndjenjat tuaja unë do të ndihmojë’.
Mënyrat të tjera të denimeve nga ato fizike
Nëse mendoni se fëmiu sillet keq çëllimisht, më efektive do të jetë nëse ju ndaloni atyre diçka që ata kanë dëshirë në vend se t’i rrahni.
Nëse sjelljet e këqija janë të pakontrolluara, ndoshta do t’i ndihmojë fëmiut të largohet nga grupi, apo aktiviteti që shkakton vështërsi, të jenë vetëm derisa qetësohen.
Pregadituni për situata të vështira
Fëmijët e vegjël ndjehen më të lumtur kur hajnë rregullisht, flejnë në kohë të rregullt dhe kohën kur është për lojë. Fëmijët kanë vështërsi nëse këto nuk mbahen me rregull, apo nëse ju duhet të bëni diçka tjetër apo të kujdeseni për dikend tjetër si fëmijët e tjerë apo antarët tjerë të familjes.
I pregaditni fëmijët për këto ndryshime në orarin e tyre, apo i udhëzoni dhe udhëheqni në situatat e ndryshuara. Ju lejoni kohë të pregaditen duke ju treguar me kohë se çka do të ndodhë në atë ditë, në orën e ardhshme dhe kështu me rradhë. Mund të jetë mirë nëse ju i përsëritni këto ndryshime disa herë.
Fëmijët më të rritur, adoleshentët dhe konfliktet
Bëhuni të patundur dhe të panëshëm
Kur jeni duke u marrë tërë kohën me sjellje të këqija dhe rregulla të thyera mundohuni të jeni të patundur dhe të pa-anshëm.
Së pari i japni vetes kohë të mendoni sa me rëndsi është kjo çështje dhe nëse ju duhet të veproni.
Nëse mendoni me kujdes për këtë fëmiu juaj do të mësohet me shembull se si të sillen dhe përballojnë vetën në situata të vështira.
Nëse frikësoheni nga reagimet e dhunshme fizike
Nëse keni vendosur ta konfrontoni fëmijën tuaj më të rritur apo adoleshent dhe brengoseni se do të reagojnë me dhunë fizike, ju mund të provoni këtë mënyrë:
- së pari i jepni kohë vetës të qetësoheni dhe mendoni se çka do të bëni dhe thoni;
- pastaj ju thoni atyre se dëshironi të bisedoni diçka me ata; dhe
- caktoni kohën kur do të bisedoni, ndoshta nesër në mëngjez.
Nëse mund të planifikoni të bisedoni për këtë çështje të qetë, fëmiu juaj mund të reagojë më pak dhunë. Kjo poashtu mund të ju ndihmojë t’i shmangeni të thoni gjëra që nuk dëshironi në gjaknxehtësi me të cilat mund të pendoheni më vonë.
Kur bisedoni ia spjegoni fëmijës tuaj se si ndjeheni se çka kanë bërë ata dhe ju japni kohë atyre të ju tregojnë se si ndjehen.
Çka ndodhë pas kësaj
Bisedoni me fëmiun në mënyrë e cila i ndihmon të përmirësoj sjelljet e tyre që është më e pranueshme për ju dhe njerëzve të tjerë rreth tyre.
Ju mund të pajtoheni në kompromis edhe pse nuk është perfekt, ju mund ta pranoni atë dhe qka është e pranueshme për fëmiun tuaj.
Bisedoni se cilat do të jenë denimet nëse nuk mund të pajtoheni për kompromis apo nëse kjo marrëveshje nuk mbahet me kohë.
Kur duhet të ketë pasoja
Nëse ju vendosni ta dënoni fëmijën, mundohuni të ti japni denim shumë të ashpër. Mundohuni ta përshtatni denimin me sjellje.
Denimi që mund ta japni fëmijës është që t’i ndaloni të dalin apo të ju ndaloni një aktivitet ose dhuratë.
Goditja apo bërtimat nuk janë efektive. Në këtë mënyrë ju i tregoni fëmijëve se si të rriturit merren me zemërim dhe pengime, fëmijët mendojnë se është e pranueshme të reagojnë në mënyrë agresive kur janë të zemëruar.
Fëmijët zakonisht janë të frikësuar më shumë se ju mendoni kur ju jeni të zemëruar apo refuzoni të bisedoni me ata.
Nëse këto mënyra nuk bëjnë punë
Nëse mendoni se këto mënyra nuk ju ndihmojnë mundohuni të gjeni mënyra të tjera që mund të ju ndihmojnë.
Nëse fëmijët janë rritur me dhunë fizike
Nëse fëmijët tuaj kanë qenë dëshmues apo kanë përjetuar dhunë fizike në shtëpi, kjo nuk do të thotë që ata automatikisht do të sillen në mënyrë agresive vetëvetiu apo rriten të bëhen të dhunshëm.
Disa prej tyre ndoshta mund të sillen në mënyrë agresive përderisa të tjerët qëllimisht refuzojnë përdorimin e dhunës, të tjerët mund të bëhen më të tërhequr në sjelljet e tyre.
Sjelljet e vështira në këto rrethana janë reagime normale në situatë abnormale apo rrezikshme.
Ndihmë me vetëbesim
Shikoni për situata ku mund t’i tregoni fëmijës anë të reja të tyre:
‘Ishe shumë të guximtar dhe patet drejtpeshim të mirë kur u ngjitet në murr.’
- E vendosni fëmijën në situata të reja ku ata mund ta shohin veten ndryshe:
- ‘Nëse më ndihmoni t’i vendosni gjërat ushqimore në vend do ta kisha çmuar shumë.’
- I lejoni fëmijët të ju dëgjojnë kur ju i lavdëroni ata:
- ‘Ajo përnjëmend e kalon kohën që të ju ndihmojë fëmijëve të tjerë të kuptojnë matematikën.’
- Kur mos e krahasoni fëmijën me dikend që është i dhunshëm, përmendni vetem sjelljen e tyre:
- ‘Askujt nuk i pëlqejnë goditjet. Ne bisedojmë për ndjenja tani dhe i zgjedhim problemet tona.’
- Tregoni fëmijës kualitetet e mira çka ju pëlqen në ata dhe se i çmoni.
- Bisedoni për të kaluarën dhe të ardhmën.
I ruani momentet dhe kujtimet speciale:
- ‘Më kujtohet dje kur ti...’
Veçoni të kaluarën prej kohës së tashme dhe të ardhmen
- ‘Kjo ka ndodhë kur kemi jetuar atje por ne jemi larguar sepse nuk na ka pëlqyer atje. Tani ne duhet të i ndihmojmë njëri-tjetrit: Nëse na sjell një jastek, unë do ta lexoj një tregim.’
Kërkoni situatat kur mund t’i përdorni këto ideja. Bisedat më të mira ndodhin derisa bëni diçka tjetër – duke i larë enët, kur jeni në veturë apo duke luajtur ndonjë sport.
Jeni të sinqertë me fëmijët tuaj për ndjenjat tuaja dhe si ndjeheni për diçka që ka ndodhur.
Çka mund të bëni të ju ndihmoni fëmijëve tuaj
Mendoni se çka është duke ndodhur në shtëpinë tuaj
Mendoni për arsyet që mund të sjellë sjellje të vështira
Mendoni pse fëmijët tuaj sillen keq.
Ata thjeshtë mund të jenë të lodhur, të uritur, mërzitur apo të shumë të nxitur dhe këto të gjitha janë mundësitë që mund diçka të i ndaloni.
A e mundon fëmiun tuaj diçka tani për të cilën ata brengosen të ju tregojnë
Mendoni se kur ja ka filluar ky problem
Kur gjërat ja kanë filluar të shkojnë keq:
- a ka mund të ndodhë diçka që e ka brengos fëmiun tuaj, edhe pse për ju kjo është e kaluar?
- a ka diçka që nuk e keni bërë të madhe duke menduar se do të harrohet shpejt?
- a ka ndodhë diçka që ishte shumë vështirë të bisedoni dhe e keni mbajtë për veti dhe nuk i keni jap rast fëmiut të bisedojë për ate se si janë ndjehur apo për brengat përreth?
Ndjenjat tuaja të fshehura
Ju ndoshta jeni mësuar të mos bisedoni për ndjenjat tuaja, ndoshta pa vetëdije, kështu që pritni edhe prej fëmiut të bëjë të njejtën. Fëmijët që mbajnë ndjenjat në vete zakonisht sillen në mënyrë të zemëruar, agresive dhe vetjake. Një gjë që ka ndodhë në të kaluarën mund të shkaktojë pakënaqsi për kohë të gjatë, dhe fakti që ju nuk keni biseduar për këtë mund t’i bëjë të zemëruar dhe të inatosur.
Bisedoni se çka është duke ndodhur
Nëse mund të jeni të hapur dhe bisedoni se çka është duke ndodhur, kjo do të ju jap fëmijëve mundësi të ju pyesin pyetje dhe do të ju ndihmojë atyre të ndjehen më të qetë dhe më të sigurt.
Bisedoni për gjëra që janë më me pak rëndsi kështu që do të keni më lehtë të bisedoni për gjërat më me rëndsi që mund të ndodhin.
Ju tregoni fëmijëve se si ndjeheni. Ju tregoni se çka ka qenë mirë për juve dhe me çka jeni kënaqur si edhe disa gjëra që kanë qenë vështirë.
Me kohë ju dhe fëmijët tuaj mund të jeni në gjendje të bisedoni se çka është duke ndodhur tani si edhe çka ka ndodhur përpara. Ata do të fillojnë të kuptojnë që ju nuk jeni për të fajësuar por as fëmijët.
I parashihni situatat
Nëse mendoni përpara dhe i parashihni problemet dhe konfliktet që mund të ndodhin në kohën kur jeta e fëmiut ndryshon kjo do të ndihmojë. Mendoni se si do t’i përballoni ndryshimet dhe si do t’i ndihmoni fëmijëve të adaptohen.
Situatat që mund të shkaktojnë ankthe dhe pakënaqësi
Disa situata që mund të shkaktojnë ankth dhe pakënaqsi për fëmijët tuaj dhe të cilat mund të jenë shkaktare të sjellejve të vështira përfshijnë:
- ndarja, shkurorëzimi apo partneri i ri/e;
- lindja foshnjes apo fëmijët më të rritur;
- fillimi shkollës apo ndrrimi shkollës;
- nëse ju keni sëmundje kronike apo paaftësi;
- dhunë në shtëpi;
- vdekja e dikujt në familje; apo
- ndërrimi i vendbanimit.
Bota e tyre mund të ju duket që është rrutulluar. Ata mund të ndjehen të refuzuar apo hedhur poshtë. Pasiguria në vete mund të ju ndërrojë sjelljen – në sjellje të keqe te fëmijët e vegjël dhe zemërim dhe agresion në adoleshentët.
Ndarja mund të ju shkaktojë fëmijëve humbje të tjera si: humbjen e shtëpisë, mënyrën se si kanë jetuar, shoqërinë e vjetër, të afërmit e edhe kafshët p.sh. macën, qenin etj. Ata ndoshta duhen ta ndërrojnë shkollën dhe duhet të gjejnë shoqëri të re.
Mundohuni të ju zvogëloni ankthin e tyre
Kur bisedoni me fëmijët për ndryshimet në jeten e tyre, ju përkujtoni atyre që ju ende i doni ata. Vazhdoni të jeni të interesuar në ata dhe jeni ndjeshëm për ndjenjat e tyre.
Pasë ndarjes ju konfirmoni atyre që ju do të kujdeseni për ata dhe që ata nuk do t’i humbin marrëdhëniet me prindin tjetër, edhe pse marrëdhëniet tuaja kanë qenë të vështira. Nëse është e mundshme bisedoni për nevojat dhe ndjenjat e fëmijëve për prindin tjetër.
Që të ju ndihmoni fëmijëve të jenë më të sigurtë, mundohuni të vazhdoni me aktivitet e zakonshme dhe gjërat e përditshme sa më shumë që është e mundur.
Ju spjegoni atyre për gjërat që kanë ndodhur. I dëgjoni idejat e fëmijëve më të rritur por mos harroni që vendimet kryesore, për shembull, se ku do të jetojnë dhe kontaktet me prindin tjetër, këto janë përgjegjësi e anëtarëve të vjetër në familje.
Kujdesuni për vetëveten
Është shumë me rëndsi që të kujdeseni për vetëveten. Nëse jeni të shëndoshë dhe keni përkrahje ju do të jeni në gjendje më të mirë të ju ndihmoni fëmijëve.
I ndani përvojat tuaja
Mos pritni për kriza. Pasi që brengoseni për diçka bisedoni për atë problem kështu që kriza ndoshta nuk do të ndodhë.
Mundohuni të bëheni anëtarë të grupit lokal për prindër në komunitet apo lexoni libra për prindër që mund të ju ndihmojnë. Ju poashtu mund të shikoni për fletushka apo webfaqe apo mund të telefononi linjën ndihmëse për prindër.
I gjeni informatat për grupet lokale përkrahëse për prindër të vetëm: aty mund të gjeni ndonjë person profesional që mund të ju ndihmojë me ndonjë problem specifik; të tjerët mund të jenë joformale. Ato mund të jenë të bazuara rreth shkollës, grupeve për lojra, qendra të komunitetit, kishave, xhamijave, tempujve dhe sinagogut.
Bibloteka e juaj lokale apo qendra e qytetarëve (Citizens Advice Bureau) mund të ju jap informata për këto grupe. Hulumtoni se cilat ju konvenojnë juve më së shumti duke biseduar me këto vende dhe duke pyetur për gjëra.Ju mund të krijoni grupin tuaj joformal për përkrahje duke i pyetur njerëzit perreth ku jetoni dhe të bisedoni brengat dhe idejat e çdo prindi.
Organizoni dhe planifikoni
Ju mund ta bëni jetën tuaj më me pak stres nëse:
- i mbani gjërat e përditshme të rregullta dhe kohën e gjumit, rutina është gjë e mirë për fëmijët sepse gjërat e parashikueshme i bënë ata të ndjehen më të sigurt poashtu edhe mirë për juve, në këtë mënyrë ju e dini kur keni kohë të lirë për veteveten;
- ta bëni një listë me gjërat që duhet t’i bëni dhe t’i shënoni se cilat janë më kryesore në krye të listës; dhe
- i planifikoni gjërat përpara dhe mendoni se qysh mund t’i lehtësoni pjesët e vështira të ditës.
A keni përjetuar fëmijëri të vështirë?
Nëse keni përjetuar dhunë në fëmijëri, pa marrë parasysh a ka qenë emocionale, fizike, apo seksuale, dhe ju kur nuk keni pasur rast të mendoni dhe bisedoni se si jeni ndjehur në atë kohë. Dhe qysh atëherë kurrë nuk keni pasë rast.
Nëse i keni bllokuar ndjenjat tuaja që kanë ndodhë në të kaluar kjo mund të bëjë më vështirë ta kuptoni zemërimin dhe pengesat e fëmiut tuaj.
Nëse mund të bisedoni me dikend që janë specialist të ju ndihmojë me përvojat që i keni kaluar, kjo mund të ju ndihmojë që ta kuptoni vetëveten më mirë dhe t’i kuptoni vështërsitë e fëmijës.
Gjeni kohë për veteëveten
Ju mund të ndjeheni të izoluar dhe të vetmuar si prind i vetëm, dhe kjo do të jetë edhe më vështirë nëse fëmiu juaj ka probleme me sjellje.
I japni kohë vetëvetes të mendoni se çka dëshironi të bëni. Mundohuni të gjeni gjysë ore gjatë ditës apo më gjatë nëse është e mundshme që të bëni diçka që ju pëlqen juve.
Mendoni se si mund të delni nganjëherë në mbrëmje. Nëse keni fëmijë të vegjël, a mund ta rregulloni që ata ta kalojnë natën me diken tjetër?
Kohë për vetëveten gjatë ditës është e domosdoshme, pa marrë parasysh a është që të merrni pak fuqi apo të bëni diçka që është me rëndsi.
Dijeni kufirin tënd dhe kur të gjeni përkrahje nga jashtë
Kur jeni të zhytur plotësisht dhe nuk mund t’i përballoni gjërat dhe kur e shihni se ju e percjellni zemërimin tuaj në fëmijë kjo është koha kur ju duhet të kërkoni përkrahje nga jashtë.
Telefononi linjën ndihmëse anonime për prindër që të kërkoni ndihmë, apo e pyetni një shok/qe ose anëtar të familjes që i besoni për idejat e tyre.
Mjeku juaj i përgjithshëm (GP) mund të jetë personi që mund të bisedoni. Ai/ajo mund të ju referojnë te specialistët e familjeve.
E bëni një listë me numra të telefonit që ju duhen në nxitim. I përfshini numrat e shoqeve/kve, shkollës, mjekut tuaj, dhe grupit përkrahës, dhe i vendosni diku ku mund të i gjeni në nxitim.
Të drejtat e fëmijëve dhe përgjegjësitë
Të drejtat ligjore shtohen gradualisht me moshën e fëmijës.
I përkujtoni ata që të drejtat gjithëmonë shkojnë së bashku me përgjegjësi, dhe ju ndihmoni atyre që të pregaditen për të drejtat e reja që shtohen.
Disa nga të drejtat moshatare në Britani të Madhe
Ato mund të jenë:
- 10 vjeqar – fëmija mund të denohet për veprim të paligjshëm nëse ata janë të vetëdijshëm që kanë gabuar;
- 12 vjeqar – mund të blejnë kafshë shtëpiake (macë,qen etj).
- 13 vjeqar – mund të punojnë me orar të shkurtër apo shpërndajnë gazetat në mëngjez në shtëpitë të njerëzve;
- 14 vjeqar – mund të shkojnë në kafiteri por nuk mund të blejnë alkohol;
- 16 vjeqar – ta lëshojnë shkollën dhe punojnë me orar të plotë, blejnë cigare dhe fishekzjarre, të kanë marrëdhënie seksuale dhe lëshojnë shtëpinë me leje të prindërve;
- 17 vjeqar – të marrin lejen për vozitje;
- 18 vjeqar – njihen si të rritur në mënyrë ligjore dhe mund të bëjnë shumicën e gjërave që të rriturit kanë drejtë.
Rinegociatat duke u rritur
Adoleshentët dojnë ta pohojnë pavarësinë e tyre dhe ngritjen në vetë mbështetje. Tani është koha kur duheni të bëni rinegociata se çka është e pranueshme. Ju japni fëmijëve zgjidhje realiste të ju ndihmojë atyre t’i ndërtojnë ndjenjat e përgjegjsisë dhe përfshirjes.
Adoleshentëve ju nevojitet kohë të bisedojnë në kohë të paplëlqueshme. Poashtu edhe ju mund të dëshironi të bisedoni me ata kur atyre ju nevojitet të jenë vetëm. Nëse është e nevojshme caktoni kohën që ju konvenon së bashku të bisedoni.
Nëse fëmijët duken që nuk dëshirojnë të bisedojnë shumë:
- ju bëni të qartë atyre që ju jeni të interesuar në ata dhe se çka bëjnë ata, por mos ju bëni vetëm pyetje:
- dëgjoni se çka bëjnë dhe thojnë ata dhe mundohuni të kuptoni se çka thonë dhe si ndjehen:
- përgjigju pyetjeve të tyre, posaqrisht për ndjenjat e tyre, që të tregoni se ju i doni ata dhe dëshironi të kuptoni se çka janë duke bërë:
- pa marrë parasysh çka ndodhë mos ju lexoni ditarin e tyre - ju ndoshta nuk do të mund të bisedoni për gjërat që i keni lexuar në ditar.
Siguria e fëmijëve jashtë shtëpisë
Ju duhet të vendosni se kur fëmiu mund të luaj jashtë vetëm, apo të shkojë në dyqan, të shkojë në vetë shkollë apo në klub pasë shkollës. Disa sygjerojnë që fëmijët nën moshën 9 vjeqare nuk duhet të shkojnë vetëm dikund.
Ju mund të ju ndihmoni fëmijëve duke u pajtuar për rregulla së bashku. Për shembull, ata duhen të qëndrojnë me shokët/qet e tyre dhe jo të ndahen prej tyre, apo ata duhen të ju telefonojnë juve kur mbrrijnë në shtëpinë e shokut/qes apo kur do të kthehen në shtëpi (në këtë mënyrë ka më shumë shansa që ata do të kthehen drejt në shtëpi dhe të ndjehen të dashur kur kthehen).
Drejtësia rinore
Kuptimi i fëmijëve për pasojat e krimit
Të rinjëve ndoshta duhet ndihmë që t’i kuptojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të zhvillohen duke u rritur.
Të drejtat e tyre të bazuara në moshë mund të jenë mjaft të qarta por çështja e përgjegjësisë së krimit që mund të kryejnë është më e komplikuar.
Ligji paramendon se fëmiu 10 vjeqar ka pjekuri të duhur për t’i kuptuar pasojat e çdo krimi që e kryejnë dhe mund të mbahen përgjegjës për atë krim.
Megjithëatë, fëmijët trajtohen si fëmijë nën mbrojtje të ligjit nga keqpërdorimet seksuale dhe në vend të punës.
Nëse frikoheni se ka ndonjë rrezik që sjellja e dhunshme dhe fizike do të ndodhë edhe jashtë shtëpisë ju mund t’i ndihmoni fëmiut që ti kuptojnë përgjegjësisë dhe kjo mund të ketë pasoja të sjelljeve anti shoqërore.
Urdhërat që gjyqi mund ti bëjë
Kur fëmijët gjenden fajtor për ndonjë krim apo sjellje anti shoqërore gjyqi mund të ju jap urdhëra të ndryshme:
URDHËRI PËR SJELLJE ANTI - SHOQËRORE
Mund të imponohet nga policia apo autoritetet lokale që të i kufizojnë lëvizjet dhe aktivitetet e fëmiut të moshës 10 vjeqare apo më të rritur.
URDHËRI PËR SIGURI TË FËMIUT
Kërkesa mund të bëhet nga autoritete lokale për ta ndaluar fëmijën nën moshën 10 vjeqare që të merrë pjesë në ndonjë krim apo sjellje anti-shoqërore.
NDALESA PËR FËMIJË
Kërkesa mund të bëhet nga autoritetet lokale që ta ndalojnë fëmijën nën moshën 15 vjeqare nga disa vende specifike.
URDHËRAT PËR PRINDËR
Kërkohet nga prindërit që të marrin pjesë në klasa për prindër nëse fëmija juaj ka bërë ndonjë krim apo nëse ju nuk keni përgjegjësi që fëmija shkon në shkollë rregullisht.
VËREJTJET E FUNDIT
Do të thotë që fëmija do të referohet në ekipin për fyerje për të rinjë për shqyrtim për të shikuar çka mund të bëjnë dhe për të ndaluar të fyer prapë.
KOMPENSIMET
Do të thotë që fëmija që ka kryer krim duhet të bëjë diçka për viktimën apo për komunitet që të paguaj për krimin e kryer.
Ndihmë të mëtutjeshme
Duke u bërë anëtar të grupit për prindër, lexuar libra apo shikuar ndonjë video për prindër, por edhe duke shkuar në ndonjë kurs për prindër – të gjitha nga këto aktivitete mund të ju ndihmojnë dhe të ju japin vetëbesim në kohëra të vështira.
Të jeni prindë me vetëbesim përnjëmend do të ju ndihmojë që t’i provoni dhe vazhdoni me disa ideja të përshruara në këtë fletushkë.
Organizatat që mund të ju ndihmojnë
ATTENTION DEFICIT DISORDER INFORMATION SERVICE
Tel: 020 8906 9068
www.addiss.co.uk.
Ofrojnë këshilla dhe ndihmë specialiste.
CHILDLINE
Tel: 0800 1111
24 orë linjë telefonike për fëmijët në rrezik apo gjendje të vështirë.
CHILDREN’S LEGAL CENTRE
University of Essex, Wivenhoe Park, Colchester CO4 3SQ
Advice Line: 01206 873 820 (Mon–Fri 10am–12.30pm)
Këshilla falas në mirëbesim në çdo çështje ligjore në lidhje me fëmijë dhe të rinjë.
CONTACT A FAMILY
209–211 City Road, London EC1V 1JN
Freephone: 0808 808 3555 (Mon–Fri, 10am–4pm)
Ju ndihmojnë familjeve të cilët kujdesen për fëmijë me nevoja të posaqme dhe janë burim i informatave për çrregullime të rralla.
CRUSE BEREAVEMENT CARE
Cruse House, 126 Sheen Road, Richmond, Surrey TW9 1UR
Helpline: 0870 167 1677
www.crusebereavementcare.org.uk
Ofron konsultime, këshilla dhe raste për kontakte shoqërore për të gjithë njerëzit që janë duke përjetur humbje të madhe (vdekje të dikujt të afërm) duke i përfshirë edhe fëmijët.
DADS UK
85a Westbourne Street, Hove, East Sussex BN3 5PF
Tel: 07092 391 489 or 07092 39092 39 0210 Mon–Fri 11am–10pm, Sat–Sun 2–6pm
www.dads-uk.co.uk
Informata, këshilla dhe përkrahje për babajt homoseksual dhe të vetëm dhe burrat vejan.
FAMILY MATTERS
13 Wrotham Road, Gravesend, Kent DA11 0PA
Helpline: 01474 537 392
Ofron konsultime dhe informata për të rriturit dhe fëmijët e moshës 8 vjeqare dhe më të vjetër të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri.
FAMILY SERVICE UNITS: REACHOUT
Helpline: 020 7402 5175 24 hr
Qendra për familje të anësuara dhe të lënë anash: poashtu punojnë me fëmijë që kanë qenë të ngacmuar dhe përçasur. Punojnë që të i përkrahin fëmijët dhe të gjithë familjen.
HOMESTART
National Information Line: 0800 068 6368
Email: [email protected]
www.home-start.org.uk
Përkrahje, shoqëri dhe ndihmë praktike nga vullnetarët për njerëzit në shtëpi të tyre të cilët kanë një fëmijë apo më shumë nën moshën 5 vjeqare.
MEET A MUM ASSOCIATION
376 Bideford Green, Linsdale, Leighton Buzzard LU7 2TY
Post-natal Helpline: 020 8768 0123 Mon–Fri 7pm–10pm
www.mama.org.uk
I vë në kontakt nënat me nëna tjera për shoqëri dhe përkrahje të cilat janë të izoluara apo të cilat janë duke përjetuar depresion post-natal .
NATIONAL FAMILY MEDIATION
9 Tavistock Place, London WC1H 9SN
Tel: 020 7385 5993
Ofron informata për shërbime lidhjet ndërmjetësuese. Mund të ofrojë listë për shkurorzimet dhe ndarjet për fëmijët e të gjitha moshave.
NCH ACTION FOR CHILDREN
85 Highbury Park, London N5 1UD
Tel: 020 7226 2033
www.nch.org.uk
Ofron qendra familjare anembanë Britanisë së Madhe që ofrojnë këshilla dhe ndihmë për ata që janë duke përballuar stresin dhe vështërsi praktike.
NFPI (NATIONAL FAMILY AND PARENTING INSTITUTE)
Tel: 020 7424 3470
www.nfpi.org
Botime për prindër.
NSPCC CHILD PROTECTION HELPLINE
Tel: 0800 800 5000 – punëtorët punojnë 24 orë me punëtorë sociali të kualifikuar për të gjithë që brengosen për fëmijët që janë në rrezik të dhunës.
Tel: 020 7825 2775 for botime dhe informata Mon–Fri 9am–4pm.
PARENTLINE PLUS
Helpline: 0808 800 2222 24 hrs
Textphone: 0800 783 6783 availability is variable between 9am and 5pm, otherwise answerphone
www.parentlineplus.org.uk
Ofron përkrahje dhe këshilla për çdo kend në rol të, prindërve, duke i përfshirë gjyshërit, njerkat dhe baballarët.
YOUNG MINDS PARENTS INFORMATION SERVICE
Tel: 0800 018 2138 Mon and Fri 10am–1pm, Tues, Wed, Thurs 1–4pm
Botimet përfshijnë llloje të ndryshme të çështjeve që të rinjët mund të kenë problem. Për prindërit dhe mbikqyrësit të cilët brengosen për shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve apo të rinjëve. Ata poashtu ofrojnë informata lokale.
Anëtarsimi në ndonjë grup
Të bëheni anëtar të ndonjë grupi mund të ju ofrojë që të bëni shoqe/kë të ri dhe të njohur larg nga familja dhe fqinjëri ku mund të relaksoheni dhe shoqëroheni, apo të gjeni persona të tjerë me përvoja të njejta me të cilët mund ti ndani ideja.
GINGERBREAD
7 Sovereign Close, Sovereign Court, London E1W 3HW
Advice Line 0800 018 4318 Mon–Fri 9am–5pm.
www.gingerbread.org.uk
Janë diku rreth 100 grupe Gingerbread anembanë shtetit që organizojnë aktivitete të ndryshme për shembull skema ditore, këshilla dhe ndihmë praktike. Të gjitha grupet ofrojnë raste ku mund të shoqëroheni me prindër të tjerë.
SINGLE PARENTS ACTION NETWORK (SPAN)
Millpond, Baptist Street, Easton, Bristol BS5 0YW
Tel: 0117 951 4231
www.singleparent.org.uk
Rrjet kombëtar të organizatave për vetë-ndihmë për prindër të vetëm, posaqrisht të brengosur me varfëri, racisëm dhe çështjet e femrave.
Informatat nga organizata për familje të vetme (One Parent Families)
Linja telefonike për ndihmë 0800 018 5026 për One Parent Families për listë të organizatave për prindër të vetëm në pjesën ku ju jetoni.
This document was provided by One Parent Families www.oneparentfamilies.org.uk
Document Links
- www.oneparentfamilies.org.uk
-
One Parent Families web site
http://www.oneparentfamilies.org.uk