Mos u mashtroni – me gënjshtra! Keni kujdes nga mashtrimet
Tricks - don't get caught out! Beware of Fraud & Deception
Çka veproni nëse dikush ju thërret në telefon apo merrni ndonjë letër që ju keni marrë pjesë në një lojë shpërblyese? Nëse ju përgjigjeni këtyre ju mund të humbni me mija funta. Kjo fletushkë do të ju jap informata për këto mashtrime. Këto mashtrime janë mënyrat se si të vjedhin të holla nga ju.
Janë disa lloje të mashtrimeve, prej kremave që bëjnë mrekulli deri te lojrat shpërbluese të rrejshme. Sa më shumë që informoheni për këto ka më pak shansë që mashtroheni.
Piramidat
Piramidat premtojnë të fitoni të holla nëse personi që investon ofron në lojë një numër të caktuar të njerëzve që të paguajnë për tu ju bashkuar piramidave.
Premtimet që bëhen për të hollat e fituara janë të rrejshme. Sepse është e mundshme të fitoni vetëm nëse ju gjeni njerëz të tjerë t’i bashkohen piramidave. Personat në fund të piramidës gjthmonë mësojnë se nuk është e mundshme të fitojnë të hollat e premtuara nga investimet.
Thjeshtë nuk ka mjaft njerëz ta përkrahin piramindën çdoherë. Zakonisht si rezultat vetëm personat që ia fillojnë piramidës janë në gjendje të fitojnë të holla.
Më shumë të holla nuk krijohen në piramida. Investorët të bashkuar në fillim të piramidës i marrin fitimet nga ata që bashkohen më vonë. Kur nuk ka investor të ri si rezultat të investorëve të fundit të cilët janë në fund të piramidës i humbin të hollat. Poashtu ata mund të penalizohen sepse piramidat janë ilegale.
Piramidat mund të përhapen me e-mail dhe me postë.
Thirrjet telefonike të shtrenjta dhe numrat telefonik nga interneti
Mashtruesit e përdorin numrin 090 për të kryer plot mashtrime.
Këto përfshijnë oferta për pushime dhe shpërblime të rrejshme. Këto zakonisht ja fillojnë kur mashtruesi ju dërgon një letër që premton që keni fituar diçka dhe ju duhet të thërrisni një numër telefoni të posaqëm.
Ata mund të ju premtojnë dhuratë falas apo pushim të volitshëm, por me të vërtet shpërblimi është mjaft zhgënjyes.
Nëse ju informojnë në telefonon se jeni fitues nga një lojë shpërblyese ju nuk do të merrni asgjë përveq se duhet të bëni pagesë të shtrenjë të fakturës së telefonit tuaj – ndonjëhere 15 funta për një thirrje telefonike.
Nëse e bëni thirrjen e atij numri ju duhet të dëgjoni një porosi të gjatë të inçizuar. Mos harroni se sa më shumë që e mbani thirrjen aq më shumë do të paguani për atë thirrje. Edhe ndoshta do të transferoheni në një numër tjetër të shtrenjtë për informata të tjera apo për ta porositur dhuratën falas.
Ju poashtu mund të jeni viktim nga mashtrimet në internet. Kjo ndodh kur pa dijen tuaj hyni në një lidhje të shtrenjtë telefonike përderisa jeni në internet dhe do të detyroheni të paguani thirrje të shtrenjtë telefonike. Nëse e përdorni internetin është me rëndsi ta shikoni faturën e telefonit për ndonjë thirrje me çmim të shtrenjtë.
Këshilla se si mund t’i shmangeni këtyre mashtrimeve
- mos harroni se numrat telefonik me çmim të shtrenjtë paguhen me minuta zakonisht shumë më shtrenjtë se thirrjet telefonike lokale dhe internacionale.
- mos i bëni këto thirrje përveq nëse jeni të sigurt sa do të ju kushtojnë dhe jeni të gatshëm ti paguani
- jeni të vetëdishëm se nëse bëni thirrje me një numrër 090 ju do ta dëgjoni një porosi e cila do të kërkoj nga ju ta bëni thirrjen tjetër me të njejtin numër 090.
Vërejtje – viktima mund të jenë të afërmit tuaj të moshuar
Shumë nga këto mashtrime ju drejtohen njerëzve të moshuar, të cilët shpesh janë të konsideruar si të pambrojtur.
Shenjat paralajmëruese se ndonjë i afërm i moshuar apo shok/shoqe është viktimë e këtyre mashtrimeve janë:
- numri i letrave të padëshirueshme (junk mail) për kataloge, lojra shpërblyese dhe falltar
- thirrje telefonike të shpeshta apo rritje në pagesat e faturës telefonike
- thirje telefonike sekretive
- mos mundësi për të paguar faturat e zakonshme apo nevoja për të huazuar të holla për arsye të pa njohura.
Mashtrimet nga letrat postale
Çdo ditë njerëzit në Britani të Madhe marrin letra me shpërblime të papritura, llotari apo shpërblime të tjera të mëdha.
Si mund ta dini se janë mashtrime
Nëse ata bëjnë kërkesa që ju të dërgoni të holla për ta marrë shpërblimin shansat janë se është mashtrim. Shpesh arsyet pse ata kërkojnë të holla përshkruhen si pagesa për ‘administrim’, ‘pagesë e nevojshme për ta dërguar shpërblimin’ dhe ‘drejtim’ apo ata mund të kërkojnë nga ju të paguani një shumë të vogël apo të bëni thirrje telefonike me çmim të lartë që ta bëni kërkesën e shpërblimit tuaj.
Në çfardo mënyre që komunikohet ju do të ndaheni me të hollat tuaja dhe nuk do t’i shihni më kurrë e mos të flasim për shpërblimin e fituar. Kështu që nëse nuk jeni të sigurt ia bëni vetes këtë pyetje sëpari:
- Për çka po më kërkojnë pagesë?
- A kam llogari të humbi të holla?
- A po ju duket shpërblimi si i pabesueshëm?
Keni vemendje për shenja të tjera alarmuese
- Ju duhet të dërgoni pagesë të vogël për shpërblim
- Ky promovim është i bazuar jashtë shtetit
- Kërkojnë nga ju që të dërgoni të holla jo në ndonjë adresë por numër postal (PO Box) apo jashtë shtetit
- Shpërblimet janë të shënuara në valutë të huaj
- Kërkohen nga ju hollësirat e karteleve kreditore tuaja apo të xhirrollogarisë
- Ju duhet të i bindni të tjerët të bashkohen në skemë për ta fituar shpërblimin
- Ju merrni letër, thirrje telefonike, e-mail apo porosi në mobil të pa njohura
- Ju duhet të përgjigjeni menjëherë që ta merrni shpërblimin
- Ju duhet të bleni diçka që ta merrni shpërblimin
- Ju duhet të bëni thirrje në numër telefonik të shtrenjtë
Pamarrë parasysh a jeni të sigurt apo jo që është mashtrim HUDHNI LETRËN!!
This document was provided by Islington Law Centre. www.islingtonlaw.org.uk
Document Links
- www.islingtonlaw.org.uk
-
The Islington law Centre web site
http://www.islingtonlaw.org.uk