Çka të bëni për borxhe kur dikush vdes
What to do about debts when someone dies
Kurrë dikush vdes, borxhet kthehen nga ndojnë pasuri ose të holla të lëna prapa. Kjo njihet si "Pasuri e Patundëshme" (estate). Askush tjetër nuk ka nevojë t'i paguajë borxhet përveq nëse janë të detyruar nën kushtet e kontratës origjinale p.sh. kur borxhi është në emër të përbashkët ose dikush është nënshkruar si garantor. Puna me pasuri të patundshme mund të jetë e komplikuar. Ju mund të keni nëvojë për këshilla legale. Kjo fletushkë jap informata themelore që të ju ndihmojë të vendosni se çka të bëni për borxhe.
Shtëpia
Shtëpia në Peng (Morgaged House)
Kur bleni shtëpi në emër të përbashkët janë dy lloje të pronësisë që mund t'i keni.
Banorë të Përbashkët
Më parë nëse keni pasë shtëpi si "Banorë të Përbashkët" (joint tenants) prona do t'i kalojë automatikisht pronarit që është gjallë. Kjo do të thotë se pronësia nuk do të mund të shitet për tu paguar borxhet. Prej prillit 2001 rregullat janë ndyshuar. Tani është e mundshme për kreditorët që të kërkojnë për "Urdhër Administrative të Pazgjedhur" (Insolvency Administration Order) brenda 5 vjetëve prej vdekjes së personit, e cila efektivisht mund ta ndajë pronësinë për gjysmë sikur të ishte "Pronësi e Përbashkët" (Tenancy in Common). Personi që është gjallë mund t'i ipet urdhëri që t'i paguan borxhet e papaguara ose të rrezikojë që ta shesë shtëpinë. Gjysma e të hollave nga shitja, pasi që të paguhet pengu (krediti) mund të përdoret pët t'i paguar kreditorët përveq nëse gjyqi pajtohet se ka rrethana të posaqme. Kjo e bën të rëndsishme që personi që është gjallë të ketë marrëveshje me kreditorët që t'i paguajë borxhet dhe që t'i shmanget kësaj procedure.
Pronarë në Bashkësi (Tenancy in Common)
Nëse ju jeni pronar të pronësisë sikurse "Pronar në Bashkësi" pronësia duhet të transferohet formalisht tek personi që është gjallë. Ajo nuk transferohet automatikisht.
Në këtë rast nëse ka borxhe, pjesa e shtëpisë të personit të ndjerë përdoret për ti paguar borxhet. Pasi që të paguhen borxhet pjesa tepruese shkon te ata që e kanë lënë në testament. Nëse nuk ka testament pastaj ka rregulla të përcaktuara se kush do trajtohet si më i afërmi dhe do ta trashegojë pasurinë.
Si ta shikoni
Të merrni vesh se a jeni Pronarë të Përbashkët ose Pronar në Bashkësi ju duhet ta kontaktoni Regjistrin e Pronës (Land regjistry) të shikoni se a ka farë kufizimi në trashegim ose ndonjë trashëgim të regjistruar. Ju poashtu mund ta shikoni këtë me advokatin origjinal që të merrni vesh. Nëse shtëpia juaj është e pronësuar si Pronarë në Bashkësi ju duhet të merrni vesh se a ka testament. Pronari i përbashkët i shtëpisë mund të bën marrëveshje që t'i paguaj borxhet e të ndjerit që ta ndalojë shtëpinë të shitet. Ata ndoshta duhen të marrin peng ose të marrin tjetër peng që ta mbajnë shtëpinë. Kjo është posaqërisht me rëndësi nëse ata janë duke jetuar në shtëpi ose do ta trashegojnë pjesën e shtëpisë.
Çka nëse emri juaj nuk është i përfshirë në peng?
Nëse dikush jeton në shtëpi të cilët nuk janë gjysmë pronar ose të martuar me atë person shikoni se a ka testament për të ju lënë atyre shtëpinë. Nëse jo atëherë do të mund të ketë problem të jetojnë në shtëpi përherë. Do të ju duhen këshilla profesionale prej advokatit.
Shtëpiat me Qirra
Nëse dikush tjetër është duke jetuar në shtëpi ata ndoshta mund ta marrin përmbi pronësinë. Banorët e përbashkët automatikisht e marrin përmbi pronësinë. Përndyshe burri/gruja ose partneri ose bile ndonjë anëtar të familjes mund të jenë trashegimtarë ose ta trashegojnë pronësinë, nëse kanë jetuar aty kur pronari ka vdek. Koha që ju duhet të keni jetuar me pronarin ndryshon, varet nga lloji i pronësisë. Shikojeni kontratën e pronësisë.
Borxhet e Qirrasë
Nëse ju e merrni përmbi pronësinë kjo nuk do të thotë se ju jeni përgjegjës për ndonjë borxh të mëparshëm të qirrasë, vetëm në raste te Pronarëve të Përbashkët. Pagesat për borxhin e qirrasë duhet të merren prej ndonjë pasurie tjetër. Ju duhet me siguri ta paguani qirranë në të ardhmen.
Ndihmat (Benefits)
Agjensioni për ndihma duhet të informohet për vdekje dhe çdo librezë e ndihmave duhet të kthehet menjëherë. Nëse ju nuk e informoni agjensionin e ndihmave menjëherë, atëherë mund të ketë borxhe të cilat duhet të paguhen nga pasuria. Komuna poashtu duhet të informohet nëse personi ka qenë duke marr ndihma për qirra ose ndihma për Taksa Komunalet. Aty mund të ketë pagesa nga ndihmat që Komuna i ka borxh personit te cilat mund të kërkohen.
Mund te ketë ndihmë në dispozicion nga fondi social për harxhime të varrimit. Nëse merrni përgjithësi për varrim dhe ju jeni duke marrur ndihme siq janë: ndihma me të holla (Income Support), të ardhura të bazuara në fondin e punë kërkuesve (Income based Job Seekers Allowance) kredi takse për familje në punësim (Working Families Tax Credit), kredi takse për personat e paaftë (Disabled Persons Tax Credit), ndihma për qirra ose ndihma për taksat komunale (Housing or Council Tax Benefit). E kontaktoni agjensionin e ndihmave për këshilla.
Faturat e rrymës/gasit
Nëse shtëpia është në Pronësi të Përbashkët ose me qirra, personi i cili ende jeton aty mund të jetë përgjegjës për fatura të rrymës/gasit. Ndonjëherë organizata për rrymë/gas mundohet të ju kundërshtoj që ju keni përfituar prej rrymës/gasit të përdorur kështu që ju duhet të paguani edhe pse emri juaj nuk figuron në faturë. Kjo është pjesë e vështirë. Përndyshe, faturat paguhen nga pasuria e lënë.
Nëse dikush është ende duke jetuar në shtëpi duhet ta rregulloj që faturat e ardhshme të vinë në emër të tyre.
Uji dhe Taksat Komunale
Ratat për ujë duhet të paguhen nga pasuria e lënë, vetëm nëse dikush tjetër jeton në shtëpi. Pronarët e Përbashkët automatikisht do të jenë përgjegjës për ndonjë borxh, edhe nëse emri i tyre nuk figuron në faturë. Ata poashtu do të jenë përgjegjës për faturat e ardhshme.
Përgjegjësia e taksave komunale ndalohet nëse askush nuk jeton në shtëpi. I tregoni Komunës sa më shpejtë që është e mundshme. Partneri i personit që ka vdekur do të jetë përgjegjës për ndonjë borxh të taksave komunale, edhe nëse emri tyre nuk figuron në faturë.
Ata poashtu do të jenë përgjegjës për faturat e ardhshme por mund të kërkojnë 25% zbritje nëse janë të vetmit në shtëpi.
Kontratat për Blerje të Huazuara (Hire Purchase Agreements)
Kontratat për blerje huazuese janë zakonisht për vetura dhe për disa orendi shtëpiake. Malli nuk ju takon juve derisa ta bëni pagesën e fundit. Është shumë me rëndsi ta shikoni kontratën a është nën blerje huazuese para se ta ktheni mallin kreditorit, sepse kreditorit do ti nevojitet urdhër prej gjyqit për t'i kthyer mallin, nëse mbi të tretat e të hollave në kontratë janë paguar. Poashtu ju ndoshta i ktheni mallin e personit të ndjerë dhe duhet të jenë pjesë e pasurisë së tij.
Borxhet nga kredia
Kreditorët duhet të presin që pasuria të zgjidhet pastaj të kërkojnë pagesën. Ju duhet të bëni marrëveshje për pagesa për tu shmangur humbjes së shtëpisë, nëse shtëpia është pjesë e pasurisë dhe që mund të shitet për t'i paguar borxhet. Nëse është e qartë se ka pak të holla ose aspak të holla në pasuri, i shkruani kreditorëve dhe sygjeroni të ndalojnë kërkesën e borxhit, p.sh. ta anulojnë borxhin.
Mos harroni ju nuk jeni përgjegjës që ta paguani borxhin prej të ardhurave tuaja përveq nëse ju jeni nënshkruar në kontratë si huazues të përbashkët ose si garantor.
Pasuria
Ju duhet të shikoni ndonjërën prej këtyre:
- Llogari banke: Nëse kjo ishte në emër të vetëm të personit, askush nuk mundet t'i merrë ato të holla përderisa pasuria rregullohet. Nëse keni pasur llogari banke në emër të përbashkët ju zakonisht mund ta përdorni llogarinë që të gjitha pagesat e drejtëpërdrejta dhe pagesa të rregullta për faturat shtëpiake paguhen ose marrëveshje tjera të rregullohen.
- Pensionet: Shikoni se a ka të paguar pension personal ose pension nga profesioni . Aty mund të ketë shumë të plotë, ose polisë sigurimi që paguan për vdekje ose pension të vazhdueshëm për të afërmit.
- Sigurimi jetësor: Shikoni se a ka sigurim jetësor. Pengu mund të paguhet nga polisa për sigurim ose automatikisht nga ndonjë polisë financiare.
- Taksat nga të ardhurat: Shërbimet e Kontabilitetit Shoqëror (Inland Revenue) duhet të kontaktohet. Aty mund të ketë pagesa nga taksat që duhen të kthehen nëse personi ka qenë i punësuar ose nëse ka punuar për vete. Ndonjë papagesë e taksave duhet të paguhet nga pasuria.
VERIFIKIM ZYRËTAR
Ai që merret me pasurinë e personit të ndjerë quhet "Reprezentues Personal". Nëse pasuria është e komplikuar dikush duhet të kërkon verifikim zyrëtar. Kjo i jap leje zyrëtare që të merren me pasuri për t'i paguar borxhet.
Nëse juve ju duhet të bëni kërkesë për verifikim zyrëtar ju duhet të flisni me advokat i cili specializon për pasuri dhe testamente. Do të ishte ide e mirë të shiheni me advokat nëse ka pasuri po jo testament. Ju duhet të shikoni rregullat se kush do ta trashegojë nëse nuk ka testament. Këto quhen "Rregulla në Mungesë të Testamentit" (Intestacy Rules).
This document was provided by National Debtline