multikulti

Agjensionet për Referime Kreditore (Credit Reference Agencies)

Credit Reference Agencies

Çka janë Agjensionet për Referime Kreditore?

Agjensionet për referime kreditore përmban informata në detalet e marrëveshjeve të kredisë, mospagesat të kredisë, dënimet nga Gjyqi i Qarkut (County Court Judgment) dhe informata nga lista e njerëzve të cilët kanë të drejtë votimi (Electoral Role). Huazuesi mund të jap vetëm ato informata të cilat kanë lidhje me rregullimin e kredisë dhe hesapet e mospaguara të kredive nëse ata të kanë paralajmruar se ato do ta bëjnë këtë. (ky njoftim zakonisht është i shkruar në rregullat e kredisë) (Credit Agreement). Nëse huazuesi nuk ju tregon për këtë kjo do të thotë se ata e kanë thyer ligjin e mbrojtjes së të dhënave (Data Protection Act).

Dënimet nga Gjyqi i Qarkut regjistrohen automatikisht dhe mbahen në arkivë për 6 vjet.

Agjensionet për referim kreditore japin informata me miratimin tuaj kështu që organizata huazuese mund të vendos se a të ju huazon të holla. Ata nuk përmbajnë listë të njerëzve (blacklist) të cilëve nuk duhet tu ipet kredia.

Pikat për Kredi(Credit Scoring)

Kurrë merreni në kosiderim për kredi, huazuesi mund të merrë parasysh faktor të ndyshëm si p.sh. moshën, profesionin dhe a jeni pronar shtëpie/banese. Ata poashtu marrin parasysh se a jeni në listë për drejtë votimi. Kjo është me rëndsi për huazuesin të ju aprovon kredin.

Prej datës 16/02/01 ju mund të bëni lutje të regjistroheni në listë për drejtë votimi (Electoral Register) çdo kohë gjatë tërë vitit. Kontaktoni Komunën lokale për ndihmë të mëtutjeshme.

Huazuesi mund të ju jap pika për çdo informatë që kanë dhe i bashkangjitin për të ju dhënë shënimet e plota për kredi (Credit Scoring). Nëse ju nuk keni pika të duhura për atë organizatë që kërkoni kredi ata mund të ju refuzojnë kredi.

Pikat që i përmbani mund të marrin parasysh edhe informatat nga agjensioni për referim të kredisë. Çdo huazues i ka rregullat e veta kurrë ata marrin vendime për huazim.

Çdo herë kurrë bëni kërkesë për kredi hetimet e bëra nga huazuesi do të shenohen në dosjen tuaj. Hetimet mbesin në dosjen tuaj për periudha të ndryshme kjo varet nga cili agjension referues për kredi e keni përdorur.

Pyetni huazuesin se a do t'i përdorin pikat për kredi kurrë ata vendosin për të ju aprovuar kredinë. Nëse organizata e përdor sistemin kompjuterik për të vendos ata duhet të ju japin informata më të hollësishme se si punojnë pikat për kredi dhe se çfarë marrin parasysh në sistemin të pikave te përdorur në organizatë. Nëse ju refuzojnë ata duhet të ju tregojnë se ju nuk keni kaluar. Ata poashtu duhet të ju tregojnë nëse ju jeni refuzuar për ndonjë arsye tjetër si për shembull informatat të cilat i kanë në dosjen tuaj të kredisë. Nëse vendimi merret vetëm në mënyrë kompjuterike ju mund ta pyetni huazuesin që ta shqyrtojnë kërkesën tuaj prap. Kjo duhet të bëhet me dorë pa përdorur mënyrën automatike. Ju ndoshta duhet të japni më shumë informata që ta përkrahni kërkesën.

Çka të bëj nëse më kanë refuzuar për kredi?

Nëse ju kanë refuzuar për kredi atëherë ju duhet ta pyesni huazuesin se nga cili agjension për referim te kredise janë konsultuar dhe se për shkak të informatave nga agjensioni për referim kredie ata kanë marrë vendim. Ju mund t'i shkruani agjensionit dhe i bashkangjitni 2.00 funta dhe pyetni për kopje të dosjes tuaj. Atyre ju duhet emri dhe adresa dhe çdo adresë që keni jetuar brenda 6 vjetëve. Nëse informatat nuk janë korrekte ju keni të drejtë të pyetni agjensioni të i heq ose korrektoj këto informata.

Janë tri agjensione kryesore për referim kreditor që quhen Experian (që është quajtur përpara CNN), Equifax dhe Callcredit plc. Ju duhet të i kontrolloni informatat nga të gjitha këto agjensione sepse disa informata mund të jenë të ndryshme.

Këto janë adresat të cilat ju mund të ju shkruani:

Experian Ltd

Consumer Help Service

PO Box 8000

Nottingham

NG1 5GX

www.experian.co.uk

Equifax Plc

Credit File Advice Service

PO Box 3001

Glasgow

G81 2DT

www.equifax.co.uk

Callcredit plc

Consumer Services Dept

Park Row House

19-20 Park Row

Leeds LS1 5FJ

www.callcredit.co.uk

A mund të ankohem kundër huazuesit të cilët më kanë refuzuar kredit?

Fatëkeqsisht nuk ka drejtë automatike për kredi. Disa organizat kanë filluar të japin shënime se pse ju kanë refuzuar të cilat mund të ju ndihmojnë të i gjeni shkaqet. Nëse janë përdorur mënyra me pikat për kredi organizata duhet të ju jap arsyet me të gjëra për refuzim të kredisë. Ju poashtu mund të pyetni për vendim me dorë nëse vendimi i parë është bazuar me kompjuter. Shikojeni pjesën me informata për kredi të bazuar në pika. Megjithëatë ju legalish keni të drejtë informate se cilin agjension huazuesi e ka konsultuar. Ju mund ta kontaktoni çdoherë organizatën prapë nëse i keni korrigjuar pikat në dosjen tuaj për ndonjë gabim dhe të i pyetni ata që ta marrin parasysh kërkesë tuaj përsëri. Përndryshe ju mund të gjeni vende të tjera për kredi por jeni të kujdeshëm se çfarë rata interesi i japin dhe rregullat për huazim.

Jeni të kujdeshëm: çdoherë kurrë kërkoni kredi çdo hetim do të tregohet në dosjen tuaj për kredi. Kjo mund të përdoret kundër juve nëse tregohen plot hetime në dosjen tuaj.

A mund të pyes që informatat të hiqen prej dosjes time?

Agjensioni do të i mbaj informatat në dosjen tuaj për 6 vjet. Informatat e mbajtura nga agjensionet përfshijnë:-

Kredita e paguara: Këto hiqen 6 vjet prej datës kurrë ju e keni paguar ose nga pagesa e fundit përveq se është regjistruar ndojnë mospagesë.

Kjo do të thotë edhe nëse i paguani borxhet pas 6 vjetorit të mospagimit, borxhi do të hiqet nga dosja juaj 6 vjet prej datës së mospagimit.

Dënimet nga shënimet e gjykatës ose borxhet për taksat nga këshilli/pagesat e komunitetit nuk mbahen në agjensionet për referim të kredisë.

Ju nuk keni të drejtë të i hiqni informatat që janë korrekte. Informatat për ata që janë në listë për të drejtë votimi që jetojnë në adresë tuaj përfshihen poashtu. Ato nuk do të hiqen edhe nëse ai person nuk jeton më në atë adresë.

Njoftimi për korrigjim (Notice of Correction)

Ju mund ta pyetni agjensionin për referim kredie që ta vendosin njoftimin në dosjen tuaj deri me 200 fjalë, duke shpjeguar se pse jeni në borxh ose pse informatat në dosjen tuaj janë çorientuese. Ju mund të i tregoni rrethanat tuaja financiare në atë kohë dhe pse tani situata juaj është ndryshe. Ky njoftim do të shihet nga çdokush që e lexon dosjen tuaj si përshembull huazuesi juaj kurrë i bëjnë hetimet me paraqitjen e kërkesës per kredi - Shumica e vendimeve për kredi bëhen automatikisht (p.sh. kompjuter). Nëse keni njoftim në dosjen tuaj kërkesa juaj do të bëhet me dorë për vendim (p.sh. një person do të vendos se a mund të merrni kredit apo jo).

A është e mundshme që shënimet e njerëzve të tjerë të përfshihen në dosjen time?

Agjensionet për referime kreditore nuk duhet të përfshijnë informata që ju përkasin njerëzve të tjerë me mbiemra të ndryshëm dhe që nuk jetojnë si pjesë e familjes tuaj kurrë i japin përgjegje huazuesit. Kjo duhet të thotë se detalet që i takojnë banorëve të mëparshëm dhe partisë së tretë si përshembull qirragjive nuk mund të kanë efekt në vlerësimin e kredisë tuaj. Përjashtim bën kurrë ka dëshmi që:-

dhe

dhe

Përveq nëse ju keni njoftim në dosjen tuaj se nuk keni shoqërim me atë person (shikoni mëposhtë se çka do të thotë kjo)

Njoftim për jo shoqërim (Disassociation Notices)

Nëse ka informata në dosjen tuaj për personat që nuk janë anëtar të familjes tuaj ose që nuk keni lidhje financiare me ata ju mund të i shkruani agjensionit që ta hiqni vetën nga ata duke i shpjeguar arsyet tuaja. Nëse agjensioni refuzon ta pranojë njoftimin tuaj ju mund të kërkoni informata (Nga mbrojtja e të dhënave) nga përfaqsuesi për ndihmë. Adresa është:-

The Office of the Information Commissioner

Complaints Dept

Wycliffe House

Water Lane

Wilmslow

Cheshire SK9 5AF Tel: 01625 545 745

www.dataprotection.gov.uk

Regjisrtimi i dënimeve nga Gjyqi i Qarkut

(Register of County Court Judgements)

Nëse nuk jeni të sigurt se ju keni ndonjë dënim nga Gjyqi i Qarkut ose nëse dënimet janë të regjistruara; ju mund të bëni hetime nën emër tuaj dhe adresë. Gati të gjitha denimet e Gjyqi të Qarkut janë të regjistruara në regjistrin e tyre. Adresa e tyre është;-

The Registry of County Court Judgments

173-175 Cleveland Street

London

W1P 5PE

Duhet të i paguani 4.50 funta për hetime postale të regjistrit për çdo emër dhe adresë që dëshironi të bëni hetime.

Pagesa e dënimeve (Paying The Judgement Off)

Nëse dënimet që i keni në gjyqin qarkullor i keni paguar plotësisht dhe nëse ata të kanë japur çertifikatë të pagesës. Duhet të paguani 10.00 funta (që nga data 26 Prill 1999) për këtë dhe ju duhet të dërgoni dëshmi gjyqit që e keni bërë pagesën plotësisht (si dëshmi zakonisht mund të dërgoni fakturën nga organizata që ju ka dërguar në gjyq). Atëherë kurrë ju japin çertifikatën e pagesës gjyqi do ta dërgon ate në regjistrin e Gjyqi të Qarkut pastaj ata automatikisht e shënojnë në regjister që janë të kënaqur me pagesë. Kjo pastaj do të dërgohet te agjensionet për refeime kreditore. Dënimi do jetë në regjister për 6 vjet prej datës së denimit. Ndërkohë çertifikata e pagesës do të tregohet në dosjen tuaj.

Regjistrimi juaj do të hiqet vetëm atëherë nëse:-

ose

nëse denimi është lënë anash nga gjyqi. Kjo është e mundshme në raste shumë të kufizara p.sh. nëse nuk ke ditur për dënim sepse nuk i ke marrur letrat nga gjyqi. Ne kemi fletushka për informata që dënimet nga Gjyqi i Qarkut të lehen anash në gjyqin qarkullor (Setting asside a County Court Judgment in the County Court).

A mund të më ndihmojnë organizatat për ndreqje të kredive? (Credit Repair Companies)

Ju ndoshta keni dëgjuar për organizatat që ofrojnë ta pastroni historinë e kredive me agjensionet për referim të kredive që të ju lejojnë të kërkoni kredit. JENI TË KUJDESHËM: ju mund ta paguani organizatat për diçka që mund të bëni vetë. Organizatat për ndreqje të kredive kërkojnë pagesë dhe zakonisht ju dërgojnë pako me informata që ju tregojnë se si të merrni një kopje të dosjes tuaj të kredisë dhe si t'i pastroni dënimet nga Gjyqi i Qarkut. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm para se të bëni pagesë të ndonjë organizatë private të cilët sygjerojnë se ata mund t'i heqin dënimet për ju. Nëse bëni kërkesë që Gjyqi i Qarkut t'i anulojë dënimet dhe ju nuk keni arsye të vërteta atëherë ju mund të keni problem me gjyq. Ne kemi kuptuar se zyra për drejtësi në treg (Office of Fair Trading) dhe departamenti i cili merret me të gjitha ligjet/gjykatat (Lord Chancellors Department) janë duke bërë hetime në organizatat për ndreqje të kredive. Nëse nuk jeni të kënaqur me Organizatën për ndreqje të kredive , ankohuni në departamentin për standardet e tregtisë në komunën tuaj lokale.

Ju poashtu mund të shikoni në webfaqen të bërë nga agjensioni për referime kreditore që quhet:

www.ukcreditrepair.co.uk

e cila ju jap më shumë informata në ndreqje të kredive dhe se nga çka të keni kujdes.

This document was provided by National Debtline

Document Links

National Debtline
National Debtline
http://www.nationaldebtline.co.uk/
www.multikulti.org.uk