multikulti

Administratorët e Pronës dhe Taksat Komunale (Bailiffs and Council Tax)

Bailiffs & Council Tax

Kjo fletushkë është për administratorët e pronës të cilët mund të ju vizitojnë për t'i mbledh taksat komunale ose pagesat tjera komunale (taksa publike) të papaguara. Nëse administratori i pronës ju ka kontaktuar për të mbledh ndonjë borxh tjetër ligji mund të dallon nga ky.

Taksat komunale dhe taksat publike zakonisht mbledhen nga firmat private të administratorëve të pronës. Ata mundohen të ju marrin gjërat nga shtëpia juaj të cilat shiten në ankande dhe me ato të holla paguhet borxhi. Ky proces të cilin ata duhet të ndjekin dhe informojnë ju se duhet të ju merren gjërat quhet 'sekuestrim' ose 'para nga taksat'.

Prej tetorit 1998 administratorët e pronës duhet të jenë të pajisur me dëshmi të kualifikimit . Kjo do të thotë se ata duhet të kenë çertifikatë të aprovuar nga Gjyqi i Qarkut (County Court) si administartor të pronës. Ju mund të ankoheni në Gjyqin e Qarkut për administartorët e aprovuar të pronës. Shikoni se a është administratori i pronës i pajisur me dëshmi kualifikuese dhe shikoni pjesën "Si të ankohem".

Prej prillit 1998 komuna ka për detyrë të ju dërgon letër të ju informojë se sa të holla ju i keni borxh dhe të ju njoftojnë se administratori i pronës do të ju vizitojë nëse ju nuk e paguani borxhin brenda 14 ditëve. Letra poashtu ju informon kë duhet të kontaktoni në Komunë në rast se keni pyetje. Kontaktoni Komunën për rregullimin e pagesën për atë shumë që jeni në gjendje ta paguani menjëherë. Nëse Komuna pajtohet kjo do të thotë se ata mund ta ndalojnë administratorin e pronës të ju vizitojë dhe të ju kursej të paguani më shumë të holla.

A më duhet t'i lejoj Administratorët e Pronës brenda?

NËSE ADMINISTRATORËT E PRONËS NUK KANË QENË NË SHTËPINË TUAJ TË MARRIN BORXHIN ATA NUK KANË TË DREJTË TË HYJNË BRENDA. ATA NUK MUND TË HYJNË ME FORCË. JU MUND TË ZGJEDHNI SE A T'I LEJONI BRENDA APO JO.

MOS NËNSHKRUNI ASGJË! Nëse administratorët e pronës ju lenë letra që ju t'i nënshkruani dhe t'i ktheni, ju nuk keni nevojë ta bëni këtë. Poashtu ju nuk keni nevojë të nënshkruani ndonjë kontratë që ata ju dërgojnë me postë.

Administratorët e pronës kanë hyrë brenda në shtëpinë time

KJO ËSHTË MË SERIOZE. Nëse ju i keni lejuar ata brenda më parë, ata kanë të drejtë të kthehen prapë në shtëpinë tuaj dhe nëse nuk i lejoni brenda ata mund të hyjnë me forcë.

I kontaktoni administratorët e pronës menjëherë dhe ju ofroni ta paguani borxhin me rata. Ju tregoni kopjen e buxhetit tuaj personal kështu që ata mund ta shohin se ju po paguani aq sa keni mundësi. Ju duhet ta shikoni këtë si borxh më urgjent që ta paguani sepse administratorët mund të vinë prapë dhe të marrin gjërat që ata i kanë në listë nëse nuk e paguani. Merrni vërtetim për çdo gjë që paguani.

Kontaktoni Komunën tuaj dhe kërkoni që ta heqin borxhin nga ju. Kërkoni për ndihmë nga këshilltari lokal (Counsellor).

Çfarë gjëra administratorët e pronës mund të marrin?

Ka disa gjëra që administratorët nuk kanë të drejtë të marrin në asnjë mënyrë; si për shembull pajisjet e huazuara ose që janë të marrura me qirra. Rregullat poashtu nuk lejojnë gjërat e më poshtme të merren:

Kjo listë nuk është aq specifike kështu që mund të ketë mosmarrëveshje me administratorët e pronës të cilët kanë ide të ndryshme se çfarë pajisje janë të nëvojshme për ju t'i mbani dhe se çka ata mund të marrin. Ju mund të ankoheni për administratorët nëse mendoni disa nga pajisje duhen të përjashtohen.

A mund administratorët të marrin gjerat të cilat nuk më takojnë?

Administratorët mund të marrin vetëm atë mall i cili ju takon juve dhe/ose gjërat që ju takojnë juve dhe partnerit tuaj. Nëse ata dëshirojnë ta marrin mallin I cili i takon dikujt tjetër (fëmijëve tuaj, partnerit, qirragjive etj.) ju tregoni atyre që ato gjëra nuk ju takojnë juve. Nëse mundeni tregoni atyre vërtetim ose shënim si dëshmi.

Ata nuk mund të marrin mallërat të cilat janë të huazuara ose me qirra. Kjo përfshin gjërat të cilat janë të blera nën kontratë huazuese. Ju tregoni kopjen e kontratës të kreditit nëse mundeni.

Çka nëse i mbaj fshehur gjërat ose ia jap dikujt tjetër?

Nëse administratorët e pronës nuk kanë qenë brenda në shtëpi, ju mund t'i fshehni gjërat ose t'i dërgoni tjetërkund. Nëse ata kanë hyrë në shtëpi ju kryeni krim nëse i largoni atë mall të cilin ju kanë informuar se do ta marrin. Ju mund t'i fshehni ato në shtëpi tuaj por administratori mund t'i hulumtojë ato.

Procedurat e administratorëve të pronës

Nëse administratorët janë duke sekuestruar për taksa lokale ose taksat e komunale, aty janë procedura të caktuara që ata duhet t'i vijojnë. Ata duhet të kenë me veti:-

Të ju vizitojnë duhet të kenë autorizim me shkrim prej Komunës. Ata duhet të ju tregojnë autorizimin nëse ju kërkoni.

Ata duhet t'u lenë juve një kopje të:-

Si mund t'i ndalojë administratorët?

I shkruani administratorit të pronës dhe Komunës të ju tregoni se ju jeni duke i kursyer të hollat të cilat administratori i ka refuzuar.

Nëse ju jeni duke marrur ndihma me para (Income Support) ose fond për punëkërkuesit disa këshilla e kanë si veprim për të mos përdorin administrator pronsie dhe do ta pranojnë ofertën tuaj ose pajtohen të pranojnë pagesë direkte nga ndihmat tuaja. E pyetni Komunën nëse munden ta marrin borxhin nga administratorët e pronës kështu që ju mund ta bëni pagesën direkt atyre.

Nëse Komuna nuk ju ndihmon atëherë kontaktoni këshilltarin tuaj lokal dhe kërkoni të kontaktojnë Komunën në emër tuaj. Ju shpjegoni atyre se në çfarë situate do të jeni nëse administratorët e pronës do të vijnë në shtëpinë tuaj dhe ti marrin gjërat tuaja.

Si mund të ankohem?

SË PARI MERRNI KËSHILLA. Ligji për administratorët e pronës është shumë i komplikuar, edhe nëse ju mendoni që çka kanë bërë ata nuk është e drejtë ata me siguri janë duke vepruar në mënyrë ligjore.

Ju duhet të bëni ankesë në Komunë nëse administratori i pronës paraqitet si përfaqësues i tyre. Ata mund të kërkojnë nga administratoret ta shqyrtojnë ankesën tuaj dhe t'i ndryshojnë rregullat e tyre. Nëse Komuna nuk ju ndihmon ju mund të bisedoni me këshilltarin lokal i cili është i gatshëm ta paraqes ankesën tënde me Komunën.

Çmimet e administratorëve të pronës

Ju mund të ankoheni për çmimet e administratorëve të pronës. Nëse mendoni se ju kanë ju kanë caktuar çmim të lartë ju mund të ankoheni me shkrim në Komunë dhe te administratorët e pronës. Ju mund ta kërkoni nga gjykata për t'i shqyrtuar çmimet për ju.

Ju mund të merrni vesh se a janë të volitshme çmimet duke u informuar në burime lokale.Për shembull nëse ata ju kanë caktuar 80 funta për t'i paguar për vizitë me kamion dhe informatat lokale tregojnë se ju mund të huazoni kamionin për gjysmë dite për 20 funta kjo kjartësisht nuk është e pranueshme posaqërisht pasi që administratori do t'i vizitojë disa shtëpi përnjëherë dhe shumica e organizatave i posedojnë kamionat e tyre.

Në rast të parë I ankoheni vetë administratorit të pronës. Ju mund t'i tregoni atyre se ju e dini që çmimet e tyre janë të larta dhe se ju do të merrni masa të mëtejshme nëse nuk e ulin çmimin të shënuar më poshtë.

The Secretary
Association of Civil Enforcement Agencies
Chesham House
150 Regent Street
London W1B 5SJ

Tel: 0207 432 0366

The Secretary
The Certified Bailiffs Association (CBA)
Ridgefield House
14 John Dalton Street
Manchester M2 6JR

Tel: 0161-8397225

Para se të ankoheni informohuni se cilës shoqatë të administratorëve të pronës i takon.

ÇMIMET E ADMINISTRATORËVE PËR TAKSA LOKALE/KOMUNALE PREJ PRILLIT 1998
NGJARJA ÇMIMET

"Për vizitë në shtëpi të borgjliut ku nuk ka pasë hyrje dhe lista e mallit për riposedim nuk është bërë (p.sh. sekustrimi nu është bërë)

a) 20 funta për vizitë të parë (15 funta për taksa lokale)
b) 15 funta për vizitë të dytë (12.50 për taksa lokale)
c) pa pagesë për vizita të tjera

Për të bërë sekustrim (p.sh. kurrë administratorët për pronësi hyjnë në shtëpi pa forcë dhe e bëjnë listën e mallit që duhet të merret).

a) 20% për 100 futat e para si pjesë e (p.sh. 20 funtave)15 % ose 15 funta për taksa lokale)
b) 4% për 400 funta;
c) 2.5% për 1.500 funta

Për të hyrë në kontratën që quhet "shetitje të posedimeve"

10 funta (10 peni në dite për taksa lokale)

Për kontratën që quhet "Posedim i mbyllur" p.sh. administratori e mban mallin

12.50 funta për ditë (10 funta për ditë për taksa lokale)
Për një vizitë me kamion për ta marrë mallin pasi ju kanë senksuar Çmime tjera të volitshme
Për të marrë mallin dhe t'i dërgojnë në depo Veni re se ata ju kërkojnë vetëm një pagesë për këtë Çmim të arsyeshëm duhet të ju kërkojnë si pagesë
Për mall të ndryshme që janë për shitje ose ato të propozuara për shitje p.sh. pagesa për ankande etj Pagesa të ndryshme dhe harxhime

This document was provided by National Debtline

Remember: You can always phone us for advice about any difficulty you are having in dealing with your debts.

0808 808-4000

© E drejta e autorit National Debtline 1994 (E rishkruar në prill 2001)

Përderisa ne përpiqemi të i mbajmë këto fletushka të azhurnuara sa më shumë që mundemi, National Debtline nuk mund të jetë përgjegjëse për ndryshim të ligjeve ose për zhvillimet në raste ligjore qysh se ky edicioni i kësaj fletushke është lëshuar.

Document Links

by National Debtline
National Debtline
http://www.nationaldebtline.co.uk/
www.multikulti.org.uk