multikulti

Si të veproni me Blerje nën Kontratë Huazuese (How to deal with Hire Purchase Debt)

How to deal with Hire Purchase debt

Çka është blerja huazuese/shitje kushtëzuese?

Edhepse njerëzit shpesh flasin për blerje huazuese ("buying on HP"), blerjet me kontratë huazuase janë mjaft të jashtëzakonshme këto ditë. Veturat janë më të zakonshme që shiten me blerje nën kontratë huazuese ose me shitje kushtëzuese. Me blerje nën kontratë huazuase dhe shitje kushtëzuese ju nuk i posedoni atë mall përderisa ju e paguani kredinë. Kjo do të thotë se kjo nuk është e njejtë si ndonjë kredi e thjeshtë.

Në rregulloren e kredive të thjeshta malli i blerë ju përket juve prej asaj kohë kurrë ju e merrni kredinë. Huazuesi nuk mund të ju marrë mallin e blerë. Ata vetëm munden të kërkojnë t'i paguani të hollat që i keni borxh nën atë kontratë.

Kjo do të thotë se ju nuk mund ta shitni atë mall që e keni blerë pa marrë letër autorizuese nga huazuesi. Nëse e shitni mallin e blerë pa autorizim kjo mund të jetë akt krimi.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë lloji të rregullave keni lexoni kontratën.

Çka nëse nuk kam mundësi të paguaj?

Nëse nuk mund t'i bëni pagesat me rregull në blerje huazuese ose shitje kushtëzuese kreditori mund ta riposedojë mallin e blerë nga ju. Shikoni kontratën tuaj. Në kontratë tregon se sa të holla duhet t'i keni paguar të ndaloni kreditorët të ju marrin mallin e blerë pa urdhër nga gjyqi. Kjo sipas rregullave duhet të jetë e treta e shumës totale që e keni borxh.

Nëse ju keni paguar më shumë se të tretat e shumës së përgjithshme, kreditori duket të shkojë në gjyq për ta kërkuar mallin e blerë. Ata nuk mund të vinë në shtëpinë tuaj dhe t'i marrin ato. Edhe nëse ju nuk keni paguar më shumë se të tretat, sipas rregullores, kreditorit i nevojitet urdhër nga gjyqi ta marrin mallin e blerë prej çfarëdo vendi që të jenë.

Kjo përfshin në garazhën ose parkingun para shtëpisë tuaj, por jo në parking të veturave ose në rrugë. Nëse vetura juaj është e parkuar në rrugë ose në parking publik atëherë do të jetë rrezik.

Si është procedura nëse kreditori duhet të shkojë në gjyq para se të mund ta marrë mallin e blerë nga ju?

Ekziston mundësia që ju mund ta mbani mallin e blerë sepse gjyqi ka fuqi për këtë përderisa ju e paguani borxhin me rata të arsyeshme.

Nëse ju keni paguar më shumë se të tretat e shumës që i keni borxh në rregullore, kreditori do të kërkojë nga gjyqi të ju dërgoj formën me kërkesën që malli i blerë të kthehet. Kjo quhet kërkesë për "urdhër për kthim" (return order). Kjo poashtu informon datën e gjykimit ne Gjyqin e Qarkut. Gjykimi duhet të mbahet në Gjyqin e Qarkut të rrethit tuaj.

Aty duhet të jetë një formë me kërkesë të cilën ju duhet ta plotësoni dhe e dërgoni në gjyq brenda 14 ditëve. Ju duhet ta plotësoni këtë nëse kërkoni të anulohet urdhëri për kthim të mallit të blerë dhe të ju lejojë t'i mbani këto në shtëpi. Ju duhet të ofroni që ta paguani borxhin me rata, çdo muaj, me ato pagesa që keni mundësi. Është me rëndësi që ta trajtoni këtë borxh si përparësi përmbi borxheve që i keni si kredi dhe të ofroni aq sa keni mundësi.

E dërgoni formën në gjyq, jo te kreditori. Gjyqi do ta dërgoj një kopje të formës te kreditori. Nëse kreditori e pranon ofertën gjykimi do të anulohet. Nëse kreditori nuk e pranon ofertën gjykimi do të mbahet.

Ju duhet të jeni prezent në gjykim. Gjyqi do të vendos në gjykim të suspendojnë urdhërin për kthim dhe se çfarë rata mujore ju duhet te paguani prej tani dhe më tutje. Nëse nuk e plotësoni formën për pranim, gjykimi do të mbahet poashtu. Nëse ju nuk shkoni në gjykim, vendimi i tyre do t'i lejojë kreditorit një urdhër që ju ta ktheni mallin e blerë.

Çka nëse unë kam paguar më pak se tretat e shumës dhe kreditori kerkon nga unë ta kthej mallin e blerë?

Nëse ju doni ta mbani mallin e blerë dhe të bëni marrëveshje me kreditorin, ju mund ta bëni këtë nëse jeni në gjendje të paguani ratat e plota mujore dhe diçka nga pagesat e mëparshme.Nëse nuk mund të bëni pagesa të plota kreditori ndoshta mund të pajtohet t'i zvoglojë pagesat, por zakonisht shumë të vogël dhe për kohë të shkurtër. Në situata të posaqme ju ndoshta mund të shkoni në gjyq dhe të kërkoni leje që të paguani më pak se ratat e plota mujore dhe ta zgjatni kohën e kontratës. Kjo quhet "Urdhër për zgjatje kohe" (Time order).

Gjyqi zakonisht vetëm do të vendosë ta jap urdhërin e përkohshme për zgjatje kohe, për t'i redukuar pagesat. Nëse nuk keni të ardhura dhe nuk keni mundësi të paguani vetëm pak si shenjë pagese huazuasit. Në këtë rast ju duhet të mendoni realisht se a ta mbani mallin e blerë. Ju duhet të vendosni mënyrën më të mirë se si ta përfundoni kontratën.

Çfarë shume do ta kam borxh nëse kontrata përfundon?

Nëse ju keni vendosur që ta përfundoni blerjen huazuese ose kontratën për shitje me kusht i keni dy zgjidhje:

ose

Mund të ketë ndryshim në shumën që ju do ta keni borxh, varet se si kontrata përfundon.

Nëse ju e përfundoni kontratën

Nëse ju vendosni ta përfundoni kontratën vullnetarisht dhe i ktheni mallin e blerë kreditorit, duhet të paguani vetëm gjysmën e shumës totale nga kontrata origjinale, minus ato që i keni paguar, plus ndonjë pagesë që nuk e keni paguar dhe dëmtimet e mallit të blerë (në raste të posaqme).

Nëse kreditori e përfundon kontratën

Në jeni prapa me pagesa në kontratë, kreditori do ta përfundojë kontratën me shkrim. Ata duhet të ju dërgojnë juve "njoftim mospagese" (default notice) nën Aktin e Kredisë të Konsumatorëve 1974 (Consumer Credit Act 1974). Pastaj ata do të ju japin urdhër për ta kthyer mallin e blerë. Ju ndoshta duhet ta paguani shumën e plotë që e keni borxh në kontratën origjinale, minus ato çka i keni paguar dhe minus ato të holla që kreditori i merrë kurrë shitet malli i blerë.

Çka ndodh nëse ju e ktheni veturën?

Njëherë kurrë vetura ju kthehet kreditorit ata mund të mundohen ta nxjerrin balancin e pagesave që ju ende i keni borxh. Ju mund ta trajtoni këtë borxh si borxh kredie të thjeshtë dhe mund të ju ofroni pagesë duke e përdorur këtë fletushkë dhe buxhetin personal. Nëse kreditori nuk e pranon ofertën tuaj ata mund të ju padisin në Gjyqin e Qarkut për balanc. Nëse ju e kundërshtoni këtë shumë që kërkojnë është me rëndësi që ju ta informoni me shkrim kreditorin. Kjo ndodh sepse ata mund të pretendojnë se ju e keni dëmtuar mallin e blerë/veturën. Mohimi i ketij fakti mund të jetë i duhur kurrë ata ju dërgojnë formën paraqitëse nga Gjyqi i Qarkut.

Nëse paraqitni mbrojtje, do të mbahet seance shqyrtimi në Gjyqin e Qarkut ku gjykatësi vendos se sa të holla ju i keni borxh. Gjykatësi ndoshta vendos se ju keni borxh më pak se pretendimet e kreditorit. Mandej do të keni vendimin nga Gjyqi i Qarkut për pagesë me rata mujore, varësisht nga mundësia e juaj.

Poashtu, kreditori mund ta bëjë mbledhjen e shumës që ju e keni borxh me dallim prej kësaj që tregohet më poshtë. Na telefononi për këshilla nëse e kundërshtoni këtë shumë.

Zyra për Tregti të Drejtë pajtohet që në këtë mënyrë borxhi duhet të llogaritet por kreditorët shpesh e kundërshtojnë këtë.

Nëse ju keni blerje për huazim ose kontratë për shitje me kusht dhe nëse nuk jeni të sigurt se çka të bëni na telefononi për këshilla. Do të ishte ndihmë për ne nëse ju e keni kontratën e kredisë me ju kurrë na telefononi.

Shembull i kontratës

Si mund të dallojë shuma që ju e keni borxh:
Shuma totale nën kontratën për blerje huazuese

£4,000

Shuma që ju e keni paguar

£1,600

Mospagesat

£200

Dëmtimi i mallit

£250

Vlera/shitja nga malli i blerë

£900

"Opcion për pagim të blerjes"

£5

Nëse ju e përfundoni kontratën
Gjysma e çmimit për blerje huazuese

£2,000

Shuma që ju e keni paguar minus £1,600
Barazi £400
Dëmtimi i mallit plus £250
JU DO TI KENI BORXH £650
Nëse kreditori e përfundon kontratën
Çmimi total i blerjes huazuese £4,000
Shuma që ju e keni paguar minus £1,600
Të hollat nga shitja minus £900
"Opcioni për pagim të blerjes" minus £5
JU DO TI KENI BORXH £1,495

This document was provided by National Debtline

Remember: You can always phone us for advice about any difficulty you are having in dealing with your debts.

0808 808-4000

© E drejta e autorit National Debtline 1994 (E rishkruar në prill 2001)

Përderisa ne përpiqemi t'i mbajmë këto fletushka të azhurnuara sa më shumë që mundemi, National Debtline nuk mund të jetë përgjegjëse për ndryshim të ligjeve ose për zhvillimet në raste ligjore prej edicioni i kësaj fletushke është lëshuar.

Document Links

by National Debtline
National Debtline
http://www.nationaldebtline.co.uk/
www.multikulti.org.uk