multikulti

A mund ta zgjedhi shkollën për fëmijën tim?

Can I Choose Which School My Child Attends?

Ju keni të drejtë të tregoni se në cilën shkollë të shtetit ju dëshironi ta dërgoni fëmijën tuaj. Megjithatë, autoritet lokale të arsimit nuk kanë nevojë ta dërgojnë fëmijën në atë shkollë. Nëse ju bëni kërkesë në moshën normale kur fëmija ia fillon shkollës, autoritet lokale të arsimit mund ta kufizojnë numrin e shkollave në të cilat ju mund ta bëni kërkesën.

Nëse ju bëni kërkesë në kohra të ndryshme (p.sh. sepse ju keni ndërruar banimin) ju mund ta bëni kërkesën në çcfarëdo numri shkollash që dëshironi. Ju duhet ta bëni kërkesën me shkrim kështu që kërkesa juaj të shqyrtohet si duhet.

Për shumicën e shkollave të cilat janë të kontrolluara nga komuniteti apo organizatat bëmirëse autoritetet lokale të arsimit do të vendosin se a mund të vendoset fëmija juaj në shkollën e preferuar. Megjithatë për shkollat e tjera vendimi merret nga qeverisja e shkollës.

Autoritet për pranim, nga autoritet lokale për arsim apo qeverisja e shkollës, mund të refuzojnë të ja ofrojnë një vend në shkollë fëmijës tuaj për disa arsye. Këto arsye mund të jenë:

  • Që nuk ka vende të lira
  • T’i japin vendin fëmijës tuaj do ta kalojë kufirin për madhësinë e klasave të fëmijëve ( numri i nxënësve në klasë është 30 për çdo mësues të kualifikuar)
  • shkolla mund të ketë karakter special (p.sh. mund të jetë shkollë fetare) dhe fëmija juaj nuk i përmbush rregullat në lidhje me këtë
  • Shkolla është ’shkollë e zgjedhur’ dhe fëmija juaj nuk i përmbush standardet apo kërkesat
  • fëmija juaj është përjashtuar nga dy ose më shumë shkolla përgjithmonë, hera e fundit ka qenë më pak se dy vjet
  • ministri i shtetit për arsim i ka lejuar dy apo më shumë shkolla të kenë ’marrëveshje të kordinuara për pranim’ (ata I ndajnë vendet)

Si shtojcë, nëse shkolla është klasifikuar që ka probleme serioze dhe vetëm ka shumë fëmijë me sjellje të vështira, ata munden të mos e pranojnë një fëmijë me vështërsi të ngjashme. Kjo vlenë vetëm nëse nuk bëni kërkesë për vend pas fillimit të vitit shkollor.

Nëse më shumë fëmijë bëjnë kërkesë se sa ka vende të lira në shkollë, shkolla do ti përdor ‘kriteriet për pranime mbi numër’ që të vendosin se kujt t’i ofrojnë vend. Këto kriterie duhen të jetë objektive, të çarta dhe të korrekte. Megjithatë shkollës i lejohet një masë e diskrecionit për mënyrën se si i vendosë këto kriterie. Kriteriet duhet të janë në dispozicion për prindërit në një dokument të shtypur.

Nëse fëmijës tuaj i është refuzuar një vend në shkollën që ju e preferoni ju keni të drejtë të bëni ankesë në një komision të pavarur. Nëse fëmijës tuaj i refuzohet një vend, autoritet për pranim duhet të ju shkruajnë juve të ju tregojnë se si është marrë vendimi dhe të vërtetojnë që ju keni dretë ankese. Ata poashtu duhet të ju tregojnë për sa kohë ju duhet ta bëni ankesën. ata mund të jetë të gatshëm të pranojnë ankesat me vonesë, nëse ju keni arsye të mirë për vonesë. Ju duhet të shkruani, duke i cekur arsyet për ankesë. Ju mund të dërgoni informata të tjera në çdo kohë por edhe mund t’i dorëzoni në ditën e ankesës para komisionit. Megjithatë si rregull e pergjithshme sa më shpejtë që i dërgoni informatat apo dëshmi të tjera është më mirë. Pasi që e dërgoni ankesën tuaj ata do të ju japin datën e dëgjimit para komisionit. Nëse kjo datë nuk ju konvenon ju mund të kërkoni nga autoritet e pranimit që ta ndërrojnë datën.

Dita e dëgjimit para komisionit mbahet në dy faza. Shkolla do ta prezentojë rastin më së pari. Nëse fëmija juaj është refuzuar sepse numri i kufizuar 30 nxënës për një mësues të kualifikuar është mbushur, atëherë ankesa juaj do të pranohet vetëm nëse komisioni vendos që autoritetet e pranimit nuk i kanë ndjekur rregullat dhe është duhur që t’ia ofrojnë fëmijës tuaj një vend apo kanë marrë vendim të paarsyeshëm në aspektin rigoroz ligjor. Kjo do të thotë që vendimi do të konsiderohet nga komisioni si jo logjik. Ndodh shumë rallë që juria të vijë në një përfundim të tillë.

Me respekt për të gjitha ankesat e tjera, kur shkollat i kanë plotësuar numrin e nxënësve, komisioni duhet të vendosin që nëse e pranojnë fëmijën tuaj do të thotë që është “paragjykim për edukim efikas apo përdorim i burimeve në mënyrë efikase”. Kjo do të thotë, ata duhet të konsiderojnë nëse ata e pranojnë fëmijën tuaj shkolla do të ketë më shumë probleme apo bezdi. Nëse komisioni vendos që kjo do të ndodhë në këtë rast atëherë ata duhet të kalojnë në fazën e dytë, që do të thotë ta shikojnë situatën e veqantë të fëmijës tuaj dhe pastaj ta peshojnë kundër vështirësive që shkolla do të ketë nëse fëmija pranohet. Situatë e veqantë në rastin tuaj do të thotë nëse p.sh. ju keni fëmijë tjerë duke i ndjekur mësimet në atë shkollë apo nëse duhet të shkoni në një shkollë tjetër do të jetë jashtëzakonisht vështirë dhe do të keni bezdi. Mirëpo këto nuk janë të vetmet arsye.

Komisioni është i obliguar të ju japë arsyet e vendimit të tyre me shkrim.

Qendra ligjore (Law Centre) mund të jetë në gjendje të ju japin këshilla dhe ndihmë për ta bërë një ankesë. Ata ndonjëherë mund të ju reprezentojnë në ankesë. Megjithatë qendra ligjore duhet të jetë e kënaqur që rasti juaj mund të ketë perspective të arsyeshme për sukses dhe duhet të jenë të kënaqur që do ketë pika me rëndësi të përfshira në ankesë para se të pranojnë ta pranojnë rastin.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Angli dhe Uells

E regjistruar me komisionin vullnetar si Coventry Law Centre : 1087312

E regjistruar si kompani e kufizuar në Angli & Uells : 4149673

www.multikulti.org.uk