multikulti

Ngacmimet

Bullying

  1. Kjo është një çështje që është duke shkaktuar shumë e më shumë shqetësim prindërve.
  2. Shkolla e fëmijës tuaj duhet të ketë rregulla të disciplinës që tregon hapat të cilat duhen të ndërmerren për ta ndaluar ngacmimin.
  3. Nëse fëmija juaj ngacmohet, ju duhet ta lajmëroni shkollën menjëherë. Ne ju këshillojmë që ta lajmëroni shkollën gojarisht por vërtetojeni këtë me shkrim dhe mbajeni një kopje për veti. Në mënyrë ligjore, shkolla është e obliguar të bëjnë çkado që munden për ta mbrojtur fëmijën tënd nga ngacmimet. Shkolla mund të mbahet përgjegjëse në mënyrë ligjore nëse ata nuk janë në gjendje të ndalojnë ngacmimin në raste serioze ku fëmija ka shkaktuar dëm të madh dhe ata kanë mundur të kuptojnë që kjo do të ndodh.
  4. Qendra ligjore (Law Centre) mundet, parimisht, të ju ndihmojë prindërve në mosmarrëveshje me shkollë për shkak të ngacmimit. Kjo me siguri varet nga faktet e rasteve individuale.Mirëpo është me rëndësi që të kërkoni këshilla ligjore nëse do të kërkoni kompensim për dëmet kundër shkollës apo autoriteteve lokale për arsim apo dëshironi që ta transferoni fëmijën në ndonjë shkollë tjetër, që ta largoni nga problemet. Mund të jetë e mundshme që përfshirja e advokatit mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur shkollën të bëjë marrëveshje të kënaqshme për ta ndaluar ngacmimin.

Edhepse çdo përpjekje është bërë për të siguruar se çdo informatë në këtë fletushkë është e saktë dhe aktuale, nuk duhet të trajtohet komplete dhe si deklaratë autoritative ligjore dhe nuk është këshillë ligjore – ne nuk jemi përgjegjës për asnjë pasaktësi e as për konsekuencat e tyre. Informatat në këtë fletushkë janë të shkruara për njerëzit që janë banorë ose që janë subjekte të ligjeve vetëm në Angli dhe Uells..

Qershor 2003

www.multikulti.org.uk